Fahri Dahri: Lidhur me shtetësinë shqiptare të At Anastas Janullatosit

KOMENTET E DHJETORI 2017

Lidhur me shtetësinë shqiptare të

At Anastas Janullatosit

 

1) Koment shkrimit të:Janullatos:

Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri

është që fshatrat janë boshatisur

(December 20, 2017 23:06)

Besoj se ky shkrim duhet të jetë i shkurtuar, mbasi nuk informon se ku është trajtuar dhe pse, edhe shprehjet jane pak si “trembura”, sikur i intervistuari gjemdet perpara nje momenti teper te veshtire. Megjithate po komnetoj edhe unë në mënyrë disi konçize:

Fillimisht e falenderoj z.Janullatos përsa mundohet që të jetë tolerant dhe paqësor. Gjithashtu dëshiroj që disave prej qendrimeve të tij, të bëj këtë koment: Mirë ishte të shprehej që edhe fshatrat shqiptare ku banojnë “minoritarët grekë” nënshtetas shqiptarë po boshatisen dhe jo vetëm se po “ikin greket” nga vendi ku kane lindur. Po ashtu, siç deklaron për qendrimin shtetëror ndaj pronave, do duhej te shprehej se edhe “ikjet” janë si për të gjithë nënshtetasit shqipëtar dhe që fshatrat dhe vendi po çpopullohet. Mirë do ishte te deklaronte se ikja eshte fenomen jo vetem shqiptar, por po thuaj gjithe popujt po levizin sa andej dhe kendej. Edhe fshatrat greke në Greqi kane po këtë problem.

Nuk mendoj se kishat dhe xhamite duhet te merren me çeshtje politike, por ata duhet me seriozitet dhe me vullnet te plote te flasin per problemet e Zotit, Allahut, te perqendruar tek Bibla dhe tek Kur’ani. Problemet e pronave, levizjet e popujve etj. jane çështje qe varen separi nga vullneti dhe mundesia e levizjes se çdo individi. Shkaqet jane rrjedhojë e politikave ekonomike qe zbatohen nga shtetet perkatese; njerezit levizin edhe nga lufterat, poshterimet racore, ngjya dhe nga besimet fetare, pa perjashtuar dhe me vetvullnetin e tyre. Te gjitha keto i shikojme çdo dite jo vetem ne vendet afrikane, arabe…, por dhe ne vendet anetare te BE-se, ku perfshihet Greqia dhe kandidatja për anëtare Shqiperia.

Ikjet më të neveritshme dhe që duhet të ndjehen keq kishtarët dhe xhamillarët, jane ato qe kane ndodhur ne shekullin e kaluar, ku për shkak të besimeve fetare te ndryshme, jane detyruar komunitete te tera te largohen nga vendi autokton dhe te perzihen me kope “komunitetesh njëfetare” të një vendi tjeter. Siç ishte marreveshje e poshtër e shtetit Grek dhe atij Turk e kryer në Lozanë në vitin 1923, ku myslimanët e Ballkanit u debuan nga vendi i tyre dhe shkuan në Turqi, sikunder  mbi 1,6 milionë ortodoksë me origjine etnie turke u degdisen në Greqi që të forcohej e madhohej  kombi grek mbi bazat e besimit ortodosk, si element përcaktues për kombformim. 

Së fundi, mendoj se nuk është moment i pershtatshem qe sot, ne keto muaj qe po behen perpjekje per zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve tona, te hidhen pretendime te tilla qe nuk i pergjigjen as realitetit, as perpjekjeve per pajtim dhe rregullim marredheniesh mes Greqise dhe Shqiperise. Mendoj se z. Janullatos dhe intervistuesi duhej te ishin më në koherent me kohën.

Dje qeveria shqiptare (mire apo keq) miratoi ngritjen e varrezave gjoja te ushtareve te vrare ne Luften e Dytë Boterore, neser do te zgjidhet nje problem tjeter e kështu, shpresojmë në vazhdim. Pra po behen hapa serioze ne permiresim marredheniesh, pavaresisht se varrezat jane mbi 77 vjet, por po krijohen mundesira edhe per zgjidhjen e çeshtjeve te pronesise se shtetasve në të dy anët e shteteve si dhe “Çështja çame”, qe deri dje quhej “çështje e kaluar”, historike, sepse kishte 72 vjet qe ka ndodhur. Por, meqënëse varrezat greke kanë ndodhur 5 apo 6 viteve më përpara nga sa ka ndodhur “çështja çame” dhe arriti të marrë zgjidhje, krijohet mundësia edhe e zgjidhjes së problemit çam, e cila, siç shifet ka ndodhur 5 vjet më mbrapa se varrezat e “ushtarëve” grekë. Në kushtet e baraz trajtimit të çështjeve dypalëshe nuk mund të thuhet se “Çështja çame” duhet të mbetet çështje që i takon historisë, pra problem i kaluar!

