PËRURIM LIBRASH

ibrahimi_fadili_mag

Nga: Flakëron Gurra

Më 11 Shtator 2015, në ora 12,oo u bë përurimi i tri librave në ambientin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, me autorin e librit shkencor Mr.sc. Rexhep Ali Ahmeti: “Rendi Juridik i Mirëfilltë” Avdi Ibrahimi autor i romanit “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” dhe autorin e librit poetik: “Revoltë” Fadil Shyti.

Për librin shkencor të autorit, Rexhep Ahmeti, fjalëne mbajti Afrim Morina, i cili në analizën e tij mes tjersash theksoi: “Shekulli i ri për ne shqiptarët ka filluar të nxjerr në shesh edhe emancipimin politik e profesional te gjenerata e re, e cila trajtimet e problemeve i shikon nga këndi profesional, pa i mbaruar qejfin mentorëve diletant në politik apo të atyre pseudoshkencorve. Këtë e gjeta edhe te libri “Rendi Juridik i Mirëfilltë” të autorit Rexhep Ali Ahmeti, i cili i bënë një vështrim kritik e analitik rendit juridik, në aspektin historik, shkencor e praktikë, mirëpo, aty ku duhet të jetë edhe esenca e efekteve ligjore, nuk gjen fortë hapësira të krijuara ligjore dhe mundësi zbatimi të atyre ekzistuese.”

Për librin e autorit, Avdi Ibrahimi, fjalëne mbajti Fadil Shyti, ku bëri një analizë të hollësishme të romanit “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” mes tjerash tha: “Romani i Avdi Ibrahimit, është vepra e radhës që shkëlqen dhe do të shkëlqejë amanete për breznitë e sotme dhe të ardhshme. Autori, ka ditur dhe ka mundur t´i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri. Vallë, si mund të qëndrojë një njeri kaq vite i pamposhtur, si mund të ecë i papërkulur e si mund të qëndrojë kaq gjatë i pathyeshëm përballë armiqve dhe tradhtarëve që kurdoherë janë përpjekur dhe po përpiqen që me mashtrime, lakmi e dhunë, t´i thyejnë në radhë të parë pishtarët dhe udhëheqësit e popullit, që pastaj t´i realizojnë ëndrrat e tyre për pushtimin e Atmëmëdheut tonë.

Për pyetjen e shtruar më së miri, përgjigjen e marrim nga besnikëria dhe trimëria e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare…” Për librin e autorit, Fadil Shyti, u lexua nga parathënia e librit poetik “Revoltë” të Ndoc Logut, ku mes tjerash u theksua: “Vazhdimisht, në çdo kohë nëpër çdo fazë të historisë sonë të lavdishme shumshekullore, kombit shqiptar nuk i kanë munguar krijuesit për t’i pasqyruar e lënë brezave pasardhës, ngjarjet, trimëritë, luftën qëndresën…Historia e kombit tonë është nga më tragjikët, por edhe nga më të lavdishmet e çdo kombi tjetër.

Nga ky entuziazëm dhe shpresë në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit e ka burimin dhe një element tjetër me vlera të jashtëzakonshme, ai i krenarisë kombëtare. Nga vëllimi i librit poetik u lexuan edhe disa poezi.” Në fund të përurimit dashamirë të fjalës së shkruar,përgëzuan autorët për kontributin e vyer dhënë kombit në fushën shkencore dhe letraro artistike.

Foto nga perurimi

 

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.