PAPËT SHQIPTARË NË HISTORINË E KRISHTËRIMIT

Papa_klementi_11

prof_Zymer Mehani

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Papët me origjinë shqiptare kanë lënë gjurmë të pashlyera në Selinë e Shenjtë dhe në mbarë krishtërimin. Ata mishëruan, në stadin më të lartë, virtytet dhe vlerat e kombit tonë. Treguan urtësi, vullnet, zgjuarsi e mbi të gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtarët e krishterë, anë e kënd rruzullit, përulen dhe nderojnë me respekt të veçantë këta barinj të fjalës së Zotit. Nuk është e rastësishme që Papa Klementi XI renditet i katërti për nga rëndësia në të gjithë historinë e pontifikatit ndërsa Iliria ishte përcaktuar si “Ishulli i Shenjtorëve”.
Ardhja e papëve në krye te Selisë së Shenjtë e ka zanafillën që kur Roma u kthye në perandori dhe krishtërimi u bë pjesë e sundimit të saj. Shqiptarët, si një ndër popujt më të lashtë në Evropë, ishin të parët në kontinent që e përqafuan atë. Shenjtët të tillë si Shën Eleutherius, Papa Klementi XI, Shën Kajus, Papa John IV, Shën Dardani, Shën Jeronimi, Shën Ashti etj, tashmë ndodhen në përjetësi.
Qindra peshkopë nga Iliria morën pjesë në Sinodin e Parë të Romës themeluar në vitin 130 pas Krishtit. Ky fakt jep dëshmi për ekzistencën e një administrate të mirorganizuar të kishës në Iliri gjatë shekullit II të erës sonë. Elementët, që përbëjnë themelet e doktrinës së krishtere, shtatë kodet e para ekumenike, janë pikërisht nga territoret “Ishulli i Shenjtorëve” . Kjo është dëshmia më e mirë e kontributeve që shqipëtarët kanë bërë për qytetërimin evropian në veçanti dhe atë botëror në përgjithësi.
Papët me origjinë shqiptare
Ekzistojnë dy mendime lidhur me numrin e tyre. Katër janë “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedisë italiane dhe veprës gjeniele të Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, thuhet se nga viset tona kanë qenë tetë papë që drejtuan Vatikanin. Ata janë Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

1. Shën Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189)
Lindi njëqind vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopol, një vendbanim i njohur në Epir. Ishte arsimuar në Romë nën Papa Shen Aciteti, ku mori urdhër të shenjtë. Në 177 pas Krishtit, Shën Eleutherius u emërua Papë dhe mori fronin e Shenjtë në Shën Pjetër. Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishterimin si besim në kombet e qytetëruara evropiane dhe që mbeti mbizoterues edhe në ditët tona. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve shqiptarë, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret në 277 p.e.s. Ishte shenjtëruar nga kisha. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e San Pietros në Vatikan, një vepër e jashtezakonshme në llojin e vet.

2. Papë Shën Urbani I Pope Saint Urban I
Vërtetohet se ka origjinë Ilirie. Datëlindja e panjohur. Vdiq më 23 Maj të vitit 230. Eshtë shpallur martir. Mban fronin papnor në vitet 222-230. Vdekja e tij është fiksuar me 25 maj. Renditet i tetëmbëdhjeti në listën e papëve.
3. Shën Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)
Mjaft historianë pranojnë se ai ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u bë Papë. Perandori zbuti persekutimet ndaj te krishterëve. Vdiq me 22 prill 296. U varros ne kishën e Shën Kalistit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye ne kishë. Me 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Në vitin 1880 në këtë vend u vendos Ministria e Luftës së Italisë, eshtrat u vendosën në një kapelë në Barberini. Vdekja e tij është më 22 Prill.

4. Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )
Vërtetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i Skolastikut Venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi monotelitizmin në një Keshill që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër te sllavëve dhe avareve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë më para. Ndërtoi një kishë me emrin e shenjtorit ilir Venantius (kështu quhej edhe i ati). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq më 12 Tetor 642, duke pasur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.

5. Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 qershor 1476 – 18 gusht 1559)
Mban fronin papnor në vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njëzet e pesti në listën e papëve. Gjatë kohës së tij, më 1555 botohet në gjuhën shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim një fshat arbëresh te Kalabrisë (në Katanzaro) që mban emrin Karafa.

6. Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 dhjetor 1521 – 27 gusht 1590)
U ngjit në fron 1585. Papati i tij zgjati deri më 1590. Renditet i dyqind e njëzet e nënti në listën e papëve. Familja Pereti emigroi në Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

7. Gjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)
Ishte papë nga 23 nëntor 1700 deri në vdekjen e tij në vitin 1721. Klementi XI ishte një mbrojtës i arteve dhe të shkencës. Ai ishte gjithashtu një bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit,ishte i interesuar për arkeologjinë. Ai ishte me origjinë shqiptare.

8. Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)
Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Lorenci bëri karrierë si ambasador i Papës, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjeç. Është i pari Papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiq në vitin 1840.

Shperndaje ne
Updated: 6 Shtator, 2016 — 06:54

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.