“Helen”- nuk shënon as një racë dhe as një kombësi të përcaktuar mirë.

zeusi_larteHelenët

Helenët: nuk ka qenë një term, që shënonte racën ose kombin në kuptimin që e marrim ne sot. Nuk shënonte, e sidomos në fillim, veçse individë të çfarëdo origjine, të cilët pas njohjes me gjuhën greke dhe me aftësitë e kësaj gjuhe, hynin në kategorinë e njerëzve që gjatë antikitetit formonin Ελληνικον γενος . Më pas disa shkrimtarë morën guximin që t’i cilësonin edhe si εθνος; por ky cilësim u bë i përgjithshëm vetëm pas marrjes së Konstantinopolit, dhe për të shënuar ata, që turqit i quanin: Rum mileti ose Ρωμαιοι = Ρωμηοι.

Në fakt, njeriu nuk lindte grek ose helen, por pellazg i përzier, dhe bëhej grek ose helen, pasi mësonte mirë gjuhën. Çdo individ që lindte prej prindësh, të cilët e quanin veten helenë dhe flisnin dy gjuhë, pellazgjishten e greqishten, nuk do të thotë se për këtë ishte helen; por ai mund të bëhej si gjithë të tjerët, duke mësuar greqishten, përveç pellazgjishtes, që mbetej gjithmonë gjuha e vatrës.

Çdo njeri, pavarësisht i cilës kombësi ishte, mund të deklaronte veten [u]helen[/u], mjafton që të dinte greqishten.

Termi ελλιν në lashtësi (duke i korresponduar pak a shumë termit amerikan dhe austriak të sotëm, që nuk shënon as një racë dhe as një kombësi të përcaktuar mirë) shënonte grupime të ndryshme personash, që flisnin gjuhën greke. Një ngjashmëri tjetër ose një korrespondencë edhe më të afërt me termin ελλιν na e jep termi shqip SHQIPTAR, i cili gjithashtu shënon një grup personash, që kanë cilësi të caktuara dhe nuk shkon prapa përtej vitit 1380 të erës sonë, datë në të cilën e ndeshim për herë të parë në arkivat e Raguzës. Sido qoftë, domethënia e tij etimologjike e tregon si një term të krijuar vonë. Në fakt, duke u mbështetur në shqipen dhe te fjalët: bajraktar; arkëtar; pendar; shpatar; kryqtar, mund të pohohet se termi SHQIPTAR është krijuar në shqipen rreth shekullit XIV të erës sonë, për të shënuar çdo ushtar të rregullt shqiptar, pavarësisht nga cila krahinë ishte, sepse ata ishin të vetmit në atë kohë që mbanin mbi kësulë dhe në anën e majtë të gjoksit krahët e hapur të një shqipeje. Që këtej del se shkibëtar nuk do të thotë tjetër gjë, veçse mbajtësi i shkabës.

