Shërbëtoret e Serbisë hapin xhamia neper Europë

rusell_feja_mashtrim

fahriu_vete

Nga: Fahri Xharra

Pse shqiptarët e mërgatës nëpër Europë pa fije kontrolli ndaj vetvetes po bëhen shërbëtor të shërbimeve sekrete ruso-serbe dhe po i “ndjekin” mësimet fetare nëpër xhamitë ( pa minaret ) të hapura posaçërisht për ta? E dinë burrat e botës që fëmijët e tyre po bëhen vegla të lira po të atyre shërbimeve?

Miku nga Zvicra shkruan: “Hapja e Xhamive te shumta ne zonat ku janë përqendruar numër me i madh i mërgimtareve shqiptar ne Zvicër, paraqet një rrezik te madh për radikalizmit e tyre, sidomos te te rinjve. Sipas disa burimeve, numër jo i vogël i fëmijëve shqiptar te shtyre nga prindërit e tyre, kane braktisur apo nuk e vijojnë fare mësimin plotësues ne gjuhen shqipe, te cilin ua ka garantuar shteti zviceran, dhe vijojnë mësimet e fesë ne gjuhe arabe dhe turke. (n.h.)”

Si është e mundur që gjenerata e tretë e mërgimtarëve shqiptar në vend se të ruan identitetin e tyre kombëtar , po humbën në rrjedhat vdekje-prurëse te shërbimeve sllavo-ruse , shërbime keto të ndihmuara me kujdes të të posaçëm nga Turqia ?

“Mërgimtar, kujdes fëmijët” shkruan Nexhati . Mërgimtar kujdes , se mbështetjen nga shteti i juaj nuk e keni.

Të jeni të sigurt që shtetit tonë apo shteteve tona aspak nuk po iu intereson se ç`po ndodhë me ju në diasporë. Ju , bashkatdhetar të nderuar jeni vetëm për të sjellur para në vendlindje ; shtetit nuk i intereson se e flitin shqip , se fëmijët e juaj e ndiejnë veten shqiptar apo jo ?

“Ka kohë që mediet zvicerane shprehin shqetësimin për xhaminë në Winterthur, që sipas tyre promovon radikalizmin dhe është kthyer në qendër të rekrutimit të të rinjve zviceranë drejt ISIS-it.” por, nuk është vetëm Winterturi ( një qender e madhe universitare e Zvicrës ).

“Organizuesit e rekrutimit të tyre janë në xhaminë An’Nur,” thotë një mik i familjes shqiptare për Blick. “Ata veprojnë profesionalisht, duke mbushur valixhet me para, për të arritur qëllimet. Për këtë kanë faj edhe autoritetet zvicerane që nuk marrin masa konkrete për parandalim.”

Po kush janë këta organizuesit e rekrutimit ? I njihni ? Ata flasin shqip ,përderisa të mbushin mendjen e një njomëze të re shqiptare për punë të mbrapshta; sepse ata nën petkun e hoxhës dhe gjuhës shqipe janë shërbëtorë të rrezikshëm te Serbisë , Rusisë dhe Turqisë.

“Në radikalizmin e editave , egzonave , alabanëve, ka luajtur rol të madh edhe një grua e “papunë” dhe me shumë “kohë të lirë”, që e ka bindur se myslimanët mund të jenë të lirë vetëm në vendet Islame. Atyre i është premtuar edhe gjetja e një shtëpie në Siri, thonë miqt e familjeve të viktimave serbe-turke.

Ëndrra e një jete më të mirë në Siri “ një mashtrim epokal në të cilin mund të ngërthehet vetëm prapambetja mendore e disa dhe shumë shqiptarëve. Të jetosh në Zvicër në një shtet mik , me të gjitha të drejtat njerëzore që i takojnë edhe një zvicerani të vërtetë, e te ëndërrosh për një jete me të mirë në shkretëtirat e Sirisë ? Ky është naiviteti prindor i familjeve shqiptare të cilat edhe për tri gjenerata në Perëndim nuk kanë mundur ta hjekin nga mendja , nga truri i tyre robërimin qindra vjeçar.

Por e kam një “ ngushëllim” për këta të mashtruar në perëndim se nuk keni nevojë të shkoni në Siri sepse ë shpejti në Tiranë dhe në Prishtinë do t`i keni xhamitë më të mëdha në botë .

“Gjaku i shqiptarëve në Siri e Irak do të materializohet në xhaminë e dhjetëra shitoreve, ndërsa kreun e BIK-ut i bëri njerëzit më të pasur në shtet, tagrambledhësit e haraçit në gjak. Xhamia do të ndërtohet në pjesën më urbane e ambientin më të arsimuar të Prishtinës. Qytetarinë shqiptare perëndimore që është pjesa dërmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbërthej tmerri nga plani i qeverisë për ndërtimin e xhamisë. Ata prisnin që t’ua ndërtonin një sallë koncertesh pikërisht në vendin ku e caktoi qeveria lokacionin e xhamisë. Fondet e BE-së ishin të gatshme për këtë qëllim, por zyrtarët tonë nuk mund të zhvatnin nga BE-ja, ndërsa fondet islamike ua kishin mbushur xhepat me para. Për tmerr-

Lagjja Elitare do të shndërrohet në mëhallë orientale.

Në vend të fabrikave e teatrove, shteti ndërton xhami! “ ( shkruan Gani Mehmetaj )

Përderisa piloti amerikan që e bombardoi Serbinë për ne e ngritë flamurin shqiptar , në të shpëtuarit po nga ata pilotë e ngrisim flamurin e turpit në Evropë , dhe e grushtojmë rëndë të ardhmen kombëtare . Marre !

Fahri Xharra, 18.01.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 18 Janar, 2016 — 16:45

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Shkrim shume i mire nga ,Fahri Xharra.Kjo analize e ketij shkrimi thote se , Shipetaret qe jane jashte bere pre e ndkimeve te huaja sidmose ajo ,Serbe-Ruse qe me Dimene e ,Turqise po fusin ,Shqieptaret drjet rruges se gabuar rredhe Iselamit te gabuare radikale.

  2. Ju lumtë ! Vetëm vazhdoni të na zgjoni nga kjo apati. Kemi humbur rrugën në mes të oborrit. Ja si dhemb e vërteta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.