Ҫamerinë mos ma ngucni dhe njëhere
Oooo! Se për Besë e Nderë
Hmmm! Mos e prekni Ҫamerinë
Do ju bëhem re e zezë dhe vetëtimë!
Po ç‘keni ju or grekër pisa?
Mjaft rrënuat, vodhët
Tempuj, rrënjë e kolosa lisa!
Lërmani ju ma Ҫamerinë të qetë
se për Besë e për Dhjetë
Bubullimë do bëhem vetë!
Une jam Zoti Posejdoni
Detin ju mos e harroni
veç një urdhër i imi vlenë
Dhe përjetë s`do shihni Dhenë
t‘ju permbys në ujë për s‘gjalli!
Për Ҫamerinë kur t’më bije malli
Lërini fëmijët e mi të qetë
Shqip le të më flasin për jetë
se vet jam Diell e vete jam Detë
do t’ju kallë unë për së gjalli
për Ҫamerinë kur t’më bije malli!