Mbi bazën e kësaj që po themi, helenët nuk formonin një grup popujsh, nga pikëpamja racore, si JONIANËT [Ιωνες = Jonët = tanët; khs. shprehjen etrusko-romake: = deti jonë = Mare nostrum = Ιονιον Πελαγος), si EOLËT (Aιολες = [u]të hollët[/u] = njerëzit shtatëhollë) dhe si DORËT (Δωρειεις [u]doret[/u] = të mëdhenjtë, të fortët dhe të rëndët në dialektin e Përmetit), por një grup të dalë nga elementi pellazg primitiv, të përzier me elementë të huaj si fenikasit e sidomos egjiptas, por pa karakter racor ose kombëtar. Në një moment të caktuar madje gjithë popullsia e Greqisë quhej: danajtë, nga emri i ngadhënjyesit Danai, i cili zbarkoi në Argolidë me pesëdhjetë vajzat e tij dhe ua imponoi emrin danajtë me ligj (νομον εθηκεν). Pikërisht këtë emër të danajve filloi ελλην ta zëvendësonte rreth shekullit VIII para K. dhe u përhap më pas gjithashtu në Greqi dhe në ishujt, në Greqinë e Madhe dhe në Azinë e Vogël. Me fjalë të tjera, kanë qenë emrat pellazgë e lelegë që kanë qenë kurdoherë të përhapur, janë ruajtur e mbajtur qysh prej lashtësisë më të madhe; por është gjithnjë ky emër i pellazgëve i evoluar që ka mbetur kurdoherë po ai, sepse πελαργος jep πελασγος ose pellazgë duke kaluar nëpër argë, arias, Αργειος, arbën e arbër; dhe këta dy emrat e fundit vazhdojnë të ruhen edhe sot e kësaj dite (në shqipen emërtimi kombëtar i shqiptarëve do të thotë të bardhët), cilësimi kombëtar që u jepet gjithë popullsive shqiptare, të cilat banojnë përtej kufijve të shtetit të ri shqiptar. Nuk duhet harruar, që nëse popullsitë e shtetit të ri shqiptar e quajnë veten shqiptarë, domethënë bartës të shkabës, përkundrazi, gjithë popullsitë e tjera shqiptare, që kanë arritur të ruhen, sipas krahinave, të paprekur deri më 1925 të erës sonë, në Greqi, në Itali, në Sicili, në ishujt e arkipelagut, në Thrakë e Maqedoni, në njërën dhe në tjetrën anë të Helespontit, në ishullin e Marmarasë, në brigjet e detit me të njëjtin emër dhe në veçanti në qytetet Sizik e Artaqi dhe në gjithë rajonin perëndimor të Azisë së Vogël, nuk e njohin fare këtë cilësim të lavdishëm të shqiptarëve, që e mbajnë gjithë shqiptarët e shtetit të ri shqiptar dhe të trojeve fqinje dhe rreth këtij shteti. Ata shqiptarë që e mbajnë si plotësues këtë emër si shqiptarë, e kanë ruajtur nga forca e zakonit, e vullnetit dhe e këmbënguljes, për t’u quajtur edhe ata vetë ose pasardhësit e tyre, që kanë luftuar pa reshtur gjatë njëzet e katër vjetëve nën urdhrat e të famshmit e të nderuarit Gjergj KASTRIOTIT, të mbiquajtur nga sulltanët në fillim YILDIRIM = rrufe dhe pas disa kohësh SKËNDERBE = princi ALEKSANDËR, për ta afruar me stërgjyshin e tij të Maqedonisë dhe me të njëjtën lavdi legjendare.

Përveç këtyre emrave mitikë ose legjendarë si pellazgë ose lelegë, që në epokën parahistorike tashmë i kanë dhënë Greqisë emrin e përveçëm PELASGJI dhe disa herë edhe LELEGI, Greqia ka mbajtur edhe emrin AKAI po ashtu në lashtësinë e thellë e deri te pushtimi romak. Emri HELLAS, të cilin ne e lexojmë nganjëherë në tekstet greke, si emër të Greqisë, me siguri nuk ka qenë asnjëherë ai që i jepnin popullsitë autoktone: të tilla si PELLAZGËT ose Πελασγοι, Περιοικοι ose periekët, ειλωτες ose ilotët, μετοικοι ose metekët dhe të tjerët skllevër. Nëse emri Ελλας si emër i Greqisë do të kishte qenë për të gjithë dhe jo vetëm për pakicën fitimtare dhe drejtuese që dinte greqishten, ashtu si dhe shkrimtarët e autorët, është e sigurtë që romakët nuk do ta kishin quajtur GRAECIA, dhe më vonë, kur e kthyen në një provincë romake, sigurisht që nuk do ta kishin quajtur AKAIA. Për të thënë të vërtetën, Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht HELLAS për gjithë botën vetëm shumë vonë, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830 të erës sonë. Më parë, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur as hellas, as Graecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine, domethënë Βυζαντινον κρατος, Βυζαντινη Αυτοκρατωρια dhe perandori bizantin kurrë nuk është cilësuar si grek ose Ελλην. Pra vetëm në mënyrë abuzive grekët sot që në krye e deri në fund të veprave të tyre e quajnë perandorinë Ελλας, perandorinë Ελλιν dhe popullsitë bizantine si Ελληνικας, Ελληνας. Për çdo njeri që i sheh gjërat me paanësi, nuk ka asnjë hije dyshimi, se gjithë popullsitë bizantine kanë qenë trashëgimtarë të atyre, që kanë jetuar në këtë vend qysh prej lashtësisë më të madhe deri në epokën bizantine, domethënë pellazge me përjashtim të gjithë atyre, që ndonëse të krishterë, kanë qenë arabë, armenë, egjiptianë, dhe gjithë ata që kanë qenë myslimanë të të gjitha racave dhe që kanë qenë emigrantë në vend.

