Fahri Xharra- Një shkrim që do i ngritë pesh`zemrat dhe shpirtrat e disave , të atyre që kërkojnë mburrje e nuk dijnë se ku ta gjejnë , të atyre të cilët iu tremben fakteve , të atyre që historia iu fillon diku në shek.XV pas K , në epokën e re. Kështjella e Medunit e ndërtuar në formë eliptike sot rrënojë ka qenë qendra e Mbreterisë së Ardianëve dhe më vonë e Kuçit.. Në këte kështjellë te mbretit Genti është strehuar gruaja e tij me femijët, mbasi romakët e internuan Gentin në Apenine.
Fisi i Kuçit permendet që nga viti 1335. Nga fisi i Kuçit sipas At Xhuzepe Valentinit kan dalur shume fise: si Zatrijebacit,Orahovos, Drekalovicit, Bratonashicit dhe Vasojeviçit. Mbetjet e fundit te fisit shqiptar te Kuçit ju bashkuan Malit te Zi me 1878. Që atëherë ekziston distrikti i Kuçit e Triepshit, duke e lënë Kuçin jugor te ndarë në vëllazëritë Zatrijebacit, Orahovës dhe Drekalovicit. Nga Kuçi rrjedhin sipas Valentinit dhe Berishet, një pjesë e Kirit, Kastratasit ,Lohjanet, Rrjollet, Dodecit, Nikajt. etj.na e kujton Gjon Vuksani .
Nëse iu referohemi shpërnguljeve të mëdha “ serbe “ asaj të parës dhe të dytës do t`iu bindemi fakteve mohuese për kombin tonë ( lexo Fahri Xharra http://gazetadielli.com/shperngulja-e-madhe-serbe-dhe-mashtrimi-historik-serb/ , si dhe
“Këlmendasit në Kroaci ose shpërngulja e dytë “serbe “ – Fahri Xharra, http://ina-online.net/opinione/45066.html) Por jo , historinë do ta shkruajmë ashtu si ishte me krenaritë e saja si dhe turpet gjithashtu..
Derisa të tjerët lavdërohen me figurat “ e tyre historike” e që në të vërtetë ishin gjigandët e historisë , që kishin lënë gjurmë të mëdha në histori e ata ishin që e kishin prejardhjen e tyre shqiptare ; por nuk guxonin ta përmendnin ose nuk donin të krenoheshin me historinë e tyre familjare sepse i bënin nderë një kombi tjetër krejt armiqsor ndaj nesh. Por ata ishin të tillë , edhepse ishin shqiptarë.
Kësaj rradhe nuk do të mburremi me një figure tjetër aq e urrejtur nga ne dhe aq e lavdëruar nga bota tjetër ,pra prejardhjen e ish Titos , pra Josip Brozit , nga Kumrovci i Kroacisë.
“Nuk është qëllim i këtij postimi mburrja me Titon perkundrazi!Permes sjelljes se fakteve dhe te dhenave te tilla thjesht ndricohen me plote permasat e gjenocidit shekullor ndaj shqiptareve ne jug e veri nga Athina deri ne Dalmaci.. “ , shkruan publicisti Ilir SECI.. “Fakte qe asnje liber “zyrtar” historie ne Shqiperi nuk i evidenton .
Isa ky liber eshte botuar ne Angli e USA edhe eshte shkruar nga M.Gjilasi bashkepunetori i afert i Titos une thjesht e solla foton e faqes se ketij libri ku flitet per origjinen e tij…
Nje fragment shume interesant nga një biografi e Titos shkruar prej Millovan Gjilasit,njeriut që për shume kohë ishte i besuar dhe shumë afër kreut të Jugosllavisë…Ashtu si e thote edhe vetë titulli “Tito the story from inside”,shqip, “Titoja historia nga brenda” vlera e biografisë qendron në ate se biografia është shkruar nga njeriu i afërt,qe njohu nga afer duke sjellë informacione qe pak njihen…
Ne foto eshte fragmenti fotografuar ne faqen 39 te librit ku flitet per origjinen e Titos dhe bashkengjitur ballina e librit te Gjilasit…Ja edhe teksti i perkthyer ne shqip…
“Nje perberes themelor i personalitetit te tij ishte rezistenca energjike ne perballje te realitetit.Josif Brozi e filloi nga asgjëja,si askushi dhe me asgjë Prej fillimit ai nuk pranoi realitetin ashtu si njihej rendom.
