Shkruan: Fahri Xharra -Atentati ndaj kombit me seriale turke

Fahriu_reja_foto_shkruan

Duke e lexuar studimin : “ Një ofensive kulturore turke për turkofonët “, nga publikimi i “Ministrisë së Mbrojtjes së Francës- për Delegacionin e punëve strategjike “(Les Balkans et la Turquie :impériale nostalgie, pragmatisme de la puissance ou pari sur l’avenir ? Étude réalisée par Alexandre Billette et Jean-Arnault Dérens.

Pour la Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense Marche n°1505414462 ) mu kujtua një zhurmë e madhe kombëtare shqiptare , një admirim për një të kaluar e cila ishte shumë ogurzezë për ne shqiptarët : “Përveq TIKA-s , janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan . Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhteşem Yüzyıl “ ( Shekulli madhështor ) ( nga studimi i më sipërm , me nëtitullin : Série télévisées : le soft power de Soliman le Cathodique )”.

Kur i pushtuari e sheh  historinë e pushtimit te vet nga pushtuesi,( Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet,herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhembshme të dashurive të tij,atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar ,i cili për 500 vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob,dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij,dhe vrragët  edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psiken e tij.

E vërtetë që Sultan Sulejmani –Madheshtori( 1494  –1566)  ishte Sulltani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520 -1566).   Ishte me të vërtetë i madh. Po ,për ne çka?

Edhe pse Ibrahim Pasha  Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroj Sulejmanin Madhështor,gjatë gjithë kohës deri më 1536  dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor  të të gjitha armatave të tij ,edhe pse Ibrahimi i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontrollë  të gjitha tokat e pushtuara  turke në Evropë, për ne çka?

Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe  me titullin Sulltani i Madh ,Trashëgimtari i Profetit  të Allahut . Pra? Pargaliu e pagoi me jetë famën e tij.

Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun.  e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë,  e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë.    

Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar  drejt gjërat? A na është shpjeguar drejtë historia e jonë?  Feja, a na është shpjeguar drejt,  të cilës iu kemi veshur me shekuj? 

Kush ishin ata  që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit,  e cila ishte për ne e largët e paprekshme?  Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse,  ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me  kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte  t`i harrosh hallet?

Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje.   Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjën e njejtë: Mosinformimi.

Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi  pre e mashtrimit.

Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit( pushtimi i Sultan Mehmet Fatihut II në Shqipëri).

Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye,  në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës,  i ekzekutonin.

Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë,  katër mijë,  shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta,  lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra.

Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër,  ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë…

Të shtyrë nga kjo frikë,  të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu,  „Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimit)…

Vranë aq shumë,  saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre,  vajzat dhe gratë e tyre.“

Fahri Xharra,18,09.16

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 18 Shtator, 2015 — 21:55

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.