Cilët janë shkijet ?

shqiptar_ortodox021

Fahriu_reja_foto

    Shkruan: Fahri Xharra

-Kush janë shkijet ? A janë të njejtë  si serbët?

-A kanë ndryshim?

-Ku është ndryshimi shka –serb?

-Si u krijuan shkijet ?

– A  janë popull i ardhur , apo u krijuan më vonë?

– Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flitshin më herët?

– Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?

-Pse u favorizua ,dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarve? 

-Pse dhe si e shpjegojnë hoxhallarët “ shkaun “ dhe ku është qëllimi i tyre?
 – A e shpjegojnë drejt “shkaun : , Bardhyl Demiraj dhe Anila Omari , ?
shqiptar_ortodox02

Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë.

Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia  dhe Greqia shqiptari ishte faktori  kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. 

Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten  dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe  pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjigjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori ,por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë , është një mashtrim , është një  tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre. (Çfarë kuptimi ka fjala “shka” ? )

Shqiptarët kur u referohen serbëve me emërtim nënçmues apo edhe fyes, i quajnë “shkije”.Një person i cili në një video të publikuar në internet, interpreton Kuranin, thotë se kjo fjalë ka kuptimin e “i pafe”, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se fjala “shka”, është në Kuran, dhe secili mysliman sipas tij me këtë emër mund t’i referohet atij që nuk beson në Islam, “pa marrë parasysh nëse ai është shqiptar, maqedon apo serb”. /lajmi.net

Çfarë kuptimi ka fjala “shka” sipas interpretuesve të Kuranit ?

Ky hoxhë le që nuk e njeh historinë , por i porositur mundohet t`i jap kahe krejt tjetër një fjaleje që e pasqyron vetëm shqiptarin e fesë ortodokse . Por pa nguti të shkojmë tutje “

Ka shumë për të folur , ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen , se e vërteta, se Historia dhe faktet janë në duar t`tona, e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani  edhe koha punon për ne.

“Shokut Skender Rizajt 

Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve , e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve , nga shekulli XII-XIV .

Sipas nje teorie greke dhe te shënimeve ne Hillendar , ajo është me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike , pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe te skizmës me 1054 . Me vone , me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar .  “

 E fillova me letrën e një  popi   “ serb” për  të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët.

“Fisi Nimani eshte shkruar si “ Nemane “ ( greq. ) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani , e me heret eshte lexuar Nemane .

Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane , ne mesjetën e vonshme është përvesuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj ).

Nga fisi Nimani kan mbetur trashëgimtaret e Nimanasve te tanishëm nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren …..Kjo eshte persë i përket etimologjisë Nemanjiqi , ç – iqi.

“Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354 , kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet , i cili është përplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejtën e vjetër kanunore te Shqiptareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin , por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse popull iu ka kthyer zakoneve , te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove, me sakt ne metohi ( dukagjin ).

Kjo është dëshmia e dyte e cila vërteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”.   ….”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – dëshmitar i madh “

Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emërtimin thirrjen e zhupanit te madh .

Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila përdorej ne mesjete ka pasur kalorësi dhe njerez te vet , te cilet ishin kalorësit e bujaret e tij , e nëpërmjet te te çileve ka sunduar . Kjo eshte dëshmia e 4 per metodën shqiptare te sundimit te dinastisë Nimani ne serbin mesjetare .

Unë te gjitha këto i di sepse e zotëroj mire gjuhen e vjetër greke , dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik – shka dhe zakonet shqiptare . Për ketë arsye ju njoftoj qe ketë element dhe fakt ta keni parasysh ne punën tuaj te ardhme , nëse këto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndërsa dëshmitë origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .

“ Kjo është letra anonime  e një popi ortodoks i cili  thotë: Na falni qe nuk mund te anëshkruhem nen ketë informatë , sepse , si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem . “  (20.IX.1985) 

Pra shqiptar-skizmatik . Pra shka-shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.

kisha_ortodo_patriarkanae_pejes

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva.

Kështu kuptojmë, shton  Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar  e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.

Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishës Perëndimore (Romake katolike) me Kishën Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike Prendimore.

Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhësve, sa nuk  do te diskutojmë mbi çfarëdo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët  si  komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe për fat te keq  ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

 Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarës se kishës,.sepse ne një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, dhe pasta te sllavizohet ( jo të gjithë ), ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizmi..

Pra ,shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka ber sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .

manast_ortodox_Afreske_plisat

Freska në Kishën e Deçanit (shqiptarët me plisa)

Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër  për ne ose sllav ose muhamedanë.

Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptar u bënë shumë të njohur në kryengritjen Serbe Te vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe ku në vitin 1816 Vuk Karagjiqi ( shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe. (Q.Namani)

Viti 1637,për Gjakovën  sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula ,nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët shqiptarë musliman dhe  shqiptarë shkije ). Dhe mandej vazhdon:” Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan , nëveriun e Gjakovës nëpër fshtra të gjithë  fashtarët  “shkizmatik”  Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “ që nga Gjakova e deri në Deçan  ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat   shkizmatik” („molte ville di Scismatici”.)

