Pse ta mbys zhapinin ?

fahriu_vete

Nga: Fahri Xharra

Na këshillojnë ta mbysim zhapinin , aty ku ta gjejmë . Na këshillojnë  ta zhdukim këtë race zvarranikësh , e nuk e di se pse. Ndoshta për t`hyrë në kronikat e çmendurive , analët e prapambeturave të kohërave moderne.
Pse ta mbys zhapinin ?  T`krijoj një precedent europian në mesin e popujve të civilizuar , se ja diku në Ballkan jeton një popull që nuk e duron zhapinin , se pse dikush ia këshilluar . Qëllimi ?

Bota shkencore mahnitet : Një hardhucë fosile është gjendur në Azi e ruajtur në një qelibar që daton rreth 99 milionë vjet më parë, thonë hulumtuesit. Shkencëtarët në Florida thonë se zbulimi është prova më e vjetra të këtij lloji dhe një lidhje që i “mungonte” hulumtuesve të zvarranikëve. Hardhuca është rreth 75 milion vjet më e vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit, sipas studiuesve në Muzeun e Historisë Natyrore në Florida, i cili njoftoi gjetjen këtë javë. Ajo u gjet dekada më parë në një minierë së bashku me disa fosile të tjera të lashta të zvarranikëve, por shkencëtarët amerikanë arritën t’i analizonin vetëm së fundmi. ““Ishte tepër emocionuese t’i shihje këto kafshë për herë të parë,” tha Edward Stanley, një anëtar i ekipit hulumtues të shtunën. “Ishte emocionuese dhe befasuese, me të vërtetë, se sa mirë janë ruajtur.”
Pse ta mbys zhapinin? Kush më këshillon ? Pse më këshillon?
Gjallesa hiq e rrezikshme për njeriun , zhapini këshillohet të mbytet . Ku jetojmë?
A e dini se sa lloje merimangash jetojnë në botë ? Mbi 40 000 .
Ushqimi i zhapinëve është edhe merimanga , atëherë pse ta mbys zhapinin ?
Cili është më kërcënues për njeriun, merimanga apo zhapini ?

Qëllimet janë  të njëjta , metodat janë të ndryshme ; shqiptarëve na porositet ta mbysim zhapinin ? Dhe nga kush na këshillohet  ? Nga njerëzit që ende jetojnë në shekullin 7-të të epokës së re.
Lajmi që e habiti botën: “Një hardhucë e kaltër me tre bishta të gjatë në mes të 10 dhe 30 centimetra, është gjetur në rajonin e Dukagjinit, në Kosovë. Kjo hardhucë, e para e llojit të saj dhe është njëra nga vetëm disa të gjetura në tërë botën me këtë bisht, transmeton koha.net. Është e mundur se bishti i trefishtë është si pasoj e ndonjë anomalie, por normalisht hardhucat e hedhin bishtin e tyre, për t’iu dalë tjetri që t’iu shmangen sulmeve të grabitqarëve.

Studimet e mëparshme për bisht të dyfishtë, i cili është gjetur më shpesh, sugjeronin se bishtin shtesë e kanë për arsye se nuk e kanë hekur, e bishti i trefishtë është shumë i rrallë, sipas fakteve të pabesueshme, që e citon Naional Geographic. Ai vazhdoi duke thënë se bishti i trefishtë është “shumë dramatik, sepse që të tre bishtat duken sikur janë gjeneruar nga trungu dhe që të tre duken si shumë të mëdhenj”. Ai e krahasoi hardhucën kosovare me hardhuca të tjera të gjetura në ShBA me bisht të trefishtë, dhe që të gjithë ishin shumë të vogël dhe të pa zhvilluar.”
Pra , hardhuca ose zhapini është laramani edhe  e biosferës sonë në këtë pjesë të botës.
Pse ta mbys zhapinin ?

Fahri Xharra,15.04.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 15 Prill, 2016 — 14:02

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.