Për ta dhënë të saktë historinë e Greqisë, duhet thënë se banorët e parë të Greqisë, që ishin pellazgët, domethënë të lindurit të bardhë, kanë banuar, si gjithë njerëzit primitivë, nëpër shpella dhe po ashtu kanë gdhendur në strall si veglat, edhe mjetet për të cilët kishin nevojë që t’i përdornin si armë qoftë për t’u mbrojtur, qoftë për të siguruar ushqimin. Më vonë ata – po ashtu – kaluan nëpër gjithë etapat ose shkallët e nevojshme për të ardhur te gjendja shoqërore më e përparuar dhe, po ashtu si gjithë primitivët e tjerë, mësuan të punojnë metalet dhe të presin pyjet për të ndërtuar trapet ose barkat e përshtatshme për lundrim. Kjo sepse pellazgët, ashtu si të Greqisë edhe të vendeve të tjera kudo, madje në kundërshtim me popujt me prejardhje mesopotamase si siriasit, fenikasit dhe të tjerët, nuk ishin aspak talasofobë (θαλασσοφοβοι), por detarë të patrembur dhe lundërtarë të sprovuar, ashtu siç janë sot grekët shqipfolës të Hidrës, Specës, Psarës, Porosit etj., etj. dhe peshkatarë të sfungjerit të detit të Sfaksit e gjetkë, që gjithë bota i njeh me emrin grekë, por që në të vërtetë janë shqiptarë.

Rreth 1700-1650 para K., si pasojë e zbarkimit të Danait, Kekropsit, Kadmit që erdhën nga Egjipti e Siria, në realitet pasardhës pak a shumë të përzier të ariasve të lashtë ose të pellazgëve (të cilët me llagapin hiksos qeverisën Egjiptin gjatë dinastive XVI, XV dhe XIV), imigrantët u përzien pak a shumë me pellazgët autoktonë të Greqisë. Këta të fundit, duke qenë shumë racistë, krenarë për origjinën e tyre të lashtë dhe refraktarë ndaj çdo përzierjeje, popullsitë akease, joniane, eoliane dhe dore të kësaj epoke nuk morën veçse pak metisë, që i përkisnin klasës së pushtuesve dhe drejtuesve. Pjesa tjetër, që formonte pothuaj tërësinë e popullsisë vendëse, ishin pellazgë.

Jonianët (Iωνες = Jonët = tanët) pa dyshim quheshin kështu, sepse nuk u përzien, veçse me emigrantët më pak metisë dhe më afër me pellazgët. Për më tepër, ata ishin më të aftët, më të zgjuarit dhe më sypatrembur nga pellazgët dhe, në fillim nën emrin [u]grekë[/u], e më pas nën atë [u]helenë[/u], kanë mbajtur vendin e parë në historinë e qytetërimit, të letrave e të arteve. EOLËT (Aιολεισ = të hollët = shtathollët) janë popullsia pellazge, që ka ruajtur traditat stërgjyshore dhe fetare për kohën më të gjatë të mundshme. Së fundi, dorasit (Δωρειες = dorët = të trashët e të fortët në dialektin e Përmetit), të cilët bashkë me jonianët kanë luajtur rolin më mbizotërues në historinë e qytetërimit grek. Gjatë qëndrimit në Thesali dorët nuk kanë pasur kontakt me danajtë e pastër të Peloponezit. Por kur, të udhëhequr nga Heraklidi, ata pushtuan Peloponezin pothuaj të gjithë, në sajë të veprimtarisë së tyre të hapët, ata vendosën koloni kudo nga pak: në Kretë, Rodos, Korkyrë, Sicili etj… SPARTA ka qenë qyteti më i lulëzuar doras, që dallohej për ashpërsinë e zakoneve, nënshtrimin e plotë të individit ndaj shtetit dhe një ndjenjë e shquar barazie.