         Kishat, xhamitë, gazetat, mediat, shoqeria civile si andej dhe këndej kufijëve tanë, sipas formimit tim intelektual bëjnë mirë të realizojnë veprime pajtuese në favor te mundesive dhe në nxitje të qeverive për ti zgjidhur problemet thelbësore mes dy shteteve dhe jo të serviren intervista të tilla, jashtë kohe dhe pa vlerë pozitive.

         Besoj se moderatori do ta shikoje te rregullt komentin për ta publikuar, sepse është koment që shpresohet të shërbejë sadopak në të mirën e të dy vendeve tona.

Respekte. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2018. Sjelltë frymë të re, pajtuese dhe miqësore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sjelltë ndjenjë krenarie edhe tek arvanitasit për Arbërinë e të parëve të tyre!

              2) Koment i shkrimit:

Ç’farë fshihet pas vendimit

për “varrezat greke”?

Postuar ne gazeten Mapo, më: 21 December 2017.

Do te  komentoj diçka per keto diskutimet dy paleshe.

  1. Për të qenë i sinqertë këto bisedime në dukje tregojnë se jane vetem nje paleshe, pra po diskutohet per zgjidhjet qe deshiron pala greke. Nuk habitem, sepse keshtu ka ndodhur edhe gjithë herët e tjera.
  2. Që problemet duhen zgjidhur, këtë e di edhe “bufi” (shpend), themi nga anët tona. Qeveria shqiptare avancoi ne deklarimin e nje zgjidhjeje, ate te varrezave, mirë apo keq, nuk jam unë për të mbajt qendrim. Qendrim mbaj për këto që do të them:

-Ligji i luftes është problemi numur një që duhet te zgjidhet i pari, pas tij duhen diskutuar dhe zgjidhur problemet e tjera. Aresyeja: Nuk jepen mundësira që duke qenë në gjendje lufte, të bashkërendohet për të zgjidhur çështjet e tjera qofshin parësore apo dytësore, ose thënë popullorçe: “Hajde të hamë e të pimë”. “Problemet që kemi mes nesh, i kemi gjetur dhe kështu do të mbeten. Nëse na mbushet mendja, po na u “krrua kurrizi”, nuk kemi pengesa, e shpallim luftën, sepse kemi në fuqi Ligjin e 1940-tës!!”. Iku kjo. Tjetër,

  1. Varrezat e të ashtuquajturve ushtarë grekë që luftuan kunder italianeve ne tokat shqiptare, janë të Luftes së Dytë Boterore. Ketu ndalemi pak për të sqaruar një problem që na shfaqet vazhdimisht nga pretendimet e palës greke, konkrtetisht: Varrezat kërkohen për “ushtarët” e “rënë” në vitet 1940-1941 dhe po zgjidhet, pra një çështje që i takon historisë po zgjidhet.

Në këtë kendveshtrimi duhet trajtuar edhe problemi i “gjenocidit grek ndaj çameve” i ndodhur në vitet 1944-1945. Pra pretendimet e vazhdueshme te pales greke se problemi çam është i vjeter, apo i takon historise, rrëzohet me qenëse ajo ka ndodhur  po thuaj mbi 5 vjet mbas periudhës së varrezave (siç u trajua edhe më sipër). Konfirmohet se edhe problemi çam, nëse flitet se ka drejtësi, urtësi, dëshirë, seriozitet dhe vullnet të sinqertë mes palësh, detyrimisht duhet te zgjidhet. Jo vetem kaq por “gjenocidi grek ndaj çamëve” është më mbrapa edhe se “Ligji i Luftes”, i cili është i vititi 1940, kohë kur banorët çamë ishin nënshtetas grekë, gjë që juridikisht nuk i përfshin Ligji i Luftes. Shtojcet e mevonshme, ku shume kerkojne qe ligji i perfshika edhe çamët, mbetet çeshtje juridike dhe duhet sqaruar nga ana ligjore nëse Ligji i luftes i vitit 1940 na paska fuqi prapavepruese, dmth edhe mbas 4, 5, apo 6 , pse jo dhe mbas 100 vitesh më mbrapa.

Shpresojme që problemi i gjenocidit grek ndaj çameve, bashkë me “Ligjin e Luftës” do të pjesë e pandarë e bisedimeve dhe e zgjidhjes, sepse kështu erdhi koha, kohë e cila nuk i ndan, por i do të zgjidhura si dy trupa të ngjitur (rrjedhojë e  handikapit politik). Nese ndahen, njëra zgjidhet dhe tjetra jo, te dy zoterinjte ministra, jo vetem që mbeten në klasë, por lejojnë probleme të hapura qellimisht që marredheniet mes dy shteteve tona të jenë gjithmone në majë të “shpatës”. Përrallat greke për bashkëpunim me okupatorin, le ti vazhdojnë, por “çeshtja çame” e ka zanafillen që nga viti 1913 e deri sot.

