Mohimi i të drejtave për arsim kombëtar

Shkollat shqipe në Tetovë 1941-1944 4

xdggddg

Nga: Brilant Gashi

Megjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetin e popullsisë , në trojet e banuara me shqiptar mbretëronte një prapambetje e theksuar ekonomike dhe kulturore .

Ndryshe nga popujt e tjerë të Mbretërisë Jugosllave , shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kombëtare , demokratike gjithashtu dhe njerëzore . Shqiptarëve u mohohej e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratë dhe në veprimtari publike , e drejta e shkollimit në gjuhën shqipe , e drejta e zhvillimit të kulturës dhe traditës kombëtare , e drejta për të mbajtur flamurin kombëtar , e drejta për të organizuar tubime me karakter kombëtar për të përkujtuar personalitetet historike , e drejta e veprimtarisë botuese në gjuhën amtare etj .

Prapambetja e madhe kulturore dhe arsimore ishte rrjedhojë e sundimit të huaj shekullor si dhe e politikës diskriminuese e shoviniste serbo-madhe që ndoqi ndaj tyre Mbretëria Serbe e Malazise dhe më pas ajo Jugosllave . Shqiptarëve , jo vetëm që u mohohej shkollimi në gjuhën shqipe , por u bëheshin pagesa për t’u shkolluar edhe në gjuhën serbe . Në vitin shkollor 1939 – 1949 prej 37.885 nxënës të shkollave fillore sa kishte Kosova , vetëm 11.876 ishin shqiptar .

Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe , kurse personeli mësimor e administrativ përbëhej nga serbë e malazez dhe në këto rrethana 90% e popullsisë shqiptare ishte analfabete . Një pjesë e fëmijëve shqiptar ndiqte mësimet në xhami dhe me metoda mesjetare , pasi që vendet nuk ishin aspak të mira dhe shumë të papërshtatshme . Kishte raste kur në kisha ose xhami , prifti ose hoxha që kishin vetëdije kombëtare , i mësonin fëmijëve edhe lexim apo shkrim në gjuhën amtare . Disa të rinj kalonin kufirin shtetëror shqiptar në mënyrë ilegale për t’u shkolluar në gjuhën amtare .

Të vetmet institucione shkollore të mesme ku shkollohej kuadri fetaro – mysliman ishin dy medreset e Shkupit : medreseja e mbretit Aleksandër dhe ajo e Isa Beut . Nga këto institucione shkollore , krahas kuadrit fetar , dolën nje plejadë patriotësh , demokratë dhe intelektualë , luftëtar të denjë për bashkim kombëtar , ndër të cilët ishin edhe Hivzi Sulajmani , Esat Mekuli etj . Në të gjitha trojet etnike shqiptare ekzistonin vetëm disa biblioteka me një numër të kufizuar të librave dhe të gjitha në gjuhën serbe .

Në Kosovë ekzistonin tre biblioteka kombëtare me 6000 libra ku asnjëra nuk ishte në gjuhën shqipe . Po kështu në viset shqiptare nuk kishte institucione kulturore e shkencore dhe nuk zhvillohej veprimtari botuese , ndërsa individët që sillnin libra shqip nga Shqipëria , persekutoheshin e dënoheshin me dënime shumë të rënda .

Shperndaje ne
Updated: 10 Janar, 2016 — 17:41

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Nuk jan shkrimet e tua, kto shkrime jan nxjerr nga ” Historia e popullit Shqipetar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.