Në epokën kur Greqia ishte e ndarë në jonianë, eolë dhe dorë, që e ndryshonin vazhdimisht vendbanimin si shtegtues të vërtetë, kështu që popullsi të tëra hynin në kontakt me egjiptasit, fenikasit e mbi të gjitha me njerëzit e QYTETËRIMIT KRETAS, nga ky kontakt dhe fermentim i kaq popujve, doli QYTETËRIMI i quajtur MIKENAS. Greqia e këtyre kohëve të para kishte një organizim patriarkal ose feudal me hierarkinë e familjes, me mbretërit ose krerët ushtarakë që quheshin Aτριδαι ose ATRIDË, domethënë pasardhës të stërgjyshëve (ATRET në pellazgjishten ose shqipen do të thotë stërgjyshët, etërit, këshillin e vet të pleqve, kështjellat, shijen për aventura dhe fetë e veta ende të ngjeshura me natyralizmin pellazg. Pikërisht në këtë epokë, rreth 1250-1200 para K., vendosen KOHËT HEROIKE të Greqisë, që shënohen së pari nga EKSPEDITA E ARGONAUTËVE nën komandën e Jasonit, i cili lundroi drejt Kolkidës për të kërkuar Bashkën e Artë dhe më pas, nga LUFTA E TROJËS, për të cilën është dhënë si shkas rrëmbimi i bukuroshes Helenë, e shoqja e Menellaut, mbretit të Spartës, por ky shkas në të vërtetë ka qenë rivaliteti ekonomik, i mbështetur në xhelozinë e grekëve për pasuritë dhe lulëzimin e Trojës.

Zbritja e dorëve rreth shekullit VIII e shtyu një mori grekësh në brigje të largëta, tronditi gjithë sistemin e monarkive akease dhe sundimin patriarkal. Ajo që duhet shënuar veçan këtu, është fakti që në krahina të ndryshme të Greqisë pushtuesit vijuan të grupoheshin në një trupë homogjene, të aftë të mbante nën zgjedhë pellazgët, periekët, skllevërit dhe servët, dhe për Spartën duhen shtuar edhe ilotët.

Njëkohësisht, përparimi i tregtisë, i pasurisë së patundshme, shpikja ose më mirë përhapja e shkrimit i emancipuan klasat e ulëta. Kudo mbizotëroi një organizim i ri shoqëror, që pati si parim QYTETIN. Duke qenë në fillim monarkik, qyteti përmes revolucioneve shkon drejt regjimit republikan, në fillim aristokratik, pastaj demokratik. LIKURGU i dha ligjet Spartës. Drakoni i dha Athinës ligje aq të ashpra, sa u quajtën: DRAKONIANE dhe SOLONI dha ligje më të buta; në të gjitha rastet çdo legjislacion i ri konsakronte ndonjë fitore të klasave të ulëta.

Nga shekulli VII deri në IV Greqia ndahej midis dy grupimeve të mëdha: dorët dhe jonët, rivaliteti i të cilave ka zotëruar gjithë historinë e kohës. Por mjaftonte që Greqia të ishte në rrezik dhe këto dy grupime rivale braktisnin për një çast grindjet e tyre dhe bashkoheshin për të mbrojtur pavarësinë e qytetërimit grek, të kërcënuar nga vërshimi pers në gjysmën e parë të shekullit V, që quhet epoka e Luftave Medike.

