Historia Kombëtare: Atdhe Geci- SHTËPITË- SHKOLLË

 
 
 
 
SHTËPITË-SHKOLLË
Në jetën e popujve të shquar e me histori të begatë, kujtesë të madhe të qytetërimit quajmë të tashmen 15- mijëvjeçare të gjuhës, origjinës dhe, të kulturës sonë. Udha mbretërore e popullit tonë kaloi nëpër një qytetërim të lashtë e të stërlashtë; pellazgo-iliro-shqiptar.
Në këtë udhë aspak të lehtë të atdheut tonë, patëm çaste dhe momente nga më epiket, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Zhvillimi i arsimit shqip në shtëpitë-shkollë, ishte një gjetje kombëtare e duhur e Kosovës dardane përballë forcave gjenocidiste serbo-ushtarake.
Arsimimi i imponuar në “Shtëpitë-shkollë”, në vitet e okupacionit serb ishte një krijim i mbijetesës, ku hero ishin, mësuesi-nxënësi-populli. Në atë kohë në Kosovë dënoheshin dhe vriteshin për organizimin e arsimit nëpër Shtëpitë-Shkollë.
Në ato vite Kosova dardane po përgatitej të hynte në një fazë të re të rezistencës, nga demonstratat nëpër sheshe, në luftë çlirimtare. Në vitin 1992, rreth 30 mijë arsimtarë dhe 100 mijë nxënës e studentë të Kosovës, të të gjitha nivelet të arsimit shqip, u ndaluan nga ushtria e milicia serbe të hyjnë në lokalet e shkollave të tyre, -pronësi e popullit të Kosovës.
Mirëpo, Zëri i Kosovës dardane aso kohe ishte më i fortë se tanket e armikut. Populli sa çel e mëshel sytë bëri mrekullinë. Ai hapi zemrën dhe shpirtin e tij qytetar dhe shtëpitë i shndërroi në shkolla e mësojtore. Kjo mrekulli kombëtare dhe ai guxim qytetar i Kosovës dardane për të mos u ndërprerë mësimnxënia, qe maja e një betimi për të ardhmen e vendit.
Armiku s´ngopet kurrë me pushtim. Por populli pushtuesin përherë do ta quaj të huaj në tokë tij. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kur e vërteta është brenda popullit, fuqia e popullit është e pamposhtur.
Flamuri kuq e zi i lirisë dhe i shkronjave shqipe të lirisë ishin tregues se Kosova dardane për liri e teritor nuk fal asgjë. Dora dhe grushti i Kosovës dardane i tregoi pushtuesit serbë, se liria për Kosovën është e shenjtë!…Kosova nuk e turpëron kurrë atdheun e vetë për liri.
Atdhe Geci – Autor i filmit, “Shtëpitë- Shkollë” 1992 / Prishtinë.
Shperndaje ne
Updated: 20 Shtator, 2022 — 17:07

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani USA

    HEU, SHTËPITË SI SHKOLLA!”EU,SHTEGVRRITË PINJOLLA! ËH OUH, PSE ME POLITIKË
    OR POLITIKË PAQËSORE NDAJ AGRESORIT MË FASHISTË, DRAZHISTË, KANIBALISTË O,
    NUK DO ARRIMË SUKSESË T’MERITUARA;NJË NDËRKOMBËTARË KUR TREGUAM PSE SERBIA
    FASHISTE NA I KA MBYLLUR SHKOLLAT DHE FAKULTETËT PËR SHUMICEN APSOLUTE TËK
    POPULLKOMBIT SHQIPTARË MBI 95% AI PYETI SE SA SHQIPTARË JANË FLIJUAR DUKE
    MBROJTUR SHKOLLAT DHE FUKULTETIN?! EDHE,SIÇ DIHEJ KUR ARMIQËT NGA GREQIA E
    MASAKRUAN RILINDASIN PSE SOLLI GËRMAT E ALFABRTIT T’SHKRIMIT SHQIPES A, AI
    PO I URDHËRON:MUA MË VRITNI E MASAKRONI POR, GJAKUN MOS MA HUMBNI, QE PSE:
    GJAKU IM DO TË U SHERBEJË GJENERTAVE TË ARDHËMERISË TË MËSOJNË E SHKRUAJNË
    NË GJUHËN E ËMBËL AMTARE MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE!” T’FALA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.