TEJKALIM I VETVETES
Gjithmonë nise nga ajo që e gjenë, nga ajo që tjerët para teje ta lanë trashëgim, nëse dëshiron të arrijshë në cakun tënd!Të fitosh në kohë dhe në mjete. Ai që e çmon të kaluarën, më lehtë, më shpejt dhe më drejt do ta ndërtojë të tashmen! Për sa i përket të ardhmes ajo, nuk mund të dihet apriori por, mund të planifikohet me zgjuarësinë e mendjes së kthjellët, me angazhimin fizik të një trupi të çlodhur, të punohet me vetdisiplinim për realizimin me sukses të atij plan-projekti më parë të planifikuar. Nëse do të pranohet, respektohet dhe shfrytëzohet e djeshmja, pa marrë parasysh se kujt i takon ajo, e suksesshme do të rezultojë e sotmja andaj s’ka sesi mos të realizohet plani për një të nesërme më të ndritur!
