SHQIPËRIA,MBRETËRIA MË E RE E EVROPËS

14690986_692573017585970_6270740646865644106_n
Pas shumë shekujsh me luftëra, më së fundi Shqipëria shijon
paqen dhe stabilitetin.
Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

“Përse do të shkoni me kuaj?”, na pyeti konsulli shqiptar ndërsa na kthente pasaportat e vulosura. “Po, pse, çfarë duhet të bëjmë”!,- iu përgjigjëm, -“Në Shqipëri nuk ka linjë hekurudhore…”
“Ja mendojeni dhe një herë. Shtrirja e vendit është rreth 30.000 kilometra katror… Sipërfaqe shumë e madhe që ta përshkojë ndokush me kalë. Dhe pse nuk merrni një makinë?” Në këtë pikë ngelëm. Në Shqipëri me makinë? Çfarë plage për traditën! “Me perëndimin e diellit, e lidha kalin për të shijuar pamjen e mrekullueshme të maleve”: Kjo është njëra nga frazat e lordit Bajron, që përsëritej prej udhëtarëve që kishin vizituar vendin e Skënderbeut dhe të Ali Pashait.
“Me kalë në Shqipërinë malore”- kjo është njëra nga zgjedhjet e zakonshme të udhëtarëve që vizitojnë këtë vend. Për këtë arsye edhe ne e kishim përfytyruar Shqipërinë si një vend tejet malor, me male që nuk e lejonin kapërcimin e tyre me mjete të motorizuara, të banuara nga njerëz të egër dhe që dinin ta përdornin mirë pushkën. Dhe megjithatë, ja ku na doli një konsull që na tregonte në hartë mbi një mijë kilometra rrugë nacionale të shtruar dhe që na kujtonte neve amerikanëve romantikë se “koha është para” dhe se “Benzina ishte e vetmja gjë që do të na nevojitej në Shqipëri!”
“Do ta kemi parasysh”, i thamë. Dhe me të vërtetë që menduam.
HAPI NGA MESJETA NË KOHËRAT MODERNE
Një javë më vonë e pamë veten të ecnim me një tren vargmalet e Maqedonisë, deri në qytetin përrallor të Follorinës. Që aty një makinë na ngjiti në një mal të lartë dhe më pas na zbriti në një fushë të madhe. “Kur do të hyjmë në Shqipëri?- e pyetëm shoferin, duke kërkuar më kot me sy në horizont malet e pakapërcyeshëm. “Në Shqipëri jemi”,- na u përgjigj ai, duke na treguar me dorë lëndinën e pafundme.
Ajo ç’ka shihnin sytë tanë ishte një livadh i pafund me misër në ngjyrë floriri, i cili përkulej lehtë prej flladit që frynte, duke krijuar pamjen e një deti përrallor tokësor. Në thellësi gjendej qyteti i Korçës, me kopshtet e gjelbëruar dhe minaret shkëlqyeshme. Këtë pamje bujqësore, kaq të ndryshme nga ajo ç’ka ne kishim përfytyruar, e përshkonte një rrugë automobilistike e mbushur me kthesa, ku kamiona të mëdhenj ecnin me ngadalë njëri pas tjetrit duke transportuar postën dhe mallra të ndryshme nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin.
Një luftë katastrofike lë pas të paktën rrugë. Me përfundimin e luftës të vitit 1918, Shqipëria, e cila ishte fushë beteje dhe korridor ushtarak në të njëjtën kohë, zbuloi se kishte përfituar boshtin e një rrjeti të mirë rrugor dhe përvojë në mjetet automobilistike të transportit.
Kështu, në vend që të kalonte me ngadalë dhe gradualisht nga avulli në benzinë, siç kishte ndodhur në vendet tjera të Evropës, kishte bërë një hap gjigant nga Mesjeta në kohën moderne, nga kuajt në makinat, brenda një dekade.
Sot (në vitin 1931, A.Llalla) qeveria shqiptare shpenzon 200.000 dollarë në vit për shtrirjen e rrugëve automobilistike, që ishin ndërtuar në kohën e luftës. Banorët e Shqipërisë fushore kanë përfituar një rrjet rrugor, në sajë të një ligji që i bën ata përgjegjës për mirëmbajtjen e një pjese të rrugës prej gjashtë metrash, qoftë me shpenzimet e tyre, qoftë duke punuar ata vetë.

Shperndaje ne
Updated: 16 Nëntor, 2016 — 04:27

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.