Mali i Zi është në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën.

Priftat_malizi

fahri_xharra_webKosova nuk e ka kryer detyrën në zbardhjen e krimit shtetëror serb dhe tash po injoron veten. Opinioni botëror, siç konstaton Ismail Kadare, pikërisht ai që kishte nxitur qeveritë dhe ushtritë e vendeve të tyre të ngrinin avionët për të bombarduar Serbinë, pas mbarimit të luftës e pritën me padurim që të kryhej dëshmia shqiptare kundër krimit, por ajo vonoi, edhe sot nuk është realizuar, sepse vetë Kosova ka rënë në kurthin e armikut pushtues, në kurthin e harresës dhe të inkriminimit të vetvetes. Inteligjencia e saj, akademikët, historianët, jo vetëm nuk kanë kryer detyrën, por përkundrazi, kanë pranuar edhe mënjanimin publik nga arena e ngjarjeve politike dhe kombëtare!( D.G.)

Nga Mali i Zi na vijnë lajme jo të mira; nga Mali i Zi na vjen një si “ bombë “ kundër një qetësie të rrejshme në Ballkan. Lajmet janë shqetësuese. Kush po i organizon protestat e dhunshme në Podgoricë dhe ku është qëllimi ? Premieri Mile Gjukanoviq i cilësonte turbullirat e së shtunës si një tentim destabilizimi të vendit , i cili e pret anëtarësimin në NATO , dhe se qëllimi është edhe më i thellë, kërkesa për anulimin e rezultateve të referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, më 2006.

Se kush qëndron pas këtyre ngjarjeve, pushtetarët janë të kujdesshëm kur flasin duke thënë që Beogradi zyrtar nuk angazhohet kundër Malit të Zi, por “ janë disa rryma nacionaliste të ish presidentit jugosllav Vojisllav Koshtunica.” Ec e mere vesh !

E kisha cituar Kryeredaktorin e Gazetës”Dielli” (SHBA ) “ Personazhet e rebelimit duket se vuajnë ca nga mllefi, ca nga padurimi, por ca edhe nga harresa. Ka ndodhë ajo që konstatonte shkrimtari Kadare tek ”Mbi Krimin në Ballkan”. Është harruar e djeshmja, nuk u zbardhën krimet, nuk u vunë para drejtësisë kriminelët. U harrua pushtuesi. Krimi mbeti i pandëshkuar. Kosova nuk arriti të bëjë transparencën e krimit dhe ai, krimi dhe kriminelët mbetën të pandëshkuar deri në fund. Tani krimi është në sulm. Serbët po përfitojnë. Beogradi po fërkon duart duke i tundur gishtin Amerikës dhe Europës: Ju thamë, ata(shqiptarët) nuk dinë të bëjnë shtet….Mos e pranoni Kosovën në UNESCO se kosovarët po shkatërrojnë Parlamentin e tyre, e jo të ruajnë kishat tona!…”

Mali i Zi është në kufi të parë me Kosovën e Shqipërinë, kurse të dy shtetet shqiptare të trazuara politikisht dhe ekonomikisht nuk janë në gjendje që të “rrudhen” pak në agresivitetin e tyre të brendshëm.

John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit, ka lëshuar një paralajmërim të zymtë se Kosova është një nga vendet evropiane që janë në vijën e zjarrit, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë (shkruan në “Zëri “) Edhe pse këtë mesazh e mbajti kur ai u shfaq përpara nën-komitetit të Senatit të SHBA në shkurt të vitit 2015, mund ose nuk mund të jetë e vërtetë, Rusia prapë se prapë mbetet shumë e përfshirë në Ballkanin Perëndimor në nivelet, politik dhe operacional. .

Mali i Zi i turbulluar, arsyet referendum i pavarësisë dhe hyerja e saj në NATO dhe e dimë fort mirë se Konflikti në Kosovë ishte dhe është një çështje që ndan bashkësinë ndërkombëtare, pavarësisht progresin e padyshimtë që prej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Pozicioni i Rusisë mbi Kosovën mbetet i pandryshuar, kërkon gjithashtu të bllokojë politikisht, çdo progres të Kosovës në fazat ndërkombëtare dhe rajonale, nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet Serbisë.

E gjithsesi ne harrojmë që : “Në vitin 2010, Rusia ndërtoi bazën më të madhe ushtarake jashtë Rusisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo bazë ushtarake, në Nish në juglindje të Serbisë, u themelua si një bazë humanitare nga e cila avionët rus do të veprojnë në kohë të fatkeqësive natyrore. Ajo ka kapacitet për të ndërmarrë mbikëqyrje dhe spiunazh në bazën ushtarake amerikane në Rumani, si dhe të akomodojë forcat ruse në vendosjen eventuale të bashkëpunimit me njësitë speciale të ushtrisë serbe në Nish, (transmeton “Zëri”. )

Të shtojmë se “Duke koordinuar me dy brigada të tjera në Rashkë dhe Vranjë në Serbi, ku secila brigadë ka 11 batalione të forcave të kombinuara të cilat janë tashmë në kufi me Kosovën, tregon se sa kapacitet të rëndësishme ka ky bashkëpunim. Në fakt, stërvitjet e përbashkëta ushtarake tashmë kanë ndodhur në komunën Ruma, në formën e një stërvitje të përbashkët anti-terroriste. Ekspertizat ushtarake pohojnë se ka më shumë se arsye se ajo “humanitare” prapa bazës së Nishit vetëm 100 km nga kufiri i Kosovës. “

Ngjarjet në Podgoricë presidenti i cilëson “ si jo kërcënim për stabilitetin e vendit ,i cili e pret anëtarësimin në NATO “, por sipas shtypit malazias, protestat do të vazhdojnë.

Ne si i cilësojmë ngjarjet tona?

Mali i Zi nuk është largë, çdo gjë është e mundur.

Fahri Xharra, 26.10.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.