Histori Shoveniste

HISTORI SHOVINISTE

l. PLATFORMA E GARASHANINIT («NAÇERTANIJA»)

Platforma shoviniste dhe hegjemoniste serbe konkretizohej gjithnjë e më shumë në plan politik, diversiv dhe ushtarak. Por Serbia pretendimet i kishte të mëdha, ndërsa vetë ishte e vogël. Më 1876 Serbia kishte frymë, 1.300.000 frymë,1) siç e jepte shtypi. Një burim e jepte me një sipërfaqe prej 43.000kilometrash katrore dhe me një popullsi prej 1.400.000 banorësh,2) Zhvillimi i saj në të gjitha fushat tregonte një nivel tepër të ulët. Themelet e politikës së vet ajo i hodhi më 1844, kur ministri i Punëve të Brendshme, Ilia Garashanini, përpunoi programin e zgjerimit të Serbisë.
Sipas programit serbomadh të Garashaninit të 1844-ës të quajtur «Naçertanija», u ndoq një politikë aktive antishqiptare. Nga më tipike: qenë:
– Përpjekja për t’i mohuar identitetin popullit shqiptar, i cili, siç thuhet edhe sot nga shkenca serbe, është pasardhës i disa fiseve barinjsh, që në kohët e reja arritën njëfarë kompaktësimi.
Nga gjendja fisnore ky popull kishte trashëguar urrejtjen e egër për serbët. Po kështu, Kosovën e akuzonte se «është vendi i anarkisë dhe i dhunës së madhe,jo vetëm në Gadishullin Ballkanik, por ndoshta i vetmi në tërë botën»3).
Dhe arrinin deri atje sa të pohonin se në përgjithësi, me përjashtim të banorëve të Reçit, Fanit, Pulatit, Çidit dh Nikaj-Merturit, të gjithë të tjerët nuk janë shqiptarë edhe pse flasin shqip e se këta të gjithë janë vetëm tipa sllavë e romakë4) duke mohuar kështu kombësinë shqiptare e duke i akuzuar njëkohësisht shqiptarët si shkombëtarizues, asimilues e vrasës të serbëve. Kështu, të akuzuarit akuzonin.
– Mohimi, i luftërave të popullit shqiptar për liri kundër robërisë osmane, duke shpifur se «shqiptarët nuk ndërmorën asnjë tentativë të vetme për të hedhur poshtë zgjedhën osmane» e se këta ishin bashkëpuntorë të osmanllinjëve, se ishin të priviligjuar dhe shpeshëherë kanë luftuar kundër popujve të krishterë të Ballkanit.

1) Sadullah Brestovci, vep. e cit, f. 127

2) AIH, A. IV. 279, Dr. D. Stranjakoviç, studim, f. 2.

3) J. Cvijiç, «Balkanski Rat i Srbija», Beograd 1912, f. g.9.

Marrë nga : “Gjenocidi Serbomadh dhe Qëndresa Shqiptare” Autore:  Shaban Braha

E përzgjodhi: Ismet Bozhdaraj

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Shkurt, 2017 — 13:28

The Author

Shaban Braha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.