Si të veprojmë, si ata të lindjes apo të perëndimit ?

Përfundimisht duhet të bindemi në ato fjalë sa t`ëmbla aq edhe shpirtbardha , këshilluese dhe dashamirëse kombëtare të Naimit ,se për shqiptarët dielli lindë në perëndim . Jemi dëshmitarë , sidomos ne të Kosovës dhe viseve tjera  shqiptare të ish -Jugosllavisë se e kishim një periudhë të shkurtë kohore 1968-1981 kur filluam lirshëm të sillemi me bindje perëndimore ;në kuptimin e shkollimit , në ngritjen e kulturës e sidomos të formimit tonë intelektual.
 
Një nga intelektualet e mëdhenj të kohës kur neve na duhej një predikim shpirtëror që të dimë se nga të drejtohemi ishte edhe Krist Maloki nga Prizreni.
 

Lindi në Prizren më 8 prill. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan në Austri për t’i vijuar mësimet në shkollën e mesme. Studimet i ndoqi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Në moshën 12- vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri.

Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata, të parën me 1929 në Filozofi-Pedagogjike me temën “Die Grundprobleme der Kunsterziehungsbewegung”; dhe të dytën në Jurisprudencë më 1934. Në Graz i përfundoi studimet për filozofi, histori të arteve dhe pedagogji. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972 në Grac të Austrisë. )

Kristë Malokit vetëm  vitet e fundit është botuar vëllimi “Refleksione” dhe “Oriental apo Oksidental” . Mund të pyesim ,pse jo më herët;por më mirë jo sepse përgjigjen e dimë .

Ku mbetem; të drejtohemi nga Lindja apo Perëndimi ?  Kur një miku ia dërgova të shkruar planin e Çubriloviqit   (në gjermanisht ) për zhbërjen e shqiptarëve (1937 ), ai më shkroi  se gjermanët e moshuar  (që ai njeh ) e dinë shumë mirë ,por po ata gjerman e pyesin ; si e harruan shqiptarët otomanizmin 500 vjeçar që e patën mbi supet e veta?
 
Krist Maloki në Revistën “Përpjekja Shqiptare”, 1937  (Oriental apo oksidental ) shkruante: “ Lindorizma shqiptare është një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim të tijën. Si më të parën karakteristikë të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete – qelepir – nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilët ai i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi, ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë droje e kujdesje.
 
Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të vetën, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.” Shumë e qëlluar .
 
Shikoni , miq të nderuar kur të lexoni copëzen e shkrimit në vijim do të shihni se edhe sot ne shqiptarët mendojmë në mënyrë orientale (lindore) :” Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nanë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira, ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ato ujqt që vejnë së bashku në pre, por që e shqyjnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe maje Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e do , por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje.” (po aty )
 
Edhe sot në mbarë shtrimin shoqëror e politik, d.m.th. ndër marrëdhënjet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij është futur dhe përhapur shpirti i të menduarit lindor si një epidemi rrënimtare dhe e cila  e ka deformuar karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Apo jo ?
 
Edhe unë që kam jetuar dhe punuar në perëndim ,por edhe ju të gjithë që jeni atje e keni kuptuar mirë se:  “Perëndimorja e vërtetë tregohet pikësëpari në kryerjen e një detyre të ndershme, fund e maje për hatër të asaj detyre dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonjë dëshirë e sjellur apo nga shkëlqimi i ndonjë fitimi material. Heroizëm s’kërkohet prej askujt, porse lartësia morale e një perëndimori matet me gradën e vetëmohimit dhe vetëflijimit rreth një ideje të lartë, rreth një ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.
 
Detyra e përditshme e një perëndimori është: “Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë; sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri – i madh a i vogël, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez – jo nëpër premtime materialiste apo friksime fetare, por vetëm e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm, i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shumë normal. “ (  nga Kristë  Maloki )
 
Dhe shpirti fisnik i një perëndimori është pikërisht ajo dhimbje mëshire dhe flijeplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.
 
Larg jemi e edhe më larg do retro- shkojmë nëse e vazhdojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të sotëm në të dy shtetet shqiptare.
 

Fahri Xharra, 05.05.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 5 Maj, 2017 — 04:46

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. “HEU,HAJA QENIT,PIJA QENIT;EU,QAJA VENIT,ZIJA VENIT;OUUU,HAJA E PIJA QENQE;A,QAJA E ZIJA
    VENQE,NËMQE;THËNJË ME VLERË NDËRKOMBËTARE MU NGA VIZIONARE,KUR PAS FITORES KUNDËR NACIZMIT
    O FASHIZMIT HITLERIANË,TRE ISH PRESIDENTËT KRYSOR TË ATLANDES-NATOS NGA USA,ANGLIA OR,EDHE
    FRANCA;KISHIN DEKLARUAR:-NE,FITUAM KUNDËR FASHSIZMIT O NACIZMIT HITLERIANË;POR,TANI KEMI
    HUMBUR,PSE LEJUAM PËR TË U FUTUR,DHE PËR TË NA SHKATËRRUAR,TANI NJË NACIZËM,FASHIZËM EDHE
    MË I KEQ,HE DREQ;SI DHE MË I RREZIKSHËM,SE VETË KY NACIZMI,FASHIZMI HITLERIAN,QE KY ËSHTË
    VETË NACIZMI,FASHIZMI STALINIAN;RUSE O PUSE;A,VËSHTIRË,AQ,KAQ PËSHTIRË;SA DO TË KALOJË,OR,
    TRANDOJË,ME DECENJË,APO SHEKULLI,QE EUROPEN TA ÇLIROJMË NGA FASHISZMI,NACIZMI,KAKATSROFALË
    MË KANIBALË;NGA RUSO-TURKO-LINDORËT,OUUU,PUSO-FURKO-GRINDORËT!!DHE NE,SHQIPTRAËT GJINDEMI
    NË UDHËKRYQ,KURDHËTRYQ;NË KUFIRIN NDARËS,ZUHIRIN ZVARRËS;EDHE RILINDASIT TANË PARA SHEKUJ
    O TEMPUJ,KANË LANË AMANETIN,TESTAMENTIN:PËR NE POPULL KOMBIN SHQIPTARË;LINDJA O NGRITJA,OR
    RILINDJA DHE RINGRITJA;ËSHTË NGA PERENDIMI;SI DHE;MOS DEGJONI KISHA E XHAMIA;SEPSE,FEJA E
    SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA;OREEE,FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË,VETËM O VETËM SHQIPTARIA!..
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA
    QE NGA KËSO,PËSO,BESO;BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,PËRDHUNË,NA PËRZUNË,PAKTHIM,PËR AMSHIM,OU,MU
    TERË MOLKOTË-GOLGOTË MBARË KOMBËATRE SHQIPATRE,PËR ÇFARROSJE,ÇVARROSJE TOTALË,GLOBALË,OOU
    MË KATASTROFALË,MË KANIBALË,QE KURRË HE BURRË,NGA KJO GURRË;KËTO BISHA ME XHAMIA O KISHA
    NUK U NGOPËN,AS NUK U KOPËN,ME GJAK O PRAG SHQIPATRI,OUUU,ME GJAK OU,PRAG SHQIPTARI;PORSE
    NË MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE PRO PERENDIMORE;DO RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,
    PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM;ORE,RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!..

  2. FRIKSOHEM

    Vetëdija njerzore e kombëtare
    Në peshojë të madhe
    Në mes
    Vetëvrasjes e shpëtimit
    Lindjes e Perendimit

    Ah Evropë Evropë
    Si s’të vie keq
    Sa afër na ke
    Sa larg na mban.

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.