Shqipëria nën pushtimin nazist gjerman (II)

Flamuri_shq
xdggddg

         Shkruan: Brilant Gashi

Komanda gjermane përpunoi një plan të gjerë operacionesh , që të asgjësonte luftën çlirimtare të shqiptarëve . 
Operacioni i Dimrit të vitit 1943 – 1944 filloi më 5 nëntor me mësymjen e trupave gjermane kundër krahinës së Pezës , por nuk i’a arriti qëllimit . Operacioni u zhvillua edhe në Dibër , në zonën midis Korçës , Beratit e Përmetit .
 
Në janar – shkurt 1944 , operacioni u zhvillua në zonën Korçë – Berat . Armiku pësoi disfatë në luftimet e zhvilluara më 20 janar në Tendën e Qypit .
 
Më 4 shkurt 1944 , në Tiranë , gjermanët vranë e masakruan 84 njerëz brenda një nate . Në këtë masakër ndihmuan edhe bashkëpunëtorët e pushtuesit , si Xhafer Deva etj .
 
Më 13 – 20 shkurt 1944 operacioni u shtri edhe në Malësinë e Gjakovës kundër forcave partizane të udhëhequra nga Shtabi Kryesor i UNÇ dhe AP të Kosovës nën komandën e Fadil Hoxhës si dhe forcave që drejtoheshin nga Sali Mani , Gani Kryeziu , Ram Muja etj .
Gjatë veprimeve kundër pushtuesit pati edhe luftime ndërmjet ballistëve e forcave partizane të drejtuara nga PKSH .
 
Më 28 maj të vitit 1944 filloi operacioni armik i Qershorit për të shkatërruar forcat e Ushtrisë Nacional – Çlirimtare .
 
Veprimet luftarake u zhvilluan në zonën midis Korçës e Pogradecit dhe u shtrinë deri në bregdet midis Himarës e Kepit të Qefalit . Për t’u përmendur janë goditjet që i dha armikut Brigada I dhe V , natën e 6 – 7 qershorit në Qafën e Gjarprit .
 
Luftëra të ashpra u zhvilluan më 15 qershor në zonën e Kurveleshit .
Fundi i operacionit gjerman përkoi me zbarkimin e trupave aleate në Normandi .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Pershendteje
    mr.Gashi kronologjin e ke ne rregull.
    salimani ka liruare shtepin per
    konferencen e bujanit.Por nuk je thelluare ne ne dokmente data e operacinit ne tropoje esht e sakte zgjatja jo me 20 shkur, po
    nese s prish pune .Ne ate kohe Ram Muja
    nk ka marre pjes ne lufte po ashtun(Rama ne krasniqe nuk ka patur besime) ne lufte
    nuk doli ase batalioni I kosoves bajram curri,perkudrazi u shpernda dhe
    shunicen I asgjesoj udb ne kosove.
    batalioni tjter bujtes perlat rexhepi I shkodres vete pararoja u ndesh ne qaf te gashit justifikimi ishte u ngrine armet
    po del pyetja pse luftoj jah e fari tamadan u bene deshmore.??
    fadil hoxha qe thoni ju I la forcat
    partizane ne malsi ne mes te debore te hallkatuna corientuara pa komand e mori
    me veti shtabin e sali manine etj.Shuan ne curraj te eper me shpetuar koken e vete.
    sali mani e ali nimani ,fasli ahmeti ,
    hoxh dushe mustaf adullahi,shpend rexha
    nuk kane qene komandant por agjitator
    me influence shume te madhe.
    djali sali manit e nipi kane qene komandanta batalioni perkatsisht jah&mehemet bajraktari.
    Document gjrman I asaj kohethote forcat
    e malsise gjakoves I komndonte veli &
    maxhun niman e mehmet bajraktari.veliu
    ka kryetar I kshillit na. cl. e g gjthe masise gjakoves.

    r Rama e Ganiu kane patyr ceta.
    Rama e G.nuk kane luftuar kunder pa partizanve haptas sepse edhe me pas dasht malsia ka patur Batalion 2 me 400-600 partisan .nuk besojm per ramen te kete bashkpunim me agjent.per gani begun ai
    ishte per shqiperin por neombrellen e shtetevete boshtitit berlin,rrome, tokio.
    cka u pa qen humbsa italia kapitulloi
    ne shtator v.43,(Veliu, mehme, Dine bajraktari kane qene oficer karrjere
    e figura politike kane qene Maxhun Doci mbaruar studimte universitare ne Padaova
    t Italise me titullin Dr,ndofta I pari doctor ne shkencat Politike, komisar battalion,Shpend dega Gjimnazist I shkodres,ardh ,nga ceta e Pezes me
    detyre Komisari e Beqir Ndou ne gjakov I ngakaur nga Tirana ne Kosoven atje gjomnaziste I shkodres.
    Keto ti thash sepse keni mbiemrin
    Gashi e ndofta ke periardhje Gashi andej
    apo ktej ska rendesi.Ndofta te takon me shkruar edhe here tjeter.
    Nee histori dua te ndihmoj duhet then
    e verteta a ka mundesi muaj,data dita dhe ora .Cezarit jepi at qe I takon.
    N Nuk besoj se e keni bere me qellim ,
    P por faktet jan te tilla .
    Per saktsi drejtoju(9Dokumntave )
    Beqir Ndout e m\ne Internet Rev.Dervish
    Mr Ram Celes nga fshati celaj I Gashit.
    Me urimet me te mira.
    Dashamiri B.C.

    N.Y.
    October 15,2005

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.