KRIMI I ORGANIZUAR MBI GJUHEN SHQIPE

samiu_gjuhae_pellazgeve_01

fahri_xharra_ri

 NGA FAHRI XHARRA

E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit m`a kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona t`a flasin. Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane,sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam,që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe dhe të krenohem mbi të tjerët.

Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kanë për të ardhur deri sa të jetohet jeta.

Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar,as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas atë sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. ”Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, pellasge u thoshin më parë, më së fundi Shqipëtar, gjuha që e flisnin perënditë atë e flisnin dhe pellasgjitë, atë e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..(Petro Zheji).

Nëse në Kongresin e Berlinit(1878) na copëtuan tokat tona ,na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip ,ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk I dihet.

Kongresi i Berlinit ishte i hapur ,por vendimet ishin të mëshefta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim. Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume;qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje ;por gjuhën Shqipe nuk munden ta zhbënin, edhepse me shkoqjen e copave nga tërësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë .Europa nuk ishte e vetëdijshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën. “Shenjat e civilizimit të një populli janë ( e këto i kishim): si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”(Erwin Chargaff)

Ç`po ndodhë tani? ”E mjera shqipe,ç`i punojnë e s`ka gjuhë të ankohet” ! S`ka gjuhë se kishte për të na mallkuar; s`ka duar e shkelma se kishte për të na shkelmuar ! Jemi të vetëdijshëm se ç`jemi duke i bërë? E dimë ne se viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës?

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flejnë ; disa po na e shtrembërojnë e disa po na e pasurojnë për ditë e më shumë me fjalë të huaja.

“…Shqiptaret flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të botës. Gjuhët e ngjashme me Shqipen janë zhdukur disa mijëra vite më pare dhe nuk fliten më në asnjë vend të tokës. Ato janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndërsa gjuha e jonë jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellasgëve….” ( Sami Frasheri ) . Jo i nderuari Sami ,aty ku je në botën e amshuar! Nuk po e dimë se sa të vlershme e kemi gjuhën. Me gjuhen shqipe po merret krimi I organizuar . Krimi i organizuar po punon plot me zell që ne të jemi bartës të në zhbërjeje të pa riparueshme mbi gjuhën Shqipe.

Diku është ”mbajtur” një ”Kongres i dreqit të mallkuar” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij ”kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe. Sulm mbi gjuhën standarde shqipe. Qëllimi është i paracaktuar ;të behët një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njohin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes e thonjtë e mbushur më të zeza shpirtrore po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njëjtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thotë: ia arritëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç`shqipëruam një nga gjuhët më të vjetra të globit.

Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po e bënë atë që e ka vendosur ”kongresi ’ i ”miqve” tanë. Tmerr!

Të vazhdoj edhe pak? E dimë ne që i,e të dhe së, janë të shqipes? Nuk janë shkronja të kota,që vehen para emrave. Nuk janë hiroglifa të kota që të harxhojmë ngjyrë në shkrimin e tyre. Ato janë të shqipes që e mjera nuk po ka gjuhë që të na hedhë në shportën e mbeturinave ,ashtu si po mundohemi ta bëjmë të mjerën mu për atë shportë.

Nyjet e përparme të gjuhës sonë ia japin asaj kënaqësinë dhe krenarinë ,ia japim melodinë e të të tinglluarit shqip; Gjuha e jonë e lashtë pa nyjet e përparme i ,e ,të dhe së nuk është shqipe.

Ajo na del një gjuhë artificiale si gjuha Afrikanere., si gjuhë e ishujve Fixhi.

I,e ,të dhe së më bëjnë të dallohem qe po flas shqip . Po e flas një gjuhë që se ka shoqen në këtë botë. Si mundemi të ia humbim krenarinë vetvetes duke e stërkequr gjuhën tonë.?

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flenë ; e nuk po shohin se nyje e përparme po zhduken nga të folurit dhe nga të shkruarit tonë.

Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme :i, e, të, së . Të shkruajmë: dyqani i luleve, dyqanit të luleve apo dyqani luleve , dyqanit luleve. Rrethi i Tiranës, Rrethit të Tiranës apo Rrethi Tiranës, rrethit Tiranës. Shtëpive të fshatit , mbjelljeve të vjeshtës.

Më rastisi të lexoj : ”Qeni i Putin ,frikoi Merkel. Laura, e shoqja e Bush u mirëprit..”. Hajde shqipe hajde ,sa shumë të stërkeqën!

Nuk e kam mendjen të jap mësim ,por më brenë në ndërgjegje kur një që shkruan nuk e di që: Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhenore ,njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: leshi i një deleje të racës merinos. Drejt! E dimë ,por nuk e përfillim.

Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emir mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të, dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme së: E ne si shkruamë? Ja një shembull: përvjetori shpalljes së pavarësisë;. Ku mbeti e gjora “ i”?

Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së. Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një ose më shumë mbiemra të nyjshëm: duhet i, e, të, së vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; dhe ne e shkruajmë “ vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; Turpi është :”i, e, të, së Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës”; dhe “ i,e ,të, së Institutit të Albanologjisë “

Nuk iu duket që në stërkeqjen e gjuhës shqipe merr pjesë në mënyrë të organizuar një grup i caktuar njerëzish që mirë e njohin gjuhë tonë dhe që edhe më mirë e dinë të na mbushin mendjen dhe të bëhemi bashkë shkatërrimtarë të shqopës ,gjuhës së perëndisë.?

At Gjergj Fishta…” edhe atij ,iu thaftë po goja ,që përbuzë kët gjuhë hyjnore;që n`gjuhë t`huej, kus s`asht nevoja flet e t`vete e len mas dore..” Po ku jemi ne sot ?

Përdorimin e fjalëve të gjuhëve të huaja a e kemi ngase nuk e njohim mire gjuhën shqipe? A e kemi nga naiviteti dhe mendjemadhësia , që duke përdorur më shumë fjalë të huaja tregohemi më intelektual dhe më shumë i arsimuar? Apo pa vetëdije fundosemi në humbëtirën e pa kthim , në të cilën janë humbur shumë gjuhë të vjetra?

Si tia bëjmë? Kemi shira monsunike të fjalëve të huaja që as ndërtimi më I fortë gjuhësor nuk i bën ballë.

samiu_gjuha_kombit01Si të tejkalohen këto përmbytje të pamëshirshme, të cilat nuk janë vullneti Zotit? A ka shtet në anët tona? A ka Akademi në çerdhet tona? A ka institute në tokat tona? Të veprojmë sa nuk është vonë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar mbi gjuhën shqipe. Po humbi gjuha ,humbëm edhe ne.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.