Pikërisht në këtë epokë, për shkak të rrezikut të jashtëm që ishte i përbashkët, popullsia e Greqisë fitoi vetëdijen e nevojës së një bashkimi, të cilin ne sot e quajmë kombëtar. Por ky bashkim asnjëherë nuk është quajtur as helen dhe as grek. Janë shkrimtarët e sotëm, që kurdoherë i kanë atribuar këta cilësorë, por popullsitë greke të lashta, ato vetë kurrë nuk i kanë përdorur nga ana e tyre; ato janë kënaqur thjesht me emërtimet: Ανδρες Αθηναιοι, Σπαρτιαται, Φηβαιοι etj. dhe kaq. Nëse rastësisht ω Ελλινες është përdorur, kjo nuk ka ndodhur aspak në kuptimin që ne i japim sot kësaj fjale në çdo rast dhe në çdo kohë. Ndjenja e bashkimit ”kombëtar” që del dhe që e bën të mundur për ne, sot, kur është çështje amfiktionie, e një konfederate të gjerë, e një institucioni tregtar, ose e takimit të popullsive të Greqisë në shenjtoret dhe në Lojërat e mëdha, në antikitet kjo ndjenjë nuk e kalonte, siç do ta thoshim sot, kambanaren e fshatit ose të qytetit të çdo delegati ose pjesëmarrësi grek.

Dhe kjo pamundësi e grekëve të lashtë për të ndërtuar një unitet ose një bashkim kombëtar vinte nga rivaliteti, që frymëzonte drejtuesit ose sunduesit e huaj të qyteteve-shtete kryesore, si Sparta, Athina e Teba etj. Këto qytete, dhe të tjera gjithashtu, ishin përherë në grindje dhe madje në luftë, vetëm e vetëm për epërsinë ose hegjemoninë midis tyre. Lufta e Peloponezit, pastaj luftat e gjysmës së parë të shekullit IV nuk kanë pasur shkak tjetër, veçse këtë rivalitet të drejtuesve me origjinë të ndryshme të qyteteve të Greqisë dhe ato e kanë dobësuar pak nga pak gjithë vendin. Sparta, Teba dhe Athina, duke i shteruar forcat njëra me tjetrën, i hodhën të gjitha qytetet në këmbët e persëve. Lisiasi dhe Isokrati predikonin vërtet bashkimin kundër armikut tradicional dhe ky bashkim u arrit, por në kurriz të lirisë së Greqisë, sepse Filipi, me gjithë përpjekjet e Demostenit, ishte zot i një vendi, të cilin e kishte fituar me armë në betejën e Keronesë.

Ka qenë Aleksandri i Madh, i biri i Filipit dhe vazhduesi i veprës së tij, që i udhëhoqi drejt ngadhënjimit mbi Azinë grekët e konfederuar, aleatët e tij për emër, por në fakt të nënshtruarit e tij.

Gjatë dy shekujve që vazhduan, duke iu nënshtruar njëri pas tjetrit mbretërve të Maqedonisë, Azisë së Vogël, Sirisë ose Egjiptit, Greqia nuk ruajti gjë tjetër, veçse liritë municipale dhe të drejtën për të lajkatuar zotërit e saj. Një farë kohe u duk se po e merrte pak forcën, nën drejtimin e krerëve energjikë të lidhjes akease ose etole. Por kundërvënia dhe luftat e armatosura të këtyre dy lidhjeve, për të cilat të dyja palët thirrën në ndihmë të huajt, përfunduan duke i dhënë Greqisë goditjen vdekjeprurëse. Më 146 para K. ajo u bë provincë romake me emrin [u]Akaia[/u].

Nëse politikisht Greqia humbi, nën zgjedhën romake, gjithë rëndësinë, ndërkaq pati një shtim të ri ndikimi i saj moral, intelektual e letrar. Artistët e saj, gramatikanët, filozofët, i sollën Romës gjeninë greke. Greqia i ruajti lojërat e veta, ku erdhi Neroni për të marrë pjesë në garë, dhe shkollat e saj. Ky lulëzim ra vetëm pas themelimit të Konstantinopojës.

