Qëndresa e shqiptarëve kundër ndërhyrjes jugosllave

Mbrojtesit_shkodres

     Luftëtar shqiptar duke mbrojtur Shkodrën 1913

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në fund të korrikut 1920 trupat e Mbretërisë SKS sulmuan në drejtim të Shkodrës dhe pushtuan Kastratin . Kundër kësaj ndërhyrjeje u zhvillua një qëndresë e vendosur e shqiptarëve në Koplikun e Shkodrës .

Forcave shqiptare u erdhën në ndihmë edhe vullnetare nga rrethet e Shkodrës , të Shqipërisë Qendrore të cilat i detyruan pushtuesit të tërhiqen .

Qeveria e Beogradit , edhe pas Luftës së Vlorës , vazhdonte të mbante të pushtuara shumë toka shqiptare , gjoja për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i italianëve ndërmjet Shqipërisë .
Në të vërtet Beogradi synonte t’i aneksonte përfundimisht ato , prandaj popullsia e krahinave të pushtuara ndërmori kryengritje e veprime të armatosura me çka duhet të mundnin që të tërhiqnin forcat serbe nga ato toka .

Kryengritja filloi në Dibër nga mesi i gushtit 1920 . Kryengritësit çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit serb të tërhiqeshin në kufijtë e vitit 1913 , duke lënë mbi 800 ushtarë robër .

Por pushtuesit nuk mundën që t’a pranonin në asnjë mënyrë humbjen . Trupat serbo – sllave të përforcuara , pasi krijuan epërsi numerike në njerëz e në armatim ripushtuan zonat e çliruara , duke djegur e shkatërruar dhjetëra fshatra dhe duke masakruar popullsinë vendase të atyre fshatrave .

Qeveria e atëhershme shqiptare i bëri thirrje popullit që të mbronte atdheun në çfarë do lloj mënyre dhe i kerkoi qeverive të Fuqive të Mëdha , që Beogradi të tërhiqte forcat serbe nga tokat shqiptare .

Në krye të qëndresës dibrane u dalluan Elez Isufi i cili ishte udhëheqës kryesor i qëndresës dhe i kryengritjes , si dhe Ramiz Dibra dhe Ramiz Daci .
Forcat serbo – sllave u detyruan me cdo kusht të tërhiqen .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Prizreni I Lashte

    Te pergezoi per kete shkrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.