Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “I L I R I D Ë S”

rilindja_pena

   Iliridë, atdhetare e luftave për
   liri, tokë e shenjtë  e flamurit
   mos  u  ligështo, bëhu  e fortë
   ji në udhën tënde  mos u  ndal
   mbështetu  në  krahët  tuaj  të
   trupit, në fuqinë e shpirt tënd
   Iliridë, mbahu  në  qenien tënde 
   në  ilrishten shqip  të Shkupit
   në ilirishten shqip të Lëkovës
   në  ilirishten   e   Kumanovës
   në  ilirishten shqip të Tetovës
   të Prespës, dhe të  Dibrës. Në
   Shqipërinë   përreth  Vardarit
   bëje dorën  grusht, shtrëngoje
   jepja  mbështetjen  Manastirit
   aty e  kemi  pemën  e  zemrës
   dhe gurin e gjuhës së shkruar
   Iliridë, tokë e bekuar, Ohër e
   Prilep,  janë toka të atdheut
   toka  të lashta të Shqipërisë
   Iliridë, motra  jonë e luftës
   koha  është  të përbashkohemi
   tek armiku ka  edhe nga tanët
   zemër, ji në tokën tënde, mos
   u jep,je gjak i kuq i flamurit
   gjak i Kosovës dhe Shqipërisë
   gjak i Preshevës dhe Çamërisë!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Shperndaje ne
Updated: 12 Dhjetor, 2015 — 09:17

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.