Të fala nga Gjakova , Uran Butka !

fadil_hoxha_skenderaj_1969

E shkruara me porosi ,pa e marrë parasysh  qëllimin e lëndon nderin dhe krenarinë ;  ajo që shkruhet e që del nga zemra edhe pse nuk është poezi të nxitë aq shumë dhe të frymëzon  sa që  edhe pa  qenë kompozitor ia kompozon melodinë që mbetet e paharruar tërë jetën.

Të njollosësh figurat kombëtare  me një porosi nga një qendër e caktuar është e rëndë për historinë , e aq më tepër kur vjen nga dora dhe mendja e një të përmenduri e   me zë si Uran Butka .(Uran Butka, në vitin 1976 u internua me gjithë familje nga Tirana për motive politike , fillimisht në rrethin e Tropojës, mandej në Martanesh, ku jetoi për 11 vjet i izoluar, duke ia ndryshuar edhe profesionin dhe duke punuar si llogaritar në kooperativën e fshatit. Në prag të proceseve demokratike, u kthye në Tiranë, ku punoi për disa vjet në punë të ndryshme komunale si bojaxhi, disenjator e dekorator.)

(Uran Butka u lind në Tiranë më 2 dhjetor të vitit 1938 dhe është i biri i Safet Butkës nipi i Sali Butkës, poet, patriot dhe luftëtar i shquar  i Pavarësisë së Shqipërisë. )

Unë si edhe i gjithë kombi atdhedashës e ndajmë dhembjen me ju si individ dhe familje për ato që i keni përjetuar dhe vuajtur, por me Fadil Hoxhën ç`pate?

-“Sot kemi më shumë se dyzet mijë studentë, gati 400 mijë nxënës në shkolla të mesme e tetëvjeçare, kemi një veprimtari të zhvilluar kulturore dhe botuese… Universitetin, Akademinë e Shkencave e të tjera… por në daçim zhvillim të gjithanshëm e të shpejtë – e këtë e duam – duhet të bëhemi edhe më punëtorë e kreativë.”   (Fadil Hoxha, 10 nëntor 1978 )

Ne bitin 1983 Serbia akuzonte” “Inspiratorët dhe bartësit e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, ky është thelbi i dosjes së përgatitur nga Sekretariati Republikan i Punëve të Brendshme i RS të Serbisë, që kishte të bënte me krerët e Kosovës “ Cilët krerë të Kosovës?

”. Për më tej gazeta “Shekulli” boton disa fragmente nga analiza e shërbimit sekret jugosllav rreth Fadil Hoxhës… …Meqenëse Fadil Hoxha ka ardhur në Kosmet më 1941, pas okupimit të vendit, “si nëpunës-mësues okupator, por ka qenë edhe komunist i Shqipërisë, anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, ai edhe i ka zbatuar ato qëndrime në Kosmet. E gjithë puna e tij gjatë luftës dhe pas saj është zhvilluar në linjën e PK të Shqipërisë. Ai është iniciator i formimit të Komitetit Krahinor për Kosmet në shtator 1943 dhe i ndarjes së Kosmetit në dy pjesë “në Kosovë e Dukagjin”.

Edhe pse KQ i PKJ-së nuk ishte pajtuar me këtë riorganizim dhe po atë organizim e kishte kritikuar, ai vazhdoi të njëjtin drejtim dhe në nëntor 1943 organizon të ashtuquajturën Mbledhje të Malësisë, kur u miratua Deklarata e Malësisë -Rezolucioni i Bujanit , nënshkrues i parë i së cilës ishte ai. Ai i ka pasur të qarta dallimet në qëndrimet ndërmjet PKJ-së dhe PKSH-së lidhur me çështjen e Kosmetit, mirëpo ai, gjatë tërë luftës, qëndroi në linjën e PKSH-së. Lidhur me aktivitetin dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës theksojmë edhe rrethanat e pasqaruara nën të cilat ai arrin (1941 dhe 1942) që t’u shmangej pasojave të rënda pas dy burgosjeve nga pushteti okupues. Burgosja e parë e Fadil Hoxhës ka pasuar për shkak gjoja pjesëmarrjen e tij në demonstratat e Gjakovës me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar.

