Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- KËNGË HIMNI PËR ÇAMËRINË

KËNGË HIMNI PËR ÇAMËRINË

Çamëri, plagë e të gjithë shqiptarve
Ji zemër nënash, dhe zemër bijash
Ji  trimja  jonë  në  betejat për  liri
Ji armë burrash nga më atdhetarët

Kjo këngë himni për tërë shqiptarët
Është nder i gjuhës dhe  i  flamurit
Çamëria- Shqipëri është udha jonë
Çamëria-Shqipëri është tërëzgjidhja

Çam dhe  arvanit  jemi  një  flamur
Shqip  flasim  prej  13 mijë vjetësh
Tanët  janë ; Joni, Adriatiku, Egjeu
Ipe, shembja çatinë e qiellit Greqisë

Gjallë është Pirro, dhe Gjergj Kastrioti
përpara çam për Çamërinë-Shqipëri
përpara Festim, Bardhosh dhe Met
përpara Xhemil, Idajet  dhe Ahmet!

Ora Greqisë  çdo çast po  i  mbaron
Në kujtesë  nuk  kemi  të  humbur
Republikë e Çamërisë,  të betohemi
Çamëria-Shqipëri është qëllimi ynë!..

Rrustem Geci – Shkodër, 22 Prill, 2017

Shperndaje ne
Updated: 1 Maj, 2017 — 19:04

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.