Letërsi Kombëtare: Flori Bruqi – Rënies heroike të famlijes së Shaban Jasharit nga Prekazi

Nga Flori Bruqi

As dhembje
As lotë
As fund idilik

(Rënies heroike të famlijes së Shaban Jasharit nga Prekazi )….

Marsi i ngrirë shkriu borën përjetshëm
Era frynë e shpirti i pamposhtur bie theror
Nga dhembja e pa fjalë deri në palcë të tokës
Që shpon dhe gurin në kujtesën e etnisë

Luleborat paralajmëruan pranverën
Pas Njëqind vjet të historisë së ngrirë
Mbi shpirtin e plagosur të gjakut arbëror

Me thonjë shqiponje
U varros robëria
Në kujtesë të etnisë
Krejt shenjtas i fal gjakun e vet përjetësia

Pa maraz
Ç ‘ bëhet,na thuaj
Po vdesim të gjithë
Nga thundra e huaj!
Jo,
As dhembje
As lotë
As fund idilik
Marsi po shkrinë
Rruga e frymëmarrjes po frynë
Pranverën askush më smund ta ndalë
Në zemër të gurit Lulebora do çelë
Dhe n’ shpirtin e gjakut arbëror farën do e mbjellë…

Isniq, 05.03.2024

Shperndaje ne
Updated: 7 Mars, 2024 — 17:10

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.