“E vërteta “ serbe e ngulur në hu !

14_Fahri_xharra_shkruan

( 1 Maj 1985 , ”Shiptarski terroristi“ e ngulën në hu Gjorgje Martinoviqin”  )

– Serbët janë të aftë që edhe nga një automaniak të krijojnë të shenjtin!

Shumë e zonja kjo Serbi! Sa i çmon të “përvuajturit” e saj; asgjë nuk ia lë rastit. Nga çdo situatë, nga çdo ngjarje mundohet të gjen dhe përfiton diçka. Janë krejtësisht të kundërt me ne. Ne nuk e pranojmë rrenën, e mohojmë bile edhe të vërtetën kurse serbët nga rrena krijojnë ngjarje, tragjedi; shkruajnë libra, kompozojnë himne, oda, ditirambe dhe mbesin përballë botës si “të përvuajturit ” e Ballkanit. E bota iu zë besë! Dhe Evropa e ndanë dhimbjen me ta; vajtojnë së bashku dhe vajtojnë e vajtojnë deri sa një rrenë e sajuar të ngulet në trurin e tyre dhe nuk harrohet kurrë. Serbët janë në gjendje për gjithçka, janë në gjendje edhe nxisin luftëra me një arsyetim të asaj rrene të krijuar nga vetë ata. E bota iu zë besë.

“Me Një Maj të vitit 1985, Gjorgje Martinoviq, një serb 56 vjeçar i Kosovës nga Gjilani, mbërriti në spitalin e qytetit me një shishe qelqi gjysmëlitërshe të thyer në rektumin e tij” raportonte shtypi i kohës. Ai i fajësonte dy burra shqipfolës të cilët e sulmuan gjatë kohës sa ishte duke punuar në arën e tij, dhe si pasojë e dhunës i mbeti shishja e qelqit e thyer në prapanicën e tij. “Të mjerët shqiptarët se çka i priste..filloi furtuna antishqiptare, për dy vjet e gjysmë ne s`mund të flinim, të ishim të qetë nga “derti” (droja) për prapanicën e Gjorgjit….

Ai transferua menjëherë në Beograd për hulumtime dhe hetime te tjera. Rasti numër një në politikën antishqiptare të kohës, të viteve 1985. Në duar u murr nga AM.U. dhe aty u arrit përfundimi që nuk është rast që njeriu i bën vetes. Mjekët me zë një nga çdo republikë e Federatës Jugosllave duhej të sjellin përfundimin që plagosjet trupore :’ “ishin nga një futje me dhunë të një shisheje 500 ml, nga ana e fundit më të gjerë në rektumin e tij “dhe që ishte e pamundur të bëhej nga vetë Martinoviqi. Ekipa mjekësore-ligjore erdhi në përfundim : “që dhuna është ushtruar nga dy apo tre e më shumë dhunues”. Pa dyshim mendohej, shënjohej, aludohej në shqiptarë. Kush do jenë ata të mjerë që në atë kohë kur ndihej miza duke fluturuar, ta kryen këtë vepër aspak të mirë.

“Martinoviqi e kishte vështirë të sillej deri te rruga nga se shishja e birrës që i ishte thyer në anus. Dikush e barti deri në spitalin e Gjilanit dhe copat e shishes ia nxorën dy mjek shqiptarë dhe një serb. Lajmi heshtej. Ne nuk dinin asgjë, kur them ne mendoj në popullin e thjeshtë: duhej pritur vendimi se çka të thuhet. Zemrat e shprishura nacionaliste të pa skrupullta serbe, lajmin e japën më 4 Maj 1985, nga gazeta shtetërore Politika: “Qytetari Gjorgje Martinoviq, i gjallë u ngul në hu në arën e tij Jaruga, dy kilometra larg Gjilanit. Këtë krim e bën terrorristat shqiptar (shiptarski terroristi) (Politika).

Eu ç`na gjeti!

Grupi i intelektualëve dhe gazetarëve i shkruan me të shpejtë shtypit vendas dhe atij të jashtëm një protestë të shkruar: “E vërteta e ngulur në hu” . Shkrimtari dhe Akademiku u Dobric Qosiq u angazhua në mënyrën e tij për këtë “krim”. Kuvendi Federativ diskutoi për “rastin Martinoviq” tetë herë. E ne në kohën e përmendur çka s`përjetonim.

