Luftë civilizimesh. Shqiptarët në udhëkryq !

Fahriu_fr

Shkruan: Fahri Xharra

(Paris reconnaît le Kosovo   >La France reconnaît le Kosovo “comme un Etat souverain et indépendant”, écrit le président Nicolas Sarkozy dans une lettre adressée à son homologue kosovar Fatmir Sejdiu. La plupart des membres de l’Union européenne devraient faire de même LEXPRESS.fr 19/02/2008 )

“I reminded Russian President Dmitry Medvedev that when Europe recognized Kosovo, Russia condemned Europe’s decision. Russia should not then be surprised that we are condemning its decision now,” Sarkozy said. )

Me duhet të bëjë një porosi , qe te lexojmë edhe shtypin e jashtëm ku shkruhet për ne dhe të zgjedhim jo vetëm atë qe na ka ëndja sepse “Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe tradita; qoftë brenda vendit, qoftë me pushtuesit tanë apo me fqinjët që kanë dashur të sillen si të tillë, përballjet për pikëpamjet janë zgjidhur, për një kohë të gjatë, me armë dhe me kufoma të dergjura anëve të ndonjë lumi! ( Kadare ).

Dhe tani të shpalosim se , për të mos harruar : Historia e Shqipërisë është e mbrujtur me aleanca të tradhtuara, me pashallarë me koka të prera, me kalorës mizorë, me masakra, me mesha. Çfarë thesari për një autor romanesh! Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që atëherë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh. Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjesht maskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin. Kjo është e kaluara… Posi, vetëm me fjalë! Në shqip, numërojmë nga 2 në 5 në latinisht, më pas në turqisht, më pas në sllavisht, por shifra “1” thuhet njëlloj si para tre mijë vjetësh

Si mund të jesh shqiptar?   Është një vend që lindë njerëz heroiko-absurd .” Deputeti i parlamentit të Kosovë, e ka kritikuar ndërrimin e fotove të profilit duke e bërë hijezim flamurin e Francës, si formë përkrahje dhe solidarizimi pas asaj që ndodhi në Francë. Ai thotë se Kosova më shumë punë për të bërë ngase ne i kemi llom punët dhe mos ta harxhojmë energji produktive duke e lodhur veten me ndërrime fotosh. “ . Ose   “Një botë hipokrite, e veshur nga skamja dhe servilizmi për mbijetesë, këtu përfshihet dhe Shqipëria. Por ne jemi akoma dhe më të veçant, sepse përdorim stilin e lëpirjes dhe të zvarritjes për asgjë. E njëjta gjë ndodhi dhe kësaj radhe, ku u solidarizuam të gjithë me Francën, por harruam, fëmijët që u mbytën brigjeve detare. Harruam qindra njerëz që janë vrarë gjatë rregjimit të Asadit. Harruam mijëra të tjerë që duke u arratisur kanë lënë kockat rrugëve, etj etj. “

Te mos harrojmë “ Është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë. Për ta ( Serbët ), Kosova është shpirti i pavdekshëm dhe origjina e Serbisë! Për ta, është lugthi ku filloi gjithçka dhe ku do të përfundojë gjithçka; është një kauzë e shenjtë, gjë që, sipas tyre, justifikon kryqëzatat dhe spastrimin etnik. Kosova qenka serbe jo vetëm prej varrezave, manastireve, fshatrave, por për më tepër, Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, qenka edhe ai serb! “

Kur lexojmë se çka shkruhet sot na shkon mendja se historia e re e shqiptarëve është duke u mbushur me fantazma, “ Më kanë vënë në dukje praninë e shpeshtë të disa motiveve në romanet e mi, shiu, i ftohti, bryma”, thotë Kadare , dhe vazhdon: “ E keni vënë re që nuk përkon plotësisht me klimën e Shqipërisë. “

“Shiu, i ftohti, bryma. “ kurrsesi të na largohen nga mendja edhe pse klima e jonë nuk është e tillë.

Burimi :

– Kadare: Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por …

– http://www.lefigaro.fr/ kosovo-la-lettre-de-sarkozy.php

– http://macedoniaonline.eu/content/view/3192/46/

Fahri Xharra.15.11.15
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 15 Nëntor, 2015 — 22:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.