Islam Idrizi: Ne prag te Festave te Nentorit! (Prishtine 1982)

Nga Islam Idrizi

Prishtine 1982
Nje kujtim nga e kaluara qe dua ta ndaj me ju te nderuar miq dhe mikesha !
-Pamundësit për të vazhduar shkollimin…!??
Unë, detyrohem ti kapi vet “frenat e jetës në dorë”!
Si një i ri 16 vjeqar, futem në fillim si frizer-berber-,aty nuk vajti puna mirë, mjeshtri më këshillonte të merrnja një profesion tjetër! Arsyeja ishte! Unë paskam dor të madhe,se klientve po ua mbuloj fëtyren gjatë shërbimit !!!
Pas kësaj, futem si rrobaçepës, tek njëfar i ashtuquajtur “sheherli i vjetër”,fliste tek tuk edhe disa fjal turke, jo që dinte, por mbante vetën si me “kultur,si qytetar i vjetër”!
Ky far melezi, vazhdimisht më trajtonte shumë keq, unë isha fare i ri, në njëfar mënyre isha i “detyruar të përballem me çdo gjë”! Në të kundërten do mbetësha rrugëve pa një të ardhme!
Ditë pas dite erdhi momenti i im!
Në vitin 1982, në prag të festës së Nëntorit,në atë kohë ishtë e ndaluar në ish Jugosllavi të flitej për 28 nëntorin, aq më e rrezikshme të festosh në këtë ditë.
Ishte e shtune,kurse të dieleve nuk punonim.
Unë i them: ustah xx të lutem vendos ti flamurin… kurse unë po pastroj dyçanin, shpejt sepse kam për të ikur te daja,(tek flisnja bëja sikur e kam me nxitim) autobusi nuk më pret !
Ai çuditrisht pranoj, i shkreti thash me vete,po ai as që kishte iden se ç’far dite ishte e nesërmja,pra i binte Pamvarsia e Shipërisë, kurse të hënën me 29 i binte të ishte dita e çlirimit të Jugosllavesë!
Ai sapo vendosi flamurin jugosllav dhe atë flamurin shqiptarë me një yll anash, u fut policia, të them të drejtën unë nuk i prisnja të vinin aq shpejt!
Ishin si zakonisht, një polic Shqiptar dhe një Sërb,atë policin që fliste duke bërtitur, e njihja si figur,përshkak si kishte disa shenja në fëtyr,ishte nga rrethina e Frizajit fshati Gackë!
Ai i fliste -Mjeshtrit-me një ton mjaft kërcënues,kurse ai, i betohej se nuk dinte asgjë,për një moment edhe më erdhi keq, për këtë njeriun me “kulturuar”!
“Unë si trim”… kisha rënë në heshtje,bëhesha sikur po pastroja dyçanin, dëgjoja, por të njejtën kohë shikoja derën, mundësin për t’ia dhan me vrap, thoja në vete, unë bëra timen!
Por tek dera rrinte i gatshëm polici tjetër!
Unë mlodha vetën, çuditrisht mu kujtuan fjalët e babait–biro problemeve që vet i krijon duhet vet ti përballosh e të dalësh façe bardh-largo këtu thoshte, problemet me bashkmoshatarët!
Ustai sa shikonte nga unë e sa nga dy policët që ia kishin pushtuar dycanin,sigurisht që mendonte, ah mor djal mir ma punove!
Unë marrë forcën dhe guximin, ngritem në këmb, i them policit Shqiptar, (ne ate kohe nuk dija serbisht)-po ti pse nuk na tregon se çfar dite është nesër, ti edhe je i rritur, pastaj je Shqiptar, pse të pengon 28-ta, ai si tërbuar, u drejtua nga unë, thash se do më përbinte, qoi dorën të më godiste,në ato momente nuk e dëgjoja se çfar thoshte, u egërsua shumë,unë i shmangem goditjës dhe sulem nga dera, e shtyej policin shka, ai përplaset në karrige që ustai e vendoste afër dritarës dhe shikonte njerzit tek qarkullonin posht e lart nga mbrenda,unë hapa derën,largoj dorën e policit të gaçkës që më kishte kapur nga mbrapa, pa kthyer kokën pas, ia dhash vrapit me gjithë forcën që kisha,sigurisht që isha i trembur.
Rrugicat e ngushta,të gurta dhe të baltosura,më shpetuan! Unë njhëja mirë atë teren,isha rritur në atë pjesë të çytetit Prishtinë.
Kur arrita në shtepi i them babait,pa i treguar se çfar kishte ndodhur!-Bac a mund të shkoj tek daja,(unë as që e kisha ndërmend, këtë e përdora para ustait sa për justifikim)!
Ustai për fatin tim të mirë, as që e dinte se ku unë banoja, kisha vetëm afërsisht tre muaj në këtë zanat,megjithatë unë ia mbatha në fshat tek dajallarët, qëndrova disa ditë.
Në atë dyçan nuk shkova më kurrë.
Islam Idrizi Mërgim -2018.
Një kujtim nga e kaluara-Prishtinë 1982-

Shperndaje ne
Updated: 21 Maj, 2018 — 13:43

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.