Ra n’gjunjë, puthi dheun
Gatitu te Flamuri
Betimin e dha
Ai, Komandant GURI :
-Do të jem pa zemër
Nëse për Ty s’kam dashuri
As shpirt s’do të kem unë
Nëse s’ luftoj për tënden LIRI
S’do të ketë kurrë liri
Atje ku shqipet s’fluturojnë
S’do të ketë ngrohtësi
Aty ku këngët për Ty s’jehojnë
Këto fjalë i tha GURI
Me besën prej burri
U nis n’luftë të shenjtë
Për ty ATDHE i shtrenjtë
KOSOVë
Hapin drejt lirisë
Vetë e kemi bërë
Me pak dije
Me shumë mund
Me shumë vullnet
Por miqtë EuroAmerikan
S’i harrojmë kurrë….
Me respekt të veçantë nga HalilPreniqi
Përshëndetje të sinqerta z GURI
ATDHEU
Atdheu
Ka nevojë
T’i japim
E jo t’e vjedhim
Ndërgjegjja
E vertetë
çdo gjë që ka-
Atdheut ia falë.
Nga Halil Preniqi