Që në fillim kur e dërguan “të mjerin Martinoviq”në Beograd, dhe u hesht për katër ditë për rastin e tij, në AMU të Beogradit ishte vërtetuar që “plagët ishin shkaktuar nga vetë Martinoviqi në tentim për vetë masturbim. Prokurori publik kishte shënuar se në një përfundim me shkrim, se ishte rast i vetëkënaqësimit me shishe të birrës”

Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 2008 ,shkrimtarja serbe Svetlana Velmar-Jankoviq paska pas shkruar në një artikull autorial se “ rasti” Martinoviq “i para tridhjetë vjet i kishte hapur të gjitha rastet e ardhshme të vuajtjeve dhe mjerimeve të Serbëve”. Popi Atanasije Jeftiqi paska pas shkruar: “se ky njeri i mjerë.. një fotografi e gjallë e e vuajtjeve dhe e zhbërjes së serbëve të Kosovës që nga koha e okupimit nazist 1941

“I përvuajturi i Kosmetit ( Kosovës dhe Metohisë) “s`ka të harruar, ai u rikujtua edhe pas 15 vjet, kur ai vdiq nga vdekja natyrale në vitin 2000. ”Shiptarski terroristi e ngulën në hu Gjorgje Martinoviqin” shkruhej përsëri në atë rast.

Pra rasti Martinoviq, sot mund të thuhet se ishte xixa nismëtare për shumëçka ndodhi më tutje në Kosovë dhe Jugosllavi, sipas tyre “Gjorgje Martinoviq u bë simbol i së keqës që Serbët duheshin pa tjetër ta duronin në Jugosllavi”!. Serbia ishte vendi i vetëm në botë që mund të fillonte edhe luftërat për shkak të një autopederi. Tmerr i njerëzimit.

“Aftonbladet”, gazetë prestigjioze norvegjeze me shkrimin e saj “Shishja që e nisi luftën në Jugosllavi” e shkruar nga gazetari Peter Kadhamar, rrëfen: Ajo çka kishte ndodhur me një maj 1985 nuk ishte vetëm tragjedi për familjen Martinoviq. Luftërat që pasuan, pasuan me 100. 000 të vdekur dhe dy milion të shpërngulur ishin pasojë e drejtpërdrejt nga ajo që ndodhi në arat e Jarugës së Gjilanit”

“Pas deklaratës të cilën e dha në vitin 1987, Televizionit të Lublanës, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë së asaj kohe, slloveni Stane Dollanc mediet nuk shkruanin më për “martirin” e Serbisë:

“Sa i përket rastit të Gjorgje Martinoviqit, është ndërprerë çdo hetim i mëtutjeshëm, gjykim nuk do të ketë sepse organet e mija të kriminalistikës e kanë vërtetuar që ai është vetë lënduar. Pastaj ai me në qeshje ironike shtoi: Më vjen keq që Gjorgje Martinoviqi samuraj serb e ka kryer mbi vetveten një akt harakiri. Kjo deklaratë është ende në fuqi. “shkruanin gazetat e 1987-ës.”

Çka ndodhi në atë kohë? Propaganda serbe “rastin Martinoviq” e ç’frytëzoi si pretekst të heqjes së autonomisë se Kosovës dhe luftërave të mëtutjeshme. Analizat mjekësore në Lublanë, pas 5 ekspertizash të ndryshme në botë dhe Jugosllavi, vërtetuan që Gjorgje Martinoviqi, ishte lëshuar në akt vetëhomoseksual që të vetëkënaqej, por “puna nuk i vajti siç e deshi”.

Kjo ishte Serbia e viteve 1985-1987. Kjo ishte Serbia, po ashtu e njejtë deri në vitin 1999. Po e njëjta Serbi është edhe sot! Edhe sot nuk e di : -Pse ministri i brendshëm i RSFJ , Stane Dollanc ,   e ndërpreu ndjekjen e mëtutjeshme të rastit Martinoviq ? – Roli i Azem Vllasit në këtë maskaradë serbe ? -Roli i Rrahman Morinës , në këtë rast ?

Fahri Xharra.

Gjakovë,28.05.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.