“”Vërtetë që nuk u arritën objektivat e Konferencës historike të Bujanit, por shqiptarët mbetën në trojet e tyre.””” na e thotë bashkëluftëtari i tij

Fadili fajësohet :  “Sipas deklaratave nga shumë burime, Fadili nga partia është dënuar  edhe më 1956 për shkak të paraqitjeve të tij nga pozitat nacionaliste lidhur me aksionin e mbledhjes së armëve në Kosovë. Pas Plenumit IV, në të cilin u dënuan deformimit në shoqëri lidhur me keqpërdorimet në organet e punëve të brendshme, si në Kosovë, ashtu edhe në Jugosllavi në tërësi, Fadili edhe më haptazi “sulmoi aksionin e grumbullimit të armëve, duke theksuar se aksioni ka qenë “formë më drastike e presioneve mbi popullin shqiptar në Kosovë”. Plenumi dhe dënimi i deformimeve, nga ana e Fadilit dhe e të tjerëve, është shfrytëzuar edhe si nxitje e zhvillimit dhe e euforisë së romantizmit nacional shqiptar, përkatësisht e përhapjes së nacionalizmit dhe të irredentizmit.”

 “Nga viti 1968 e tutje, në Kosovë është e dukshme vazhdimësia e përpjekjeve “të të gjitha forcave” të shqiptarëve për pavarësinë më të madhe të Krahinës; atëherë lëshohet në qarkullim parulla “Kosova republikë” e ndërmerren aksione të tjera “të shkathta”. Nga fundi i po këtij viti janë organizuar demonstrata masive, etj. Për atë periudhë ekzistojnë konstatimet e individëve që parulla “Kosova republikë” është hedhur nga ana e udhëheqjes politike të Krahinës, përkatësisht nga vetë Fadil Hoxha, dhe është lëshuar nëpërmjet individëve me orientime nacionaliste, të cilët pastaj e përhapën, ndërkaq armiku në Kosovë “e pranoi” krahëhapur.”

Ideja e madhe :  “Si moment i rëndësishëm vendimtar, i cili i parapriu hedhjes së pagdhendur të kësaj parulle, zhvillohen të ashtuquajturat debate kushtetuese gjatë vitit 1968 në kuadër të Komisionit Statutar të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë, në të cilat fjalën kryesore e ka pasur Fadil Hoxha. Çështjet më kontestuese rreth të cilave në shumë mbledhje të këtij Komisioni janë thyer heshtat, kanë qenë çështjet e pjesëmarrjes së delegatëve nga Kosova në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Federativ, pastaj rreth çështjes së flamurit kosovar (shqiptar), formulimeve në statutin e ardhshëm të Kosovës, “çështjes së vetëvendosjes deri në shkëputje, e të ngjashme.  “

 “Demonstratat e vitit 1968, e prapavija e tyre, është analizuar zyrtarisht, mirëpo, pos dënimit deklarativ të tyre më shumë nuk është bërë. Në vend që të merreshin masa të gjera që gatishmëria dhe idetë shqiptaromëdha të mos përhapeshin te rinia, ndodhën procese të kundërta. Kuadrot në arsim, duke filluar nga mësuesit e deri te profesorët universitarë, u bënë faktori më i fuqishëm i përhapjes së qëndrimit nacionalist. Ideja “Kosova republikë” është mbjellë në shtresat më të gjera të popullatës.

Lidhur me aksionet e fundit (1981-1982) të nacionalistëve dhe të irredentistëve shqiptarë, personaliteti i Fadilit drejtpërdrejt lidhet me ta, mirëpo, theksohet se ai, me të gjitha ngjarjet në Kosovë, për çdo ditë, nëpërmjet njerëzve të tij të politikës, ka qenë i njohur, posaçërisht nëpërmjet njerëzve të institucioneve arsimore kulturore dhe shkencore. Përgjegjësi të posaçme Fadil Hoxha mban për paraqitjen e vazhdueshme joobjektive dhe të pasaktë të gjendjes në KSA të Kosovës për çështjet themelore, strategjike, të marrëdhënieve me RPSSh-në, shpërnguljen e popullatës joshqiptaje, për të cilën gjë, sipas funksionit të tij, i ka informuar udhëheqjet kompetente në Federatë dhe Republikë. Rreziqet e pranishme objektive, aksionet armiqësore, paraqitjet e të ngjashme, janë minimizuar në atë mënyrë që është paraqitur një situatë e rreme mbi gjendjen e tërësishme të sigurisë e të politikës në Kosovë. “…….

