TA NJOHIM MË MIRË SHKRIMTARIN FADIL H. CURRI

2016-04-02-11-33-48

prof_Zymer Mehani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Fadil H. Curri u lind më 3 maj 1965 në Shipitullë të Kastriotit (ish- Obiliqit). Në ndërkohë familja e tij u shpërngul në fshatin Mazgit, të së njëjtës komunë. Shkollën fillore e filloi në Mazgit dhe e mbaroi në Kastriot. Shkollimin e mesëm e kreu në QSHT “Nikolla Tesla’’ në Kastriot, kurse pas një pauze regjistrohet në fakultet, që për shkaqe ekonomike detyrohet ta ndërprejë. Me shkrime filloi të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Në vitin 1990 forcat serbe me dhunë e dëbojnë nga puna, së bashku me mijëra bashkombës të tjerë shqiptarë, ku punonte në Bardhin e Madh.

Më vonë inkuadrohet në SHBH „Nëna Terezë“, dega në Kastriot, përgjegjës për fshatin Mazgit. Gjatë viteve të okupimit klasik, e ndihmoi materialisht arsimin shqip. Pas deportimit të banorëve të kësaj zone nga forcat serbe, në Çegran të Maqedonisë, në maj të vitit 1999, inkuadrohet në OH UNHCR, kurse pas një muaji shkon në Norvegji, ku e kryen kursin e gjuhës norvegjeze me shumë sukses, duke dhënë kontribut të denjë edhe për Radion Zëri i Arbërit.

Atje fillon ta afirmojë Kosovën në gazetat norvegjeze: “Defteraalens Avis”, “Veståralen Bladet”, “Luftoposten” etj.
Botoi poezi edhe fjalë të urta e shkrime për mikpritjen që ia bëri populli vëlla dhe mik norvegjez. Një kohë ishte asistent i zonjës Sigrun, mësimëdhënës te rektori i çmuar, z. Theodor Iversen, i bindur plotësisht që gjenerata që e edukonte do t’i shërbejë nesër shoqërisë. Disa poezi të autorit i janë përkthyer në gjuhën norvegjeze, dhe në gjuhën rumune. Poezitë e zotëri Fadilit, mund t’i gjeni edhe në shumë antologji. Në ndërkohë mori pjesë aktive edhe në ,,Seminarin për Ndërtimin e Paqes në Kosovë’’, që mbahej në Osllo të Norvegjisë që në prill të vitit 2002.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve ” Fahri Fazliu’’, në Kastriot. Një kohë e ndihmoi me poezi edhe revistën “Kosova “ të KEK-ut. Është po ashtu edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka qenë anëtar i Forumit Norvegji-Kosovë. Bibliografia letrare: ,, Këngë e lot’’, Prishtinë, 2002, Iliriku, ’’Vargje mbi gurë’’, (Shqip-Norvegjisht), Prishtinë, 2004 . Është recensent i librit, ’’Rezalla në rrugëtim lirie’’, Prishtinë, 2011, lektor e autor i librit, ’’Nga gëzimi fluturojmë’’, Prishtinë, 2011,’’ Intervenimi i NATO-s dhe e drejta historike e popullit të Kosovës’’, botim i Rugova Art, Prishtinë, 2016. ’’Gjuha e truallit tonë’’ është libri i pestë i tij, ku është bashkautor me krijuesin letrar, Zymer Mehani, ndërsa në dorëshkrim ka edhe: monografinë ,,Fshati Mazgiti përgjatë kohërave të historisë’’, ’’Miqësia norvegjezo-kosovare’’, “Djalit të Kosovës” (përmbledhje me kujtime dhe vargje për dëshmorin e kombit, Ferid Curri e disa vepra tjera. Z. Fadil H. Curri jeton e vepron në fsh,. Mazgit të Kastriotit.

Shperndaje ne
Updated: 3 Tetor, 2016 — 19:49

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.