A u osmanizua edhe Kalaja Iliro – Shqiptare e Lezhës ?

lezha_keshtjella01
xdggddg

      Shkruan: Brilant Gashi

Kalaja e Lezhës ishte kalaja e të madhit dhe të vetmit Gjergj Kastrioti Skënderbeut i cili udhëhoqi popullin shqiptarë për 25 vjet të tëra dhe mbajti akoma frymën e popullit shqiptarë për liri e pavarësi , dhe bëri ç’nuk e ç’mos për shpalljen dhe mbrojtjen e pavarsisë së popullit shqiptarë – arbëror .
 
Perandoria KALIFALISTE OTOMANE ishte njëra ndër perandoritë e cila pushtoi Shqipërinë për 600 vjet të tëra dhe bëri ç’mos e ç’nuk për të asimiluar popullin shqiptarë me politika të ndryshme asimilimi e që përnjëmend ishin në veçanti të tmerrshme kurse në ditët e sotme tregohet e “mirë” me ne , popullin tonë .
 
Para pak ditësh shqiptarët e Lezhës por edhe të trevave të tjera shqiptare morën vesh se në Kalanë shekullore të Lezhës është vendosur një pllakatë ose një mbishkrim me shkronja arabo – osmane dhe ajo pllakatë ishte mbishkrimi i rrallë i Sulltanit KALIFALIST OSMAN Sylejmanit i cili ishte një kriminel KALIFALIST në këto troje .
 
Lezha dhe lezhjanët tanimë kanë vdekur fizikisht e shpirtërisht por tani ata nuk mburren më se janë bijtë e Gjergj Kastriotit sepse Kështjella e tyre dhe e Skënderbeut u osmanizua komplet dhe autorët e këtij osmanizimi janë pikërisht shqip – folësit e osmanizuar – turqizuar të paguar nga ministria kalifaliste osmano – turke .
 
Historianët e qytetit të Lezhës kanë protestuar në lidhje dhe kundër vendosjës së pllakatës të Sulltanit KALIFALIST Sylejmanit të Perandorisë KALIFALISTE OSMANE . Sipas tyre një veprim i tillë është një skandal kombëtar dhe se kjo kala është një Kala Ilire dhe pushtuesit osman nuk kanë vend në të .
 
Historiani shqiptarë Pal Trashaj e cilëson si të drejtë reagimin e bërë nga persona të pa – identifikuar ku mbishkrimi në muret e Kalasë ishte “ALBANIA mos u shitni tek osmanët” të cilët e kishin bërë me bojë të kuqe .
 
Nuk bën të bëhet një turp i tillë kombëtar kurrë sepse ne jemi shqiptarë por ata të cilët kanë bërë një gjë të tillë janë të punësuar nga Ministria Osmane e Sulltanit Radikal Islamik Erdoganit i cili tenton të na asimilon nëpërmjet fesë islame dhe nuk është një “vëlla” për ne , ai i cili na ka pushtuar për 600 vjet , dhe pllakata në muret e Kalasë së Lezhës është një marrëzi e madhe kombëtare dhe e Auron Tares .
 
“Po punojmë që në Bosnjë , Maqedoni , Dardani dhe Shqipëri të ketë një rilindje të kulturës osmane – turke , Shqiptarët musliman janë mbetje osmane” – Ahmet Davutoglu , kryeministër dhe ringjallës i Neo – otomanizmit të shqiptarëve .
 
“I urrej viktimat të cilët respektojnë ekzekutoret e tyre” – Jean Paul Sartre
Shperndaje ne
Updated: 26 Shtator, 2015 — 11:20

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.