Ky ndikim i madh moral, intelektual dhe letrar, që populli grek i mundur pati mbi romakët fitimtarë, shpjegohet vetëm po të mbajmë para sysh se të dy kundërshtarët ishin vëllezër, që bënin pjesë të të njëjtit popull: pellazg. Për të dhënë provën e një mendimi të ngjashëm me tonin, pra që grekët dhe romakët në lashtësi përbënin të njëjtin popull, siç e themi ne, do të citojmë këtu një pasazh të vogël nga Géographie d’Elisée Reclus, vëllimi i parë, faqe 185: “Popullsia e Turqisë në Europën Perëndimore, ndërmjet malësive të Bosnjes dhe të Greqisë përbëhet nga gegët dhe toskët, gjysmë barbarë, gjendja e të cilëve nuk ka ndryshuar aspak gjatë 3000 vjetëve. Nga zakonet e tyre, nga mënyra për të ndier e për të menduar, shqiptarët e ditëve tona përfaqësojnë ende pellazgët e kohëve të lashta: një skenë e shpeshtë, në të cilën është i pranishëm udhëtari, e çon në mes të Odisesë. J.-G. von HAHN, dijetari që i ka studiuar më mirë shqiptarët, besonte se ka parë tek ata DORAS të vërtetë, të atillë që do të kenë qenë HERAKLIDËT, kur braktisën malësitë e Epirit për të shkuar të pushtonin Peloponezin…”

Një emigrim i tillë, por në drejtim të kundërt, ka ndodhur po ashtu pak kohë para fillimi të erës sonë, gjatë turbullirave në Itali dhe dëbimeve në masë. Në këtë epokë një pjesë e madhe e etruskëve nuk e ndiente veten të sigurtë në Itali, kapërceu në masë kanalin e Otrantos dhe u vendos në Epir, në mes të një populli vëlla, duke pushtuar vendet që i kishin shkretuar masakrat dhe dëbimet e romakëve nën urdhrat e PAUL EMILIT.

Një provë e tretë, emigrimi i një grupi që përbënte arratisjen e ENEAS, i cili mori të atin duke e braktisur Trojën, erdhi dhe kërkoi strehim në Italinë Qendrore. Pritja që i bëri popullsia vendëse tregon se imigrantët dhe pritësit e njihnin njëri-tjetrin si vëllezër.

Dhe sa prova të tjera të ngjashme mund të jepen dhe që bëjnë të dalë kudo që, ku kishte popullsi pellazge, si për shembull grekë e romakë, të gjitha këto popullsi, për hir të së njëjtës gjuhë që flisnin, kudo që gjendeshin, e njihnin njëra-tjetrën se bënin pjesë në të njëjtën racë dhe në të njëjtin popull dhe se ishin rrjedhimisht vëllezër. Ata që ndaheshin me të drejtë nga ky bashkim vëllazëror ishin helenët dhe gjithë pasardhësit e imigrantëve fenikas e egjiptianë, që merrnin pjesë në qeverisjen e qyteteve greke dhe që nga kjo i kishin kthyer me forcën e armëve në skllevër ose në gjendjen e servëve ose të ilotëve ose tjetër, pothuaj tërësinë e pellazgëve të të gjitha qyteteve, që kishin një farë rëndësie në Greqi.

Shkëputur nga libri: ” Enigma nga pellazgët te shqiptarët  ” Robert D’angely

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Per interpretimin e gjuhes Shqipe flasin te gjithe edhe nje nga profesoret me te mencuar te gjitha koheve D`Angely .Megjithate une mendoj se ai ka qene nj interperetuaes shume strikt i autoreve te lashte ,shumica e te cileve nuk dinin aspak Shqip ,duke perfshire ketu edhe interpretime te gabuare ta Arvaniteve .
    Alban ,nuk e tund bota vjen nga fjala All – Ban ,Ar Ban ….dhe jo i bardhe .Ne Bilis te Mallakastres gjendet dhe nje sklupture shume domethenese qe injorantet tane arkeologe dhe historiane nuk i kane dhene fare rendesi .
    I kushtohet vdekjes se djalit te vetem me emrin ALLI dhe ka shenjat e trurit dhe dy syve dmth 0Alli00 ,shume prekese sepse me keto simbole mijera vjecare ,20 apo 30 mijera vjecare do te thote
    Alliu ,mendja dhe syte e mi .Kjo 1000 vjet para profitit Mukamet .
    E kam ne face book kete foto
    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=965055083545479&set=pb.100001229889506.-2207520000.1442172401.&type=3&theater

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.