Idajet Jahaj e Rrustem Geci: Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh, me atdhetarizëm , të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë të Unifikuar.

Hymni Kombëtar i Republikës së Çamërisë:

Kliko:

 

Idajet Jahaj – RRETH HIMNIT TË ÇAMËRISË

Sot me 09.09.2017, ditë e diel, kemi një lajm shumë të rëndësishëm për kombin, e veçmas për Çamërinë.

  Qeveria e Republikës së Çamërisë, pas zgjedhjes së Qeverisë së Re, për herë të parë realizon dy vepra historike: Kushtetutën dhe Himnin e Republikës së Çamërisë.

Të dyja këto vepra janë realizuar më së miri, me nivel të lartë cilësor.

Himni Kombëtar i Çamërisë është një Kryekëngë, një marsh liriko-epik – ka linjë melodike të ëmbël, e po aq kumbues e evokues ndaj historisë çame.

Në të gjitha vargjet e himnit koncetrohen kulmet e historisë sonë, tragjedia çame, ideali kombëtar i saj,..evidentohen plagët shekullore, „Gjokset e përgjakura të Nënës Çamëri“ që mëkojnë këngën shqiptare në këto brigje.

„Toka çame është e bekuar dhe e uruar, – thotë himni, prandaj ajo është dritë e Shqipërisë“.

Poeti Rrustem Geci në bashkëpunim me kompozitorin Izet Kallaba, solisten Ylberina Avdyli, dhe dy veprimtarët kombëtarë – Xhevdet Hajdari e Bekim Bytyqi, – relizuan këtë himn madhështor të Çamërisë martire.

Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh, me atdhetarizëm , të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë të Unifikuar.

Është kuptimplotë fakti që këtë himn e realizuan një grup shqiptarësh nga Kosova, çka do të thotë: skaji verior i kombit tonë i këndon skajit tjetër jugor të atdheut…, e kjo tregon se dielli ynë etnik sot është në zenitin e tij.

Idajet Jahaj – Hagë, 09. 09. 2017

 

 Rrustem Geci – Trëndëfil i fjalës

Epiri Pellazgjik – Çamëria është peri i kuq i pakëputur i atdheut dhe identitetit tonë.

Dionisit të lashtësisë, shpikësit të dehjes, së shpejti do t´ia japim Pasaportën e Republikës së Çamërisë.

Ndërsa vajzat perëndesha çame, do të dashurohën me të gjithë djemtë e dashuruar të atdheut.

Kutia e Pandorës tani është bërë copë-copë. Epiri pellazgjik – Çamëria, prej sot ka Himnin e vet Kombëtar.

Për të ardhur deri tek ky çast, lirinë e kemi shkruar nëpër fletë të natës, nëpër dritë të hënës, me urtësinë e yjeve të hirit më hyjnor të të rënëve. Pavarësia e Republikës së Çamërisë, shëron

metastazat e Trojës në trupin e ndarë dhe të plagosur të atdheut tonë.

Rroftë Republika e Shqiërisë! Rroftë Republika e Kosovës, Rroftë Republika e Çamërisë. Urime Himni Kombëtar i Çamërisë!

Rrustem Geci – Hagë, 09.09. 2017

Dëgjojeni Hymnin Kombëtar të Republikës së Çamërisë:

Kliko:

Shperndaje ne
Updated: 13 Mars, 2019 — 20:42

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Një himn deri në rëqçethje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.