Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX

libri_gjuha_jone

prof_Zymer Mehani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish-Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe te shqiptarët e diasporës.

Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj.

Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve ’20 e ’30 letërsia shqiptare pati një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm.

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës.
Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme.

Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve ’40.

Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve
të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai
rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve’30.

Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më.

Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej censura.

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj

Letërsia shqiptare e kësaj periudhe kishte kontakte me lëvizjet letrare evropiane perëndimore dhe lindore dhe si pasojë e kësaj njeh dy tendenca kryesore të shprehshmërisë të disponimit poetik , modernen dhe avangardën artistike.

Letërsia shqiptare e kësaj periudhe , ndoqi tendencat e asaj evropiane, prandaj përdori forma të ndryshme poetike me të cilat u pasurua fondi i strukturave poetike të historisë së letërsisë shqiptare. Tani filloi të kultivohet poema e gjatë epopeja(Koliqi,A.Asllani,Fishta,etj), balada,

romanca,trioletietj.(Lasgushi,Fishta,Noli etj .),tingëllima me tematikë historike,oda himni,poezia-lirike, romani-historik, dokësor,melodrama,komedia,komedia në vargje dhe satira, tragjedia etj.(Noli, Fishta,Haxhiademi,Floqi,Postoli, M.Qafëzezi etj.)

Të kësaj periudhe janë edhe krijimet tjera në prozë si: eseja,fejtoni, artikujt letrarë, polemika dhe publicistika letrare dhe politike{Noli, Konica etj }. Letërsia jonë moderne ndërtohet mbi kategorinë e mohimit që ishte karakteristike e gjithe lëvizjes intelektuale moderne të Evropës.

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.