Mëshehja e pellazgishtës nga vet shqiptarët

(Bisedë e imagjinuar me zot. Arif Mati (Mathieu Aref )

Arif_mati

Mathieu Aref: Këtu jam në Alpet françese …në Malësinë e stergjyshërve !

– Ju përshëndesë Juve Z.Aref, dijetar i madh me zemër dhe shpirt të një Shqiptari të lavdishëm! Pse dhe çka po ndodhë me historinë tonë të lashtë ?

M.A.: :Ja një rast i cili më lejon që dënoj vrullshëm disa qëllime të fshehta, të cilat e kanë për qëllim sabotimin e të gjitha studimeve SERIOZE që i përkasin PELLAZGEVE, të lashtët e shqiptarëve dhe paraardhësit e Grekëve në botën ballkanike, paraardhësit e Egjeut dhe Azisë së Vogël. Më duhet të them që sot të përmendësh etnonimin “ Pellazgë” është një mode që sjellë keqardhje apo ndryshe edhe e rrezikshme. Karshi të huajve , kjo “modë “ e zbulon mospërputhjen e dukshme , gabimet në vrojtime, kundërthëniet, kronologjinë e rreme,, mungesën e studime te thella e serioze dhe praktikisht mungesën e e referencave të besueshme të cilat vetë sa e errësojnë historinë dhe mbjellin farën e dyshimit , duke i vënë në pozitë shumë të vështirë studiuesit meritor dhe serioz; e gjithë kjo vetëm sa e sjellë kënaqësinë e armiqve të tezës pellazgjike

-Pse dhe si arritëm këtu Zoti Aref ?

M.A. : “ Pikë së pari , historia e vërtetë e popullit shqiptar ishte mëshehur për gjatë 45 vjetesh nga regjimi komunist i Shqipërisë. Historianë (dashtë e pa dashtë ) servilë të regjimit kishin urdhëruar që gjatë asaj kohe të flitej vetëm për Ilirët si para ardhës së shqiptarëve.

– Pse? 

M.A.: “ Që të mos ketë fërkime me serb dhe grek, sepse ata mendojnë që janë të stërlashtët e civilizimit grek. Ishte vetëm Sipro Konda , i cili në vitet e gjashtëdhjeta u mundua të bëj një studim mbi Pellazgët, por puna u ngulfat sa ishe si vezë. Drejtori i sotëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer Korkuti ishte “vrasësi “ më i dhunshëm i kësaj teorie. “

– Pra e gjithë kjo shpjegohet , se pse edhe sot e ashtuquajtura akademi “shkencash” ende nuk i beson Pellazgëve si të stërlashtit e parë të shqiptarëve?

 M.A. – Po. Mandej që nga rënja e komunizmit i shkruanim të gjitha, në ofiçinat gazetareske, forume të internetit, në artikuj të ndryshëm në Facebook si dhe në libra të ndryshem që i vërshuan libraritë e Shqipërisë , Kosovës dhe vendeve tjera   shqipfolëse ;por jo të vërtetën historike. Dhe çdo gjë në dëmtimin e tezës pellazgjike.

-Si e spjegoni ndryshe Zoti Aref ?

M.A.: “ Këtu shihet dora perfide e armiqve të trashëgimisë shqiptare : dora e grekëve dhe e serbëve dhe lakenjve të tyre shqiptar.

– Kë mund ta përmendim për të mirë?

M.A.:” Robert D`Angely , Aristidh Kola, Niko Stilos (Les plus connus d’entre eux sont Aristidh Kola [1944-2000 (Gjuha e perendive, Plejad-2003, Tiranë)], Nikos Stillos [1946 – …(Historia e shenjtë e Arvanitëve, 2004 Pristinë)]. J’en ferai prochainement une critique approfondie.)

-Unë po iu përmendi juve: “Shqipëria-Historia dhe gjuha- Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”( (Albanie – Histoire et langue- ou l’incroyable Odyssée d’un peuple préhellénique) , “ Greqia_ Mikenanasit”, “Pellazgët apo zgjidhja e enigmes”

-Nga të studiuesit e huaj , cilët i kishit përmendur ?

M.A.L:” Edwin Jacques, Robert Elsie, Georges Castellan, Serge Métais

Ju falemnderit , deri në takimin e vërtetë me Ju, Zoti Mathieu Aref !

Fahri Xharra,19.09.16

Gjakovë.

Shperndaje ne
Updated: 19 Shtator, 2015 — 11:58

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Jeni shumë punëtor dhe të palodhur në qeshtjen kombëtare ju zoti Aref dhe zoti Fahri.
    Prejardhja pellazgjike do të mohohët nga akademit e shkencave Tiranë e Prishtinë, gjërësa ato akademi fatkeqësisht do të udhëheqën nga demagog e bashkëpunëtor të grekut e serbit. Është tragjedi kombëtare. Ju përshëndes përzemërsish dhe ju adhuroj shumë!
    Me shumë rrespekt Fatmir Krasniqi, Stockholm

  2. Ku e dëmton Aristidh Kola çështjen Pellazge???

Lini një Përgjigje te Fatmir Krasniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.