“Ekonomia e Kosovës kishte një rritje deri në fillim të viteve të 90-ta falë tre komponentëve kryesore të saj që ishin industria e zhvilluar, eksporti i kënaqshëm dhe prodhimet bujqësore të nivelit të lartë. Gjatë viteve 70-80 Kosova prodhonte bateri, goma, amortizatorë, pjesë për vetura, radiator, armaturë, fije sintetike, cigare dhe mbi të gjitha metale të pastra që përpos tregut ish jugosllav kishin bërë emër edhe në Europë dhe botë, shpesh duke mos pasur konkurrencë në kualitet e cilësi. Sipas statistikave të ditarit të ish krahinës autonome të vitit 1989, Kosova ka eksportuar prodhimet vendore të saj me vlerë prej gjysmë miliardi euro në vende të Europës dhe Botës……

Kombinati Trepça, nga fillimi i viteve 70ta deri ne vitin 1989, kishte mbi 75 % te kuadrove shqiptare duke përfshi edhe pozitat udhëheqëse. Gjate drejtimit te Kombinatit Trepça nga Z.Veli Deva, ky kombinat përbehej nga: 1. Rafineria e zinkut ne Mitrovice 2. Rafineria e plumbit ne Zveçan 3. Fabrika e akumulatorëve ne Mitrovice 4. Fabrika e pajisjeve xehetarë 5. Metaliku ne Gjakove 6. Famipa ne Prizren7. Fabrika e akumulatorëve nikel kadmiumit ne Gjilan 8. Fabrika e baterive industriale ne Peje 9. Fabrika e municionit te gjuetisë ne Skenderaj 10. Xeherore- Kishnica  11. Xeherore- Novoberda…..Secila nga keto fabrika kishte te punësuar nga 250 – 1000 punetore. (nga fjala e Ramadan Vraniqit,1996 )

 “Kushtetuta 1974, Universiteti , Filharmonia , Akademia e shkencës dhe arteve , Flamuri kombëtar , Industria e zhvilluar , 500 vjetori i Skënderbeut , Kufinjt dhe harta e Kosovës “

“Fadil Hoxha me delegacion, bën nderimet për figurat udhëheqëse të Lidhjes së Prizrenit, me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, më 10 qershor 1978… “Kosova më 1974 kishte orkestër, kor, balet, teatër, studio incizimi etj”

“Fadili me shokë shfrytëzuan me shumë zgjuarsi situatën e krijuar pas Plenumit të Partisë Komuniste Jugosllave të Brioneve, në të cilin, me shkarkimin e Rankoviqit nga detyra mori goditje shovinizmi serb. Ata avancuan kërkesat për rritjen e pozitës të Krahinës të Kosovës brenda Federatës. Dhe kështu arritën ta bëjnë Kosovën pjesë konstituive të Federatës Jugosllave.

Me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova u bë shtet, pa emrin Republikë. Kjo për faktin se Kosovës iu caktuan kufijtë shtetërorë – këto kufij që ka edhe sot Republika e Kosovës, dhe populli shqiptar i Kosovës fitoi të drejta të barabarta me gjithë kombet tjera brenda Federatës. Kufijtë shtetërorë ruajtën unitetin territorial të Kosovës.”

-“Kam luftue për Shqipni, se për Jugosllavi nji plum nuk e kisha shprazë”. Fadil Hoxha, 1983, Prishtinë.
– “Tash jam me ushtrinë e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit”, Fadil Hoxha, Prishtinë, dhjetor 1998.

Jemi ne shtëpinë tone – thoshte dhe e mbronte  Fadil Hoxha

 

fahriu_shumemire

Fahri Xharra,27.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 27 Mars, 2016 — 09:59

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.