UҪK- Brez i ri shqiptar që rroku armët e lirisë për ti çliruar dhe bashkuar trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare.

Fa_Du_01

Lufta ndodhi. Dhe, ndodhi për shkakun e vetëm pse ajo iu imponua shqiptarëve të pushtuar e të shumëcopëtuar nga Jugosllavia e Serbia e Madhe e quajtur Jugosllavi. Ndodhi për shkakun e represionit të vazhdueshëm e sistematik në kurriz të shqiptarëve të pambrojtur as nga “udhëheqësit e tyre”… Ndodhi për shumë faje të dyfishta të politikave të dyfishta antishqiptare të Beogradit antishqiptar dhe të Prishtinës poaqë antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare”, të Fadil Hoxhës, Ali Shukrisë, Rrahman Morinës, Sinan Hasanit, Azem Vllas(t)it dhe Mahmut Bakallit&Co(!) Ndodhi për shkak të shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste!…

Luftën e përgatitën dhe e bënë shqiptarët dhe intelegjenca e papërlyer shqiptare me pushtuesin dhe jo bashkëpunëtorët e pushtuesit serbojugosllav, të cilët kolaboracionistë nuk patën as bythë, as krye (mend), për t’iu kundërvënë pushtuesit më të egër antishqiptar, Jugosllavisë së Titos dhe Serbisë antishqiptare të Nikolla Pashiqit, Aleksandër Rankoviçit dhe të Sllobodan Millosheviçit&Co!…

Por, çka ndodhi para, gjatë dhe pas luftës së lavdishme të popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar? Si u zhvilluan dhe si rrodhën ngjarjet?… Kur u pa që “udhëheqësit” e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, ndryshe shkërdhatokracia shqiptaro-titiste, nuk kanë as koncept, as prapanicë, për të dalë nga robëria shekullore e Jugosllavisë dhe Serbisë së quajtur Jugosllavi, doli një brez i ri shqiptar që rroku armët e lirisë dhe të bashkimit të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare. Doli në skenë guerila kaçake hasanprishtiniane e bajramcurriane, azembejtëgaliciane e shotëgaliciane, shabanpalluzhiane e mehmetgradiciane…, e cila, më vonë, u quajt “KUÇK” (Klubi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) – po prej grupeve që e “drejtuan” atë për përfitime të veta gjithëfarëshe!…

Kur doli në skenë UÇK-ja, udhëheqësit “shqiptarë” të shkërdhatokracisë madhore të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, të cilët shpallën “Republikënm e Kosovës” (në bashkëpunim me Beogradin), formuan FARK-un, si Fikret Abdiçi “ushtrinë” e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili do ta sulmonte UÇK-në nga të gjithë krahët, sidomos, nga passhpina, gjithnjë, me metoda “patriotike” e “kombëtare” të “Presidentit historik” dhe të Korporatës së tij të shkërdhatokracisë “komuniste” e “demokratike”, shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste që lulëzoi fill pas viteve të ’90-ta e po dominon sot në skenën “shqiptare”!…

Me daljen në skenë të UÇK-së, nisën akuza të ashpra, “patriotike” e “kombëtare” të shkërdhatokracisë “komuniste”-“demokrataike” nga vetë “Presidenti historik” i “Republikës së Kosovës”, i cili e themeloi “Republikën e Kosovës” dhe FARK-un (i cili do ta mbronte e ruante pushtimin serbojugosllav të Kosovës dhe do të luftonte kundër Shqipërisë e kundër UÇK-së, që sot po quhet FAK/efuk/!), sipas koncepteve të tij “patriotike” e “kombëtare”, të hapura (lexo: të çaraveshura!), “si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë”(Sic!)…

Në një situatë të tillë, të pashtegdalje, populli shqiptar dhe bijtë e bijat e tij më të mira u detyruan t’ia vënë gjoksin shqiptar armikut shekullor, Serbisë pushtuese e fashiste, dhe, sot, pas luftës së UÇK-së, po akuzohen nga shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë, si dikur nga shkërdhatokracia fadilhoxhiane për “irridentistë” e “separatistë”…, edhe për “krimet” që ata i “kanë kryer” në kurriz të popullit të vet dhe kundër serbëve pushtues, gjakatarë e fashistë(Bah!)…

Dhe, sot, lutja e kërkesa e vetme e jona (e veteranëve dhe luftëtarëve të radhëve të para të lirisë së popullit shqiptar dhe bashkimit kombëtar të Shqipërisë) para BE, SHBA dhe para OKB është: “Na shpëtoni prej “komunistëve”-“demokratë” shqiptaro-titistë e UDB-asho – KOS-istë!” Na shpëtoni prej shkërdhatokracisë komuniste të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”!… Na nxirrni prej kësaj humnere ku na keni futur me direktiva të “komunistëve”-“demokratë” e shkërdhatokratë, shqiptaro-titistë, duke u besuar gënjeshtrave dhe trillimeve të tyre, ngarkuar me pamëshirë në kurrizin tonë shqiptar!…

Ndërsa, në këtë kontekst, shkërdhatokracia shqiptaro-titiste e UDB-asho – KOS-istëve shkërdhatokratë ka një lutje dhe kërkesë të çuditshme, që nuk është dëgjuar kurrnjëherë që popujt dhe udhëheqësit e tyre ta thonë si këta “tanët”, kundër çlirimtarëve të tyre: “Na shpëtoni prej çlirimtarëve!”…

Dhe, është koha e fundit që bota, ajo botë që ka ardhur për ta kryer tranzicionin ndër shqiptarët, të copëtuar në gjashtë “shtete shqiptare”, të mos na shohë më e mëtutje me syrin e tradhtarëve tanë, me syrin e kolaboracionistëve të çdo pushtuesi, me syrin e shkërdhatokracisë “patriotike” e “shqiptare” të shqiptaro-titistëve “komunistë” e “demokratë”, siç është LDK e Ibrahim Rugovës&Co!…

Thjesht e shqip: Sepse, akuzat e tyre (të shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste&Co) nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë bazë njerëzore e kombëtare, kur e vërteta është në anën e veteranëve e luftëtarëve të vërtetë të lirisë e të Shqipërisë shqiptare!…
Dhe, sot, shtrohet pyetja bazë: Akuzat e kujt duhet t’i besojë bota, akuzat tona të drejta, apo, akuzat shpifëse e denigruese të shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste?

Përgjigjja është e prerë dhe e drejtë: Akuzat e shkërdhatokracisë së shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co, kundër luftëtarëve veteranë të UÇK-së dhe kundër luftës për Shqipëri, nuk duhet t’i besojë më asnjë gjykatë vendore e ndërkombëtare, jospeciale a speciale, asnjë forcë me peshë shqiptare e ndërkombëtare, sepse, ato akuza janë politike dhe antishqiptare, dhe, si të tilla, janë të paqëndrueshme, karshi akuzave të drejta të vetetranëve e luftëtarëve të Shqipërisë-SHQIPËRI ndaj shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste që po e shëmton luftën tonë për liri e për Shqipëri deri në këtë pikë.

Burojë, më 19 shtator 2015

Shperndaje ne

The Author

Tafil Duraku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.