Shembull i  pranisë të shqiptarëve ortodoks është edhe ky, ku për Hasin ( ndër bjeshkët e Pashtrikut ,në lugine e Lumit Drin,në jug të Gjakovës) ,shkruhet   (1837): i tërë rajoni është  i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais.)

Ka me mija dokumente për ekzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë ,por të cilët kanë kaluar ose në mysliman ose në Serb.

Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës ,deri në luftën e Krimesë ,sipas Myllerit dhe Bues,konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik ,Latin ,kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.

Kemi shembuj  të gjallë ku shkijet  dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët “ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës, Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës.

Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pan sllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë.  (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë ,Qazim Namani )”

Është interesant të theksohet se si në Sërbi ashtu në Malin e Zi të sotit ,shkizmatikët  nëse janë shndërruar në mysliman dhe flasin serbisht i quajmë Boshnjak, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoks dhe poashtu  flasin serbisht quhen Serb ose Malazez.

Pra ,shkijet ishin shqiptarë ,e që rrethanat  historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të behën armiq të vetvetes dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve-shqiptarëve, dhe at trashëgimi  t`a bëjnë si të vetën.

Së shpejti , debat me kundërshtues me   Bardhyl Demirajn, LMU Muenchen :”Kur Etnikët tregojnë:SHqa,-u ndër shqiptarë_Vazhdoni

Bardhyl_demiraj

Shperndaje ne
Updated: 10 Shtator, 2015 — 14:56

The Author

Fahri Xharra

11 Comments

Add a Comment
  1. Mega vjen shume keq, por e kam ndjenjen se ky shkrim e perforcon tezën e Serbve se janë pjesë e Ilirëve…

    1. Jo Dashamir,nuk forcohet teza me genjeshtra;ata,sipas keti shkrimi(qe se besoj te jet propagandues)praktikisht po na dalin ,,gjaku i yne kombetar“por, fatkeqesisht te c`orientuar kombetarisht!
      Si viktim e historise se hidhur,i sherbejn politikes Rusomadhe dhe planeve te saj-nepermjet kishave sllavoorthodokse dhe gjakut te paster Sllav per qellime hegjemoniste.
      Un kete e vleresoj ei te vertete se nisur nga logjika;nje popull i tere nuk eshte e mundur te zhduket fizikisht por nga persekutimet e pa durueshme .mund te asimilohet!

      1. Jo nuk humbim por po kerkojme gjakun monopolin e historise e kulturen e ca eshte e jona edhe larg duart nga feja ….i gjithe ballkani quhesh iliri bile edhe ne itali pa llogaritur princat etrusket e japodet ishin shqiptare -perse nje hardhi rrushi sado qe shartosh prap origjina monopol nje race qeni po ashtu cdo gje pse kur vika puna per shqiptare cdo gje qenka tabu -cdo gje qe shqiptare qofte djall armik apo zot hero duhet te behet monopol e shqiptareve jo po krenohen gabelet edhe vetem fene ..

  2. per faktin qe jemi nje gjak kemi edhe bela..se ne ashtu kishum qen…

  3. Kjo eshte nje perralla e bukur,por helmuese.Une nuk e kuptoj qellimin e ketyre shtremberimeve kolosale te historise.Serbet nuk jane shqiptare.Ata thjeshte Jane sllave,nga diku Rusia e sotme.More qyqare Por fjala Yugoslavia do te thote — sllavet e jugut.Kush din rusisht fare mire e kupton ngjashmerine e ketyre gjitheve.Ky shkrimshkrim eshte absurd,pa kuptim.

    1. pershendetje z. Gradica ! Nuk merrem me histori,por prej studimeve etimologjike rrjedh se formimi i gjuhès sllave,né masè tè madhe, lidhet me shqipen dhe ndryshimet fonetike brènda fjalève. Aq mè shumè per gjuhè tè tjera:greke,italiane,franceze.angleze ,spanjolle,gjermane dhe kombet perkatèse,vlen e njèjta gjè.Sot jemi pak,por dikur ,kontinenti euro-aziatik fliste tè njejten gjuhè dhe ishin tè etnive sunduese ballkanike.Koha u ka dhanè drejtime tè ndryshme popujve,por ,ata kanè origjinè tè perbashket né periudha tè ndryshme tè historisè ! Nderime.

  4. Nqs se shikoni mbiemnat e serbve dhe karakteristikat e fytyres jan tipike shqiptare, Ata jane 70% shqiptare dhe 30% sllave. Ky osht shkrimi me i vertete dhe domethones qe kom lexu nai her.