Pala greke ka vepruar gjatë 100 viteve haptas kundër ligjeve ndërkombëtare ndaj një popullsie autoktone, por që Fuqitë e Mëdha dje dhe Bashkimi Europian sot, vazhdojnë ta ledhatojnë shtetin Grek, i cili vazhdimisht ka krijuar dhe krijon probleme të mëdha jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë fqinjët. Kjo është shqetësuese.

21.12.2017

3) Koment shkrimit:

FOTO/

“Presidenti i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit”.

Botuar në Gazetën “Dita”, datë 24.12.2017

Sigurisht pranimi dhe miratimi i kërkesës së At Anastas Janullatos nga presidenca është i drejtë dhe siç thuhet edhe i vlerësuar. Por më e rëndësishme është që z. Anastas Janullatos krijoi bindje për të marrë shtetësinë shqiptare. Me këtë akt, Ai vlerëson etninë shqiptare, megjithëse me vonesë, por edhe vonesa tregon guxim dhe vetëdije të plotë.

Mirëse erdhe At Janullatos!. Zoti të bekoftë, sepse ke kryer një akt të shenjtë duke hedhur poshtë të gjitha veprimet dhe mendimet dashakeqe të disa politikanëve grekë, segmenteve të caktuara të shoqërisë civile, lobingjeve antishqiptare dhe më gjërë. Lutemi që Zoti ju dhëntë jetë në të mirën tuaj, besimtarëve dhe këtij populli të shumëvuajtur nga baltëhedhësit e paskrupull (unscrupulous). AMIN!        24.12.2017

4) Koment artikullit:

“Grekët në ekstazë për Janullatosin:

Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?”.

Botuar në Gazetën “Dita”, datë 26.12.2017

Ngazëllimi i tyre është i justifikuar. Arësyeja qendron tek identiteti i shqiptarizmës, i cili vlerësohet nga popujt e tjerë për shumë arësye: gjuha shqipe është gjuhë e mëmës, më e para në botë. E dyta populli shqiptar ëdhtë më i vjetri. E treta kombi shqiptar përcaktohet nga fisi, gjuha, territori, traditat, zakoni.Shqiptarët respektojnë besimet fetare, por nuk i fetishizojnë ato. Ne nuk jemi agresorë dhe nuk kemi pushtuar territore të askujt populli tjetër, nuk kemi vrarë popujt të tjerë as për racizëm, as për besim fetar ndryshe. Shquhemi për bashkëjetesë mes feve dhe racave, jemi tolerantë, të sinqertë, të drejtë, paqedashës dhe shumë veti, virtyde dhe cilësira që të tjerët nuk i kanë por i lakmojnë.

Prandaj ekzaltohen dhe gëzohen që një shtetas grek arriti të realizojë një ëndërr, që për shumë e shumë grekë (fjala për ata shtetas grekë që kanë zbritur në tokën greke, pas vitit 1923) ështe vështirë për tu arritur.

I urojmë z. Janullatos të arrijë ta mbajë dhe ta justifikojë këtë nder të madh që i bëri një nga presidentët e Shqipërisë.

         26.12.2017

5) Koment artikullit:

”Një qokë tek arvanitasit dhe në Çamëri”,

Botuar – gazeta “Tema”, datë 27.11.2017

Artikull shkruesi parimisht trajtoni një problem shume te rendesishem kombetar. Problemi qe shtrohet është i njohur edhe nga shkrimet e disa studiuesave apo shkruesave të tjerë, sepse fakti i anashkalimit të vizitave dhe “qokave” në pakicën shqiptare të Çamërisë dhe rrethina të tjera është tepër domethënëse. Nga viti 1945 e këndej asnjë ambasador shqiptar, asnjë ministër shqiptar, asnjë kryeministër shqiptar, asnjë president i Republikës së Shqipërisë, nuk e ka marrë guximin për të përfshirë në rendin e ditës të vizitave të shumta, të kryera në shtetin Grek, çështjen e takimit me arvanitasit dhe edhe më e theksuar kjo me takimet  e çamëve ortodoksë në vendin e tyre, në Thesproti/Çamëri. Siç veprohet shumë mirë gjatë vizitave në SHBA-ës, që nuk mbetet personalitet nga vendi ynë pa takuar diasporën tonë atje. Arësyet e këtij “misteri” dihen, ato janë trajtuar nga shkrimtarë, studjues dhe shkrues të historisë së Çamërisë, dhe unë nuk do bëj këtu histori.

