Cili na është ky Fatos Lubonja ?

fatos_lubonja_01

E njihni Fatosin? , ka shumë sish por unë e kam fjalën për Fatos Lubonjën  figurën më markante publicistike të Shqipërisë . E njoha Fatosin nga shkrimet serbe , ku në kohët më reja nuk ka shkrim të tyre e të mos ceket Fatosi ynë ,  “krenaria” e Shqipërisë;referenca kryesore  e serbëve dhe hoxhallarëve  aty ku shtrembërohet historia . Pra, ky është Fatosi .

Në anët tona e kemi një paragjykim ( ndoshta  është edhe e vërtetë ) që të porsalindurit ia ngjisim emrin , duke aluduar në vetitë dhe karakterin që ai emër  ta ndjekë fëmijën tërë jetën  . Ka edhe asi prindërish që nuk ia qëllojnë aspak; ose zgjedhin emër qesharak ose thirren në ndonjë Sulltan  si për shembull Mehmet apo Murat apo Sylejman  dhe në këtë mënyrë e “zhvlerësojnë “ “ madhështinë “ e idolit.

Fatosit , Fatos Lubonjes pra  kurrë nuk i bie e saktë ; ose  i është i vogël , ose i madh . Ose i trashë ose i hollë . Kryesorja është që atij të mos i përshtatet asgjë . Ku ishim tek emri ; ky njeri i vuajtur nëpër burgjet komuniste  e që pastaj doli po nga burgu me “ një thes librash “ të cilat i kishte lexuar gjatë tërë kohës së “ vuajtjes” të impresionon me aftësitë e tija mohuese . Thuaj se është i porositur .

Aha , gati harrova  , në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe “(1981. Tiranë), në faqen 458 e gjeta spjegimin për emrin Fatos “Nxënës i ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare deri në moshë nëntë vjeç,deri  sa  të hyjë në organizatën e pionierit” Sa keq , se si prindërit ia kanë ngjitë këtë emër që ( sipas botëkuptimeve të vjetra ) ai të mbetet gjithmonë fëmijë. Fëmijët në atë moshë janë engjëj ore , të pafajshëm , pa djallëzi , pa hipokrizi.!

Por ky “ heroi” e 25 viteve të demokracisë  me emër është fëmijë e me bindje dhe shkrime një djall i porositur , i keq , antikombëtar  dhe trazovaç i pashembullt .

(“Fatos Lubonja: S’ndjej asgjë për Himnin Kombëtar,Skënderbeu nuk më bën përshtypje Tema “A janë shqiptarët sot më patriotë”? i ka ndarë në dysh analistët e politikanët në një emision televiziv, Opinion. E më ekstremi ka qenë shkrimtari Fatos Lubonja i cili ka thënë se nuk është patriot, as nacionalist dhe nuk ndjen asgjë kur e dëgjon Himnin Kombëtar të shqiptarëve.  “Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur e dëgjoj Himnin nuk ngritëm në këmbë dhe as që më bën përshtypje. Bile të gjitha himnet e vendeve tjera thirren mbi ideologjitë që bënin krime e vranin njerëz nën thirrjet e nacionalizimit. Njëjtë veproi Stalini, Hitleri e Enver Hoxha” ka thënë Lubonja.

Ai me tëj përbuzje ka shfaqur edhe ndaj Heroit të shqiptarëve, Skënderbeu duke thënë se nuk i bën përshtypje një përmendore e njeriut mbi kalë. Për të është parësore të jetë një qytetar i ndershëm që punon mirë, dhe një aktivist i të drejtave të njeriut.”)

Fatosi na thotë këto ditë : Të thuash Himara ka qenë gjithmonë Shqipëri është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo është turp për një kryeministër, për një intelektual. Janë procese historike që duhet t’i njohë një intelektual, aq më tepër një politikan që duhet të ketë parasysh edhe diplomacinë sepse injoranca të prish punë edhe për imazhin”, tha Lubonja.

 

 “ Të thuhet që Akropoli është në këmbë falë shqiptarëve  është injorancë jo vetëm pse nuk njihet historia e Panteonit, por…. Por edhe për sa i përket vizionit  për kufijtë e shteteve tona. Në kohën në fjalë nuk kishte Greqi dhe as Shqipëri por Perandori Osmane. Kur u krijua Shqipëria, gjithë kjo zonë për të cilën flitet dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Popullsia ishte e përzierë dhe nuk kishte kufi të ndarë. U bënë luftat ballkanike që u krijua Shqipëria për 1 mijë arsye. “ – ju faleminderit mediave shqiptare që ia dhatë mundësinë  Lubonjës të na korrigjojë historinë .

Në anët tona e kemi një paragjykim ( ndoshta  është edhe e vërtetë ) që të porsalindurit ia ngjisim emrin , duke aluduar në vetitë dhe karakterin që ai emër  ta ndjekë fëmijën tërë jetën deri në pleqëri  . Ka edhe asi prindërish që ia qëllojnë  shumë mirë ; ia paskan ndjellë Fatosit që ai të ngelet gjithmonë fëmijë deri nëntëvjeçar .

fahriu_ri_09_fb

03.11.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Nëntor, 2016 — 16:14

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Opinionet janë të ndryshme, dhe në demokraci duhet të mësohemi me këtë lloj bashkëbisedimi. Por, mendoj unë, mënyra më e mirë për të shmangur ekstreme të tilla është injorimi i tyre total. Në këtë vështrim, mediat kanë krijuar dhe fuqizuar këta lloj nihilistësh, që kanë për qëllim mohimin e vlerave më të mira, duke u marrë vetëm me kritika e analiza të helmuara.