  5. Eshte interesante te studiohet etimologjia e fjales shkiz(s)m qe njihet me prejardhje nga greqishtja e vjeter me domethenje ndarje, shkeputje. Fjala shkyerje, (shkyej) e cila perdoret ne shqipen e sotme nga lashtesia e gjuhes shqipe pa dyshim se i ka rrenjet te termi shkizem. Shkiz(s)em, dhe shki(je) dihet se eshte perdoret per ata qe jan ndare (shkeputur) nga kisha kristiane perendimore ne vitin 1054 ne dy kisha, ate lindore (ortodokse) dhe perendimore (rimokatolike). Kjo fjale edhe ne kohen moderne ehste ne perdorim ne gjuhen frenge, angleze… me po te njejtin kuptim. Si i nxuni shqiptaret ajo kohe, si u bene ‘resurs’ njerezor per grigje fetare e njenes dhe tjetres kishe atebote, si u ben ‘material’ njerzore per te shtuar dhe ngjeshur radhet e etnive dhe entiteteve me te forta, me vitale, te kohes, ato sllave dhe greke, si kisha dhe si etnose, eshte nje fushe e pahulumtuar dhe e pa dokumentuar mirefilli. Koha moderne (nga shekulli 19 e kendej) eshte deshmia me e mire se shqiptaret padyshim u asimiluan (dhe vazhdojne te asimilohen) sipas joshjes religjioze, gjuhesore/kulturore/ekonomike… Sot, ne dite te sodit (vt 2016) personalisht njoh familje ne Plave dhe Guci qe mbajne te njejtin mbiemer, Hakaj qe flasin shqip dhe Hakanjin qe flasin ‘boshnjace’, Rugova – shqip, Rugovac – boshnjace, Celaj / Celic, Sinanaj / Sinanovic, Mujaj / Mujovic etj. Te dy deget e ketyre dhe shume vellazerive tjera si keto kane njohje te pa diskutueshme te prejardhjes shqiptare (2,3, 4 breza qe jane ‘shkizmuar’) por qe sot keta qe kan harruar shqipen flasin per identitet boshnjak, ose mysliman… Kjo dukuri ka qene shume e perhapur gjithandej nder shqiptare te gjore, te shtypur, te pa arsimuar… (“turkinje’, elhamdylyla, thoshin gjyshet tona te gjora, shume prej tyre bija te Gashit, te Kelmendit, te Krasniqes, te cilat nje fjale turke nuk e ka ditur ne jete) 🙁

  6. Eshte fare e thjesht dhe e kuptushme ky process I tkurrjes se shqipetareve dhe zgjerimit ne kurriz te shqipetareve me ndihmen e vet ne shqipetareve te indetiteteve te reja qe u krijuan ne ballkan me predominim te sllaveve.Deri sa shqipetaret kane sunduar gjithe ballkanin e sotem para ardhjes se sllaveve ahere cu bene gjithe keta ilir, arb apo shqipetare?…Nje pjes e madhe e tyre per shkak te presionit te madh nga okupator sllav e me von turq qe ju turren gadishullit ilirik I cili edhe ashtu si ilirik nuk ishte me si ne ditet me te mire per shkak te pasojave te renda nga perleshja e gjate me Romaket,per arsye historike te pafavorshme per etnin shqipetare u detyruan te marrin fene lindore te krishter pas ndarjes se kesaj te fundit dhe dalngadale u asimiluan duke humbur gjuhen dhe duke ju bashkuar etnise slave.Fahri xarra E spjegon qarte per ata qe kane pese pare mend dhe kejo ka rendesi se si u reduktuan shqipetaret dhe te nxjerrim mesime per arthmerine tone qe perseri mund te zhbehet nese nuk realizohet bashkimi I shqipetareve.Ndersa rendesia immediate eshte mbrojtja e manistireve Brenda kosoves qe serbet perpiqen ti quajne pasuri te tyre e ato ne fakt jane bere shqipetaret ortodoks( ose shkiet qe e moren emrin pas ndryshimit te fese nga katolik ne ortodoks}..

  7. Shkiet u formuan si popullate pas pushtimit te trevave arberise nga osmanet sepse uureejtja osmane ndaj arbrve ishte e madhe. Keshtu nje pjese e tyre iku nje pjese u vra nje pjese ike ne male dhe nje pjese i u bashkua kishes orthodokse slllave e cila kishte nje mbrojtje me kushte nga sulltani . Keshtu qe ata lane etnine per fene per te ruajtur pronat ne serbi mal i zi maqedoni dhe formuan shtetet perkatese. Po keshtu vepruan arberit katolike te ardhur nga trevat e shkodresne kroaci : lane etnine per fene e krijuan kroatet. E njejta gje ndodhi me arberit dhe epirotet qe u larguan ne Rumani:formuan kryeqytetin Bukuresht-i bukur eshte dhe u bene pjese e rumanise.

  8. Shumë e vërtetë se “shkijet” janë shqiptar të asimiluar.Më kujtohet kur Nëna ime e ndjerë thoshte:
    -me shkije jemi shumë të afërtë,ndahemi aq sa qepën e ndan ajo pëlhura e holl që gjendet mbrenda në qepë.
    Po si ka mundësi kjo moj Nanë ?
    Po,po,se kur ka ardhë turku,ata nuk deshën më pranu fen muslimane dhe mbetën me sllav e me kisha.
    Nana ime ka qenë e lindur më 1897 dhe ka qenë mbesë e Hoxhës.
    Për vet fjalën “shka”,spjegonde ngjashëm me ate se u “ndan”,dmth.nga ata që u islamizuan,shkuan me ta (sllav).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.