          Theksoj se personalitetet tona gjate 74 viteve, nuk kanë menduar dhe as që e kanë bindjen për takime të tilla. Për ti rënë shkurt “muhabetit”, ata kryejne vizita në shtetin Grek, se e kërkojnë procedurat diplomatike, prandaj vizitat nuk kanë arritur ti shërbejnë qetësimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërshtetërore, por realizohen për “bujë”, për shkëmbim”dhuratash” të ndërsjella deri në lëshime territoresh të vendit tonë në favor të “dhuratave”. 

          Përsa kohë personalitetet tona dje, sot apo edhe nesër do të vendosin në plan të parë interesat e tyre personale ndaj atyre shtetërore, gjithnjë lidhur me shtetin Grek, nuk mund të sigurohen baraspesha në maredheniet dy palëshe, perkundrazi do të jemi inferiorë dhe do të realizohen çështjet e ngritura nga pala greke, pjesë e mirë e tyre të sajuara.

         Pa u zgjatur lidhur me trajtimin e çështjeve të shqiptareve në vendet për rreth, të gjithë e dimë që dallime thelbesore bëhen vetëm nga shteti Grek. Arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, ata në Serbi, gëzojnë të drejtat e minoriteteve, ndërsa në shtetin Grek, as që bëhet fjalë. Kush është arvanitas, e flet gjuhën e mëmës fshehurazi në shtëpi dhe me “mohon” atdheun mëmë, çamët ortodoksë e flasin dialektin çam ndër shtëpitë e tyre, por tremben të deklarojnë që janë çamë dhe, akoma më keq të deklarohen të etnisë shqiptare. Ndokush që ka tentuar apo që tenton ta deklaroje një fakt të tillë, vihet në “satër”.

         A keni vënë re se edhe disa media tek ne janë shumë të zellshëm të japin lajme kundër çamëve dhe arvanitasve që tentojnë të dalin në siperfaqe?   

         Të gjitha këto vijnë nga frika, nga besimi fetar, i cili përcaktohet me qenien ose mos qenien ortodoks, për të qenë i “dëshirueshëm” apo i “padëshirueshëm” për shtetitn ortodoks Grek.

         Personalitetet tona, ndofta edhe mund të dëshirojnë për takime të tilla, por pala greke u bën trysni të tilla sa që këta tkurren dhe “broçkullisin” për marrëdhënie të shkelqyera mes dy shteteve, që veç të tilla nuk kanë qenë për shumë dekada.

         Një korigjim duhet t’ja bëj artikullshkruesit kur deklaron se dy popujt tanë janë popujt më të vjetër. Realisht dy popujt tanë nuk janë më të vjetërit, më i vjetri është vetëm populli ynë, ndërsa populli i kombit grek nuk është i vjetër por është popull i kompletuar si komb ortodoks vetëm mbas viteve 1922 kur “zbarkuan” nga Anadolli  mbi 1,6 milionë ortodoksët turq nga shpërngulja e detyruar e popujve sipas besimeve fetare.

         Ndofta duke u trajtuar ky problem, do të ndodhë që ndonjë “e pabërë”, të “bëhet” që pushtetarët tanë të guxojnë të dalin nga inferioriteti dhe ashtu siç bën Greqia që viziton disa vatra me minoritet grek, të arrijnë të shkojnë të takojnë ndonjëherë edhe përfaqësuesit e shtetit Shqiptar dhe të bëjnë “qokat” me shqiptarët autoktonë që aksidentalisht janë nën administrimin e shtetit Grek. Le të shpresojmë për më të mirën!.

 Më çudit fakti dhe më vjen mirë që shkrimi atakues për veprimet e pa justifikuara të përfaqësuesavetë shtetit tonë, lidhur me mos interesimin e tyre për komunitetin autokton etnik shqiptar dhe arvanitasit në shtetin Grek, paska gjetur pasqyrim në media. Do deshiroja që ti pasqyrojnë edhe këto koment, gjithadhtu dëshiroj që në vazhdimësi të pasqyrohen shkrimet lidhur me këtë temë, mbasi ka shumë raste që nuk botohen nga shtypi ynë, veç me përjashtim të nja dy portaleve të tilla.

          Respekte për të gjithë dhe, në veçanti këtij portali.

         27.11.2017

 ———————————————————————————–

                Uroj gjithë shqiptarët kudo gjenden:

“Gëzuar Vitin e Ri 2018, sjelltë lumturi dhe paqe mes njerëzve!.

                 31 dhjetor 2017.-                  Fahri Dahri

Shperndaje ne
Postuar: 3 Janar, 2018 — 11:09

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons