Dëshmitë e nëntokës dhe të nën ujit për të parët tanë

shpella_kroaci

fahriu461Shkruan: Fahri Xharra

Për deri sa , neve na kanë hedhur “ një grusht mizash “ sllavo-turke , domosdo që neve do të humbasim kohë pas tyre , domosdo që neve duhet të shtrihemi “ për së gjëri e për së gjati” sipas urdhrave të atyre mizave të mbushura plot viruse dhe plotë baktere aerobe dhe anaerobe ( që rriten në praninë e oksigjenit , dhe pa oksigjen ) Pasojat e baktereve anaerobe zakonisht janë shumë më vështirë , sepse varra duhet hapur , duhet të mbet e pa qepur , që qelbi të rrjedhë nga trupi . Ato vdesin në praninë e oksigjenit . Nejse ! Jam shumë i befasuar se çka po zbulohet në nën tokën dhe nën ujin e Kroacisë dhe Hercegovinës; befasinë po ma rritë entuziazmi i arkeologëve dhe pushtetarëve të atyre anëve , që me çdo kusht duan që e fshehura me mijëra e mijëra vjet përpara e shef dritën e Diellit.

shpellat_kroaciNeandertalsi “dalmatin “ në shpellën e Kliçevicës( Kroaci) Shpella e madhe në kanjonin Kliçevica në Rashtec ( Benkovac-Kroaci) është një vend gjetje me vlera të mëdha historike , sepse aty janë gjurmët e kulturës së kohës së neandertalit , ( mbi 40 000 vjet e vjetër). Është diçka e rrallë për këto anë. Pas gropimeve t`ashtuquajtura ‘ gropime prove” , tani ka filluar hulumtimi i koordinuar për gjetjen e gjurmëve të jetës së njeriut në tokat e Dalmacisë ( ndoshta ne dalin se ishin ose turq ose serb!) Është e të njëjtës kohë si ajo e shpellës afër Kashtellit , dhe Vindisë ne Zhorjen Kroate ( kush ishin Vindët ?

Janë gjetur vegla pune nga guri, si dhe mbetje eshtrash. Zbulimet do të na tregojnë dhe të thyhet teoria që neandertalit ishin “ të marrë”. Ata, ishin shumë inteligjent dhe dinin shumë mirë t`iu përshtaten kushteve të jetës , ne ato vende ku jetonin. E varrosnin të vdekurin, e ksihin ndjenjen e komunikimit dhe aftësinë e lëvizjes dhe ndërrimit të vendbanimit

Lubushko polje, është një fushë shkëmbore në Hercegovinën perëndimore , me sipërfaqe rreth 25 km2. E gjatë 10 km dhe e gjerë 2,5 deri 3 km (Hrvatska Encuklopedija) Këtu në anën e Fushes së Lubushës ( B dhe H ) ka vendgjetje të mëdha arkeologjike , e posaçërisht varrezat Ilire , nga Kohe e vonshme e Hekurit. Ky vend bregdetar paraqen një pike shumë të pasur arkeologjike Ilire.

shpella_kroaciArkeologet sllav (disa ) ende mundohen te fusin “mish të dhisë “ në komentimet e tyre shkruajnë: “ Ne varre u “ gjetën drahmat greke e argjendit” , që nga shek,III-të pr Krishtit. dhe se janë farkuar në Apolloni dhe Dyrrah . Aty u gjet edhe shtizat e hekurta si dhe zbukurime për meshkuj, si dhe shumë perla për femra nga qelibari .

Kroatët shkruajnë “Otkrice drevno blaga koje ce promijeniti povijest “ ( Zbulimi i pasurisë së lashtë që do ta ndërron historinë, sepse kësi lloj varrezash nuk janë gjetur deri më tani

 

shpellat_jugun_venditMuzeu i Vuçedolit (MUZEJ VUCEDOLSKE KULTURE ) Një muze natyror me eksponate te vjetra mbi 5 mijë vjeçare. Është gjetur që në ata kohë që grate varroseshin me stolitë e tyre, kurse burrat të armatosur ashtu si ishin dhe të percjellur me vazot helene. “ Duhet që pas këtyre zbulimeve të ndryshohet mënyra e të menduarit historik për këto anë.Ilirët i margjinalizonim duke iu dhënë rëndësi ardhacakëve grek; në hulumtimet tona dhe gjatjet tona dokumentohet që roli i ilirëve ishte shumë i madh , dhe më i madh se sa bisedohej për ta_ shkruan shtypi kroat. (Ilire cesto percipiramo kao marginalce, posebno u odnosu na istovremene grcke naseljenike, medutim, naša su istraživanja pokazala da je uloga Ilira na ovim prostorima puno veca nego što se do sada mislilo i prikazivalo, pa cak i u politickom životu. )

Përgatitur nga Fahri Xharra,14.08.15

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 14 Gusht, 2015 — 12:50

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Për derisa të tjerët përpiqen të zbardhin edhe historinë mënyë ladhtë Ilire ,për ironinë e shkencës dhe njerzimit ne mohojm edhe historinë më të re që ishim dhe jemi akoma dëshmitar të saj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.