Një përgjigje e shkurtër, për ata që “vdesin” për Ali Ahmetin!

Kane bere përshtypje disa deklarata te Aliut per “terheqje” nga politika. Haha, “Vetëm atëherë kur Maqedonia do te pranohet ne NATO”!!
Me fraza te tilla te sheqerosura, politikani fals Ali Ahmeti le te genjeje disa naive dhe budallenj, qe sot ne kohe paqe “vdesin” per te, sepse kur ishte koha e luftes, gjakun per liri kombetare e falen te tjere djem dhe vajza te Shqiperise.
E kam thene me perpara dhe po e perseris.
Maqedonia do te pranohet ne NATO, vetem kur te kaperceje murin politik, disa here me te larte se Mali i Tomorrit.
Kete e di dhe zoti Ahmeti.
Eshte e natyrshme qe ketu te kete edhe simpatizante edhe kundershtare te tij.
E pare ne kendveshtrimin e kontributut efektiv te qenies se tij ne majat e politikes shqiptare ne Maqedoni, do te kishte bere mire te ishte larguar me kohe.
Ky njeri pa vizion politik, i kapur nga segmentet antishqiptare, i zhytur ne llumin e kontigjentit kriminogjen qe e rrethon, ka gjetur parajsen e Gruevskit dhe e mban dhe ate ne pushtet, duke e ditur se eshte thjeshte nje vegel qe se ka me askush ne hesap.
Me gjeni nje vend tjeter ne bote, ku si ne Maqedoni, pushteti politik ka pozite – opozite nga pala maqedone dhe pozite – opozite nga pala shqiptare.
Kjo formule qe mbeshtet dhe nga “i madhi” Ali Ahmeti, e mban ne pushtet Gruevskin me garanci, sa te kete jeten.
 
Ky njeri me prezencen e tij ne politike, me qendrimet e mbajtura deri tani, eshte e keqja me e madhe ne politiken shqiptare ne Maqedoni, sebashku me Menduh Thaçin.
 
Te dyve u ka kaluar koha e largimit nga politika.
 
Sa me vone aq me keq per ta.
 
“Idealet e larta” te Aliut dhe disa te tjerëve kane vdekur qe ne Marreveshjen e Ohrit, qe atehere qe tradhetuan ushtrine dhe dorezuan armet.
 
Te heshtesh dhe te behesh pale me nje pushtet policor si ai ne Maqedoni, duke pare dhunimin me banal te te drejtave kombetare te popullit tend, nuk eshte me “ideal”, por tradheti.
 
Te mbyllesh syte para burgosjeve dhe persekutimit te bashkeluftetareve te tu, nuk eshte me “ideal”, por tradheti.
 
Te mos ngresh zerin per te drejtat e popullit tend, nuk eshte me “ideal”, por krim kombetar dhe tradheti.
Simpatizantet falangiste interesaxhinj e rrogetare, qe mbyllin syte para poshtersive te tilla per interesa te ngushta, jane me te keqinj dhe te demshem se vete Aliu dhe Kadiu i Tetoves.
 
Te tille monstra politike si Aliu, servile tipike ndaj faktorit nderkombetar, ka edhe ne Tirane dhe ne Prishtine.
 
Shkrova vetem kaq pak gjera se do te me duhej tu merzisja me qindra rreshta per bemat e ketyre krimbave, qe i jane qepur trungut te Kombit per ta rrezuar me cdo kusht ne toke.
 
Ky komb kurre nuk do te shpetoje, nese kjo klase politike nuk shperbehet dhe te ike nga syte kembet.
 
Boll me me keta, boll me.
 
U drejtohem njerezve te ndershem, mendoni nje here te vetme, vetem per nderin dhe dinjitetin tuaj dhe te familjeve tuaja, per vuajtjet qe shkaktojne keta njerez te pushtetit te kriminalizuar, pastaj mbeshtesini po deshet edhe Djallin me te Birin e tij.
Shperndaje ne
Updated: 2 Janar, 2015 — 07:25

The Author

Sylejman Abazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.