Z. DEDË DEDA –POET DHE HUMANIST

Prishtinë, më 14 maj 2019

Z. DEDË DEDA –POET DHE HUMANIST

Shkruan Zymer Mehani

Dedë Deda, poet i talentuar shqiptar, i lindur dhe i rritur në Fushë-Arrëz të rrethit të Pukës, më 14. 12. 1979, që aktualisht jeton dhe vepron në Londër, sot më datën 14 maj 2019 për nxënësit shqiptarë të Republikës së Kosovës na e dhuroj një pako prej 300 ekzemplarësh të vëllimit të tij poetik të parë “Puthja e atdheut”, botuar në Tiranë më 2018. Ndonëse larg vendlindjes, mendjen dhe shpirtin i ka në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e dëshmon vepra e tij madhështore dhe gjesti human prej një atdhetari të vërtetë. I tillë është z. Dedë Deda, poet dhe shkrimtar i shquar, i cili që nga larg atëdheut i dhuron shkollës shqipe dhe nxënësve të shkollave të Kosovësë një dhurat shumë të çmuar. Këtë pako librash me vlerë 1,500 euro e pranuam sot, bashkë me mikun tim-poet z Hajrush Redenica, e që në emër të autorit Dedë Deda, këto libra do t’i shpërndajmë në bibliotekat e Prishtinës, të Podujevës, të Kastriotit, të Vushtrris, të Gjilanit, të Kamenicës, si dhe në bibliotekat e qytetit të Kukësit.
Në emër të nxënësve, të personelit të bibliotekave të shkollave të qyteteve në fjalë dhe në emrin tim prrsonal e falënderoj nga zemra autorin e librit ,,Puthja e atdheut” poetin Dedë Deda dhe mikun tim poet z Hajrush Redenica, i cili vullnetarisht ka shpreh gatishmëri të më ndihmojë në shpërndarje të librave.
Zoti ju bekoftë, bashkë me familjen tuaj, poet humanist z Dedë Deda! Kosova ju është mirënjohëse!

Shperndaje ne
Updated: 17 Maj, 2019 — 21:17

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.