“Hazreti  Erdogani “ i Myftiut  Ternava !

fahriu_ri_09_fbA janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç’ndodhi me Rozafën. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.Kjo ishte nga Rozafa – Gruaja e murosur ,Arben Çokaj.

Pra ,një pyetje biblike : A jemi të gatshëm vallë, të gjithë shqiptarë të flijojmë? Duket që jo . Aspak , hiç .

Medreseja e internati arab-islamik në katundin shqiptar, Milesh të Gjelosh Gjokajt të famshëm, është provokim i rrezikshëm, është përpjekje e tri subjekteve që e hapën shkollën arabe të nxisin konflikte në mes të sllavëve myslimanë e shqiptarëve katolikë. Ç’u duhet shqiptarëve shkolla arabe?

 Edhe pyetja tjetër kush ishin ata sllavë musliman ? Ja , ky ishte kujdesi turk i mbrojtjes sonë nga sllavizimi .

 “Sikur nuk mjaftonte ky provokim, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare. Turqit kanë përhapur propagandë sikur do të hapin medrese e internat për vajzat shqiptare, mirëpo ulqinakët e dinë fare mirë se vajzat shqiptare nuk do të shkojnë kurrë në shkolla arabe e turke, edhe donatorët e dinë këtë gjë, kështu që fshehurazi planifikojnë të sjellin sllave që ta ndryshojnë strukturën etnike shqiptare. Më këtë veprim Turqia më ndihmën e sllavëve synon të tensionoj situatën në Ulqin.

Miku im, i shqetësuar më këto veprime shkombëtarizuese, druan se mund të shpërthejë ndonjë pakënaqësi e ulqinakëve kundër shkollës arabe, kundër kësaj çerdhe islamike, ku mund të rekrutohen vajza skllave seksi për luftëtarët e tokës së Shamit e për luftëtarët e ISIS-it. “Do të sillën mjekrroshat nëpër Fushën e Ulqinit si mizat nëpër plehra”, më shkruan miku im.-shkruan Gani Mehmetaj (Shkolla arabe në katundin shqiptar! )

Nëse më pyesni mua se çka bëra për popullin shqiptar ? Pak, do të duhej më shumë . E kam një pyetje për Myftiun Ternava dhe ata që i shkojnë pas :” Po , ju or burra që flisni shqip a kjo ishte edukata e juaj familjare  të shisni kombin tuaj që memzi mbijetoi nga 600 vjetshi i kaluar  ? A thua, askush juve nga familja e juaj nuk iu paska folur për shqiptarët ? Nuk e besoj që jo. A mos është kjo ndonjë tradhti familjare ,e pastaj kombëtare?

Mjerimi nuk ka kufij , e atij mjerim po ia shton “ fukarallakun “ mendor edhe  Myftiu Ternava” “Jemi me fat – ka thënë Ternava, , ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan.” D.mth. “Hazreti Recep Tayip Erdogani”.

Kësaj rradhe do të jem edhe më i fortë në shkrimin tim.  “Për kë frymon ti Efendi Ternava ? “

“Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.”  

Kalaja e Rozafës … ah  Osmanët !……”Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.”

Myftiut Ternava ; Je shqiptar ti ? Nuk e ke lexuar Marin Barletin  ? “Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrëqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm.”

Ore njeri , lojën e kujt  e duke e luajtur ? Se të qëndron prapa Turqia dhe Erdogani e di , porn ë botën shqiptare kush është me ty ?

“Jemi me fat – ka thënë Ternava, , ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan.” D.mth. “Hazreti Recep Tayip Erdogani”.

Sensation ! “Tërnava kërkon më shumë Turqi në Ballkan “ – “Ndihma e Turqisë në aspektin e përgatitjes së fëmijëve tanë është shumë e rëndësishme, pasi pas rënies së Shtetit Osman në Ballkan u mbyllën të gjitha institucionet fetare, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll. “

Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme”, tha Tërnava.””

A jemi të gatshëm vallë, të gjithë shqiptarë të flijojmë për atdheun? Duket që jo . Aspak , hiç .

Fahri  Xharra

19.10.16 , Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 19 Tetor, 2016 — 21:43

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Sdi qka te them goja ju ternaves kurse ju vazhdni me zwrin intelektual

  2. Mua me vjen per te vjell kur i ndigjoj emnin e ternaves,krasniqit dhe ketyn te tjerve,hoxhallar pleha dhe glaca pulash siq jan.Por mos me e zgjat ma shum,une jam i qet tash,se po e di se kush,jan armiqt e Shqipnis dhe te Kombit Shqiptar,pra qenkan hoxhallaret,shpijuj te Rusis-turqis dhe serbis.Tash nuk kam shum nervoz se asht nda shapi nga sheqeri,dhe feja e tyne trathtarve qe qe prodikojin.Por ta din se nuk asht ma populli Shqiptar ne gjum,tja nisin kur te dojin se kan me hum dhe kan mu kall vet ne at zjarr,se Kosova dhe viset tjera dhe Nana jon e madhe Shqipni,asht e Shqiptarve e jo e mongolve ,dhe skllave.

  3. Zoti F. Xharra e njeh historinë e Kombit shqiptar me rranjë, prandej edhe shkruen realitetin, pavaresisht se dikujt, qe s’ njeh te kaluemen e luftat shekullore nen Gjergj Kastriotin e ma këndej, u vjen keq. Sllavet e grekët e myslimanizuem ne Ballkan janë turqizue, e kanë humb identitetin e origjines, ndersa myslimanet shqiptar, vendas kane mbetun shqiptarë, por edhe ketu ka emigrante turq, aziatikë, mongol, te sjellun nga turqit gjate shekujve pushtim e kane po atë mentalitet turko – arab. Per kete shkruen historiani shkodran i ndjemi Hamdi Bushati ne librin e tij dyvellimesh ” Shkodra dhe motet” . Me myslimanet sllav, por edhe kosovarë ka lujt lojen e Turqisë sllavi tuj i çue ne Turqi per me lirue tokat shqiptare e sjellë sllav te myslimanizuem a orthodoks ne Dardani. Shqiptarë te myslimanizuem ulqinakë mos e hani sapunin per djathë, mos mashtroni, se Ju keni ruejt autoktoninë shqiptare me kange e zakone tonat. Ternava e mjekrosha te tjere hane buken e Erdoganit, po ju mos mashtroni , mesoni ne shkolla shqipe femijet, se e kane te hapun rrugen me mesue neper Evropen e kultures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.