PËR NjERËZIT RrEZILA NËN PETKUN E KLERIT

FAQJA E ZEZË E KOMBIT

Disa nga klerikët tanë janë faqja e zezë e kombit, janë prej atyre që propagandonin me të madhe për shpërnguljen tonë në Anadoll sipas marrëveshjes turko-serbe, të fshehur pas arsyetimit fetar musliman jotolerant duke e prekur kështu shqiptarin kreshnik në palcë, aty ku s’durohet dhimbja; duke i thën nëse doni ta shpëtoni nderin familjar dhe ta ruani fenë do të shkoni në Anadoll! Atje ju pret toka pjellore, predikimi i pastër i fesë muslimane…etj! Këtu nuk ka garanci… komunizmi ështe i pafe dhe prek në nder dhe moral veçanërisht në gjininë femërore?!.

Pra këta hoxhallarë janë prej taborit të atyre klerikve që kishin misionin e caktuar të rusëve dhe të realizuar prej turqisë përmes shqipfolësve tradhëtarë të kombit të vet, njerëz pa ndërgjegje , pa mpral dhe pa vertikale, çanaklëpirës e puthadorë të neveritshëm që për ca groshë e shitshin dhe babain e vet(mbase këta me gjak e kombi kane qenë sërbe, bullgarë, rusë…)

Edhe atë për dy qellime! I pari për të zbrazur teritorin Dem Babadem të banuar me popullatë ilire-shqiptare dhe qëllimi i dytë asimilimi i atyre qe do të shperngulen në Turqi…

Të rregulluar edhe me kushtetutën turke e cila regjistron çdo banor të shtetit turk vetem si i kombit turk asesi si kombe tjetër?!

Edhe më keq se kaq, duke ua ndërruar mbiemrat shqiptarëve dhe zëvendësuar ata me emra te rinj që do te thotë se duke u dhënë për mbiemër llagapin turk,do të realizonte, përfundimisht, shkëputjen me rrënjët e atdheut dhe të fisit?!

Kështu shqiptarët do t’i vriste edhe në kohë edhe në hapësirë!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 31 Maj, 2018 — 17:26

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. Dikur ndoshta e kishin ma lehte qe ti bindin shqiptaret ngase ekzistonte analfabetizem i madh dhe mundesite e marrjes se njohurive iahin te vogla porsit ne shek XXI ne kohen e teknologjise informative dhe te pranosh injorancen fetare, eshte poshteresibe madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons