Ne dhe Uni ynë

Fahri_xharra_shkruan561Identiteti i “UNË”-it ,strukturohet në marrëdhënjë të vet trupit. Në pyetjen se” kush jam unë?”. Uni, në të vërtetë është një Ego Cogito ( unë mendoj se unë jam) është i prodhuar nga të menduarit. (Descart, Matematikan Francez)

Ne mundohemi që së pari te japim një shenjë që na dërgon drejt trupit . Ne themi “unë” duke shenjuar dhe treguar nga trupi i ynë. Identifikimi i parë i vetëdijes është në vet trupin si një fytyrë e vetes. Trupi është ai që paraqitet,i cili shihet nga të tjerët. Për t`u treguar, për t`u parë dhe njohur nga dikush.

Por, për më tutje në jetë a mjafton vetëm kjo? Si duket tani për tani duhet të kënaqemi vetëm me at që ekzistojmë.

A hiq më tepër a?

Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur , është e përcjellur nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një   koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme. Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijes si baraspeshë e tij . Etimologjia e emrit na mundëson që të kuptojmë domëthënjën: Personna, term latin i rrjedhur nga gjuha etruske që do të thotë: maska e teatrit antik grek që ishte ndër fytyra ndermes aktorit, rolit të tij dhe publikut. Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit , origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë. Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush jemi?

“Në shikim të parë imazhi për vetveten nuk është një shprehje e thjeshtë: ajo krijohet duke kaluar nëpër përvojat tona, sukseset dhe dështimet tona, gjykimi i të tjerëve për veprimin dhe sjelljen tonë; në këtë mënyrë çdonjëri i fut në mbamendje një mori informatash për vetveten” (P.Warr,1987; Puna. Papunësia dhe shëndeti mendor. Claredon Press, Oxford).

Ndërtimi i personalitetit duke u identifikuar nëpërmjet rrethit dhe reagimeve të mjedisit; ndryshimi i i imazhit duke iu falënderuar roleve të cilat i ofrojnë shkollat, aktivitetet familjare dhe argëtimi; mandej gjatë rritjes në moshën e pjekurisë për të dalluar vetveten me një personalitet më origjinal dhe më të thellë. Me rritje dhe pjekje zhvillohen aftësitë e zhvillimit duke u bazuar në atë se çka jemi të aftë të bëjmë e ndërkohë të krahasohemi me të tjerët dhe të çmojmë aftësitë e mundësitë tona për të gjykuar për vetveten.

Si ndikojnë në personalitetin tonë: pamundësitë për punësim, rritja e çmimeve, zvogëlimi apo mospasja e të ardhurave, pasiguria në ushqim, frika për të nesërmen, pasiguria në ballafaqim me jetën. Kush është shkaktarë i personalitetit tonë të ndrydhur? Çka është : dëshira për t’u futur në vetvete, ikja nga takimi me të tjerët, humbja e shpresave për një shkollë të mirë, për një martesë të lumtur ose për një jetë si i ka hije. (Lombardo Foschi: The European origins of Personality, 2002)

Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Të rinjtë tanë që rrinë me një kafe para vetes e i humbin orët e mësimit në kafeteri, çfarë është personaliteti i tyre?

Çdo dalje prej shtëpisë e mbyt personalitetin tonë edhe ashtu të shprishur. Ballafaqimet (sfidimet) janë teste të ndryshme natyrore që e vënë në sprovë personalitetin tonë. Sa jemi të aftë me atë që po mësojmë, me atë që po shohim e lexojmë të ballafaqohemi me ardhmërinë tonë. Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personalitetit tonë.? Si ta pengojmë personalitetin tonë që të mos na stërkeqet. Kush është i plotfuqishëm në këtë rast? Arsyetimet se jetojmë në kohën e ekonomisë së tregut, nuk do të thotë të kemi shkollën pa disiplinë, qytetarin e papërgjegjshëm dhe pushtetarin e korruptuar.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. JU LUMTË I NDERUAR Z. FAHRI XHARRA, SHKRIMET E TUA GJITHMON KAN NJË MESAZH TË MIRË PËR TJETRIN, RROFSHI SA MALET E QOFSHI TË BEKUAR GJITHNJË. RESPEKTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.