Letërsi Kombëtare: Florim Kuçi – Epope e lavdishme

Epokë e lavdishme
 
Në zemrën e malit të Prekazit, një kujtim i zjarrtë rritet,
Historia e lavdishme e një familjeje që për liri luftoi dhe vdiq,
Me nder dhe dinjitet, Jasharajt u ngritën kundër dhunës serbe,
Dhe për atdheun e tyre, shpirtin e tyre me lavdi e dhanë.
 
Më 5, 6 dhe 7 Mars, dita u mbulua me mall dhe dhimbje,
Por zëri i rezistencës u dëgjua nëpër male dhe luginat e Prekazit,
Familja Jashari, e bashkuar, qëndroi në krye të betejës për liri,
Dhe me nderin e tyre, historinë e tyre përjetësisht e shkruanin.
 
Nëpër shtëpinë e tyre, u degjuan zëra të zjarrit dhe udhëheqësve,
Por asnjëherë nuk u dorëzuan, përpara gjakut të tyre u mbrojtën,
Heroizmi i tyre shndërrohet në legjendë, në këngë e në poezi,
Jasharajt e Prekazit, shembull i lavdishërisë dhe guximit të qëndrueshëm.
 
Në këtë epopë të lavdishme, mbeten shënjët e gjakut dhe vuajtjeve,
Por edhe drita e shpresës dhe vullneti për liri dhe pavarësi,
Familja Jashari dhe Prekazi, simboli i rezistencës së pamposhtur,
Nëpër shekuj do të mbeten heronj të paharruar, një frymë për çdo komb.
 
Florim Kuçi, Linz, 09.03.2024
Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2024 — 14:49

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.