Shqipëri ! shqiptarët e sotëm nuk janë pjella e jote .

shqipja_vetetim02

E dashura Shqipëri ( kur flas për Shqipërinë mendoj në tokat mbarë shqiptare ),    sa më vjen keq që   nga  viti 1912 qenke duke e rritur zogun e qyqes. Shqipëri  , me vjen keq por të paskan mashtruar  .

Ku ishe moj Shqipëri , ku ishte vigjilenca e jote kur në strofullin tënd  t`i paskan ndërruar vezët  e ti mendoje se po rritë shqiptar . Sa keq ! Që mbi 100 vjet nuk po mundemi të ngrihemi në këmbët tona .

Po , si të ngrihemi  ? kur vezët e qyqes ( turke , serbe , dhe greke ) i paskan gjuajtur vezët tua të dala nga uterusi yt jashtë çerdhes sate . E ti mendoje se je e  duke ngrohur pjellën tënde . Sa keq .

Mos më akuzo Shqipëri që po të rëndoj me këto fjalë , por po flas nga zemra e plasur. Kush të mallkoi !     E sheh moj Shqipëri   , që askush nuk po e di se kush është ? Po e shajnë gjuhën që iu a mësove të parëve tanë  ,  nuk po e duan shqipen as ti luten  Zotit. Po e shajnë historinë tënde mijëra vjeçare ; Çudi ! vetëm ai që është i shpifur  e mohon vetveten. Athua po e dinë se nuk janë vetvetja, por pjellë e vezës së qyqes .? Sigurisht që po .

Tani iu ka rënë ndër  mend , ose dikush iu  rikujtoi se nuk janë pjellë e kësaj toke. Prandaj…..;

 I huaji nuk ka mëshirë në gjuhën e tjetrit , as nuk i dhimbset as nuk e respekton e aq më pak që ta ruan . Mjerë ti moj Shqipëri ! Mbete në duar të huaja .

Ishe e madhe .Hiq ma larg se 160 vjet i kishe mbi 200 000 km katrorë, E sot,përditë e më shumë po zvogëlohesh , po ta ndrydhin trupin  , po ta sherrin zërin , po ta thajnë shpirtin. Por këto nuk janë shqipet tuaja , janë qyqe aliene  ,fantazmë me pamje të paramenduar nga  ai apo ata që ti ndërruan vezët; e ti kujtoje se po e vazhdon llojin tënd .Ç`farë mashtrimi , ç`farë tradhtie !

Po , ti nuk ke faj moj e uruar ; ishim ne  ata që i përbuzëm  , i shkelëm dhe vjellëm  mbi  zotërat tanë, zotërat e të parëve tanë. Ata të mallkuan ty . Është mallkimi që vazhdon , është mallkimi që nuk ndalet.

Po , më thuaj edhe një herë , a me të vërtetë mendon që ende jeton pjella e jote; fara e të parëve ?

Gabohesh !

Duhen  tërmete, pëlcitje  rrufesh , zbrazje te qiellit që ti kthehemi  farës sonë. Fara e jonë ruhet , e ruan po ai që të mallkoi , por duhet kohë .

Ndoshta është ndonjë vullkan i heshtur që një ditë do të shpërthejë , për të zhdukur farën e huaj që na e fëlliqi token e të parëve tanë . Ndoshta…

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,16.07.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 16 Korrik, 2016 — 13:20

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.