Mbiemri i tij Broz rrjedh nga Ambroz dhe si emer shkon mbrapa deri ne shekullin e pesembedhjete.Megjithate nuk ka evidence qe familja e Titos preardhjen e ka nga gjenerata e pare e Brozeve.Sipas familjes se Titos Brozët u shperngulen nga kufiri mes Bosnjes dhe Dalmacise per ne Zagorje ku edhe u vendosen perfundimisht,diku ne shekullin e gjashtembedhjete.Para kesaj shpernguljeje,sipas vete Titos te paret e tij ishin te ikur nga fisi i Kucit ne Mal te Zi…” Edhe nje tjeter shembull se sa renegate ka pasë ky kombi yne…i çuditshem fati i shqiptareve… ( IliR Seci)
“Fisi i Kuçit dihet boterisht se ishin shqiptare ne Mal te Zi..’ Ne marrveshjen Ruso-Austriake(1735-1739) në luftë kunder Turqisë ishin ftuar te merrnin pjesë dhe fisi i Kelmendit. Ne kete marveshje te nenshkruar me gjeneralit austriak Pikolomoni dhe fisit Kelmendit, këta të fundit i kërkuan gjeneralit që në qoftë se nuk çlirohemi nga otomanet ne kerkojme që te strehohemi ne territoret ku qeverisnin Austriaket. Ne momentin e nenshkrimit te kesaj marrveshje austriaket kishin pushtua Nishin dhe Novi Pazarin. Mirepo organizimi i austriakeve me malsoret u shkatrrua me shpejt se mund te imagjinohesh nga turqit. Keshtu me 24 gusht ra Novi Pazari me gjithese ne kete lufte merrnin pjese rreth 200 luftetar kelmendas. Pas ketij deshtimi kelmendasit sipasmarrveshjes me austriaket, nen kujdesin e feldmarshallit Sekendorf, u derguan ne rajjonet e Rudnikut, Nishit Mitrovices, Remit, si dhe Karlovacit e Hitokut ne kroaci rreth 4000 vete nga kelmendi dhe fise te tjera nga M.Madhe. Gjate sulmeve te turqve 1738 u masakruaj shume kalmendas nga te cilet 274 u kthyen ne Kelmend e pjesa tjeter mbeti ne Serbi, ku deri vone kishte shqiptare qe flisnin shqip- shkruan Gjon Vuksani”
“Fakti që shqiptarët patën arritur majat e qeverisjes ne perandoritë romake,bizantine dhe me vonë ne atë osmane thjeshtë deshmon vitalitet,ishin pjesë te atyre perandorive edhe u afirmuan ne kuader te tyre!Historia duhet gjykuar ne kornizen e vet kohore dhe jo te gjykohet me kriteret e sotme…me syzet e sotme reaiteti shihet ndryshe prandaj gjerat nuk duhen shkepute nga konteksti kohor kur kane ndodhur.”. shkruan më tej zoti Ilir Seci
Normalisht ka pasur renegatë e bastardë por ne duhet ta njohim historinë sado e shëmtuar të jetë,njohja nuk tha kush se eshte glorifikimdhe me këtë shkrim nuk e bëjmë glorifikimin e Titos ,thjesht u soll nje e dhënë nga nje liber e kaq!
Ne librin e vet “Jeta dhe zakonet e shqiptareve” Mark Milani e pranon per vete origjinen e vet shqiptare ….