  2. “…skënderbejanët, meqenëse ata janë më agresivët.”
    Mos problemi është te modelimi që i kemi bërë atij, duke e paraqitur si supernjeri që vjen e shpëton një popull të tërë?
    fakti që mburremi me Skënderbeun supernjeri dhe presim një Skënderbe që të na shpëtojë nga e keqja, tregon se kemi mbetur në stad fëminor.
    e kanë modeluar rilindasit dhe veçanërisht rimodelimi që i ka bërë soc-realizmi, nuk na ndihmon për këtë.”

    Sa masipër fraza pikante të fatos lubonjës i njohun kaherë si nji antiKastriot i thekun, i rreshtuem me hoxhallarë, me turq, sllavë, liderë politikë pro-erdoganë i deklaruem motit. Arsyeja asht se ky dhe familja e tij e ka shijue kupën e mjaltit në diktaturën komuniste si familje diktatorjalësh ne komunizëm, qi i jati i tij me sojin e far e fisin e ksaj familje talebane ushtruen gjenocid mbi popullin shqyptar per Fjalën e Lir, për Besim në Zotë, për drejtsi dhe per nji Shqypni Europjane ka humbë arsyen e shnosh, rrugën e historis shqyptare dhe degdisesh neper shkretinat arabe dhe sllave! Vetëm kundër shqyptarve si komb! Ky soj specie amorfe ka deklarue ma herët se unë fatos lubonja nuk ngrihem n’kambë para dhe nuk e njohë Flamurin e Shqypnis sepse ka stemën e Familjes së Gjergj Kastriotit, që themeloi shtetin e I-rë Shqyptar dhe me atë Flamur fitoi beteja kundër hosrdhive barbare turke! Fatos Lubonja asht person me probleme mentale delirante, jeton me sindromën e delirit e shkëlqimit të madhshtis në kohën e tmerrit komunist. Të fajsosh Rilindjen Shqyptare do të thotë të shfarosësh temelin e frymzimit dhe luftrave nen Flamurin e Kastriotit të popullit shqyptar per Pavarsi Shqyptare të 28 nandorit 1912! Ti e ke vendin ne Spitalin e Çmendinës o qyqar, zuzar i pagguem nga qarqe sllave-turke!

  3. HEU,PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE;EU,QAS FUTËS QE MBYTË,SHTYPË MBARË ARBËRORE;
    SI DHE,PAS TRADHËTISË SË MADHE,KATRANDISË GËRMADHE;TË DIKTATURËS,Q’GRIKA OUUU
    LËKURËS,QE NA ROPË,NA KOPË;PRAP TEPRAP MBI 80% SHUMICË APSOLUTË SHQIPTARE,OOH
    ME DHUNË,FURTUNË,NA TRADHTUNË;NËN THUNDRËN E BISHËS KANIBALË,TANIBALË;O,RUSO-
    PUSO-SERBO-GJËRBO-GREKO-VDEKO-JUGOSLLAVO-TUGOSHKAVË;ME PLAN-PROGRAM ÇFARROSJE
    ÇVARROSJE,DEPËRTIM,TEPËRKRIM,NËN MASAKRA,KASAPRA,KATASTROFALË,MË KANIABLË,OOH
    ME SHEKUJ-TEMPUJ,KËTA KANIBALË,TANIBALË,NUK NGOPËN AS KOPËN ME GJAK O PRAG TË
    SHQIPTARIT;AHIII,ME GJAK OUUU,PRAG TË SHQIPTARIT;A,NJË SHPIUN UDBË;LIGUN SUBE
    SIKUR,DIKUR,KY FARË FATOS LUBONJA;DAMKOS NGURONJA;QE NUK LËNTË NJËRI OU,PA E
    NJOLLOSUR,PA E PËRDHOSUR;A,GJËJA,PREJA,HANTE BUKËN DHE PINTE UJIN E TROJEVE
    MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;A,NJË UDHËHEQËS,KURDHËDREQËS KOMITETI,HORDHI
    TRENDI;QË ERDHI PËR TA PËRJASHTUAR NGA PUNA;SE MOS TA HANË BUKËN DHE PINË OU
    UJIN E TROJEVE MBARË SHQIPTARE;A,T’I SHËRBEJË FASHIZMIT,DRAZHIZMIT,SERBO-RUSO
    GREKO-JUGOSLLAVE;OUUU,GJERBO-PUSO,VDEKO-TUGOSHKAVE;DHE PO I THOT:HEU,I MADHI
    ZOT,EDHE SOT,SI PËRJETË MOT,TI DILINXHI,ZIRINGJI,SHPIRTËSHITËS,SHKIRTËVRITËS,
    QE HANË BUKËN TENDË,A,MBAN BRENGËN,DRENGËN E HUAJ,BUAJ,OUUU,PA LE TË VUAJ OU
    TË VUAJ;PO SHIQO,OUUU,ME TË PAS LIND,GRIND,DJALLI QE NA KALLI;TY,QE JE DUKE NA FY;ÇDO LEGJENDAR,ÇDO KRYLEGJENDAR,ÇDO HEROJ,OR MBROJ,EDHE ME JETË,VERTETË,
    DUKE U FLJUAR,DUKE KRIJUAR;MBARË RILIRINË,ILIRINË,RIHIRINË,OUUU,PËR RBASHKIM
    RITRASHGIM MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPATRË;A,TI DON ME I ÇFARRUAR,SHKATRRUAR,
    OU MBARË POPULL KOMBIN SHQIPATRË;ËËËH,POSI TË ISHE,KISHE,AFTËSI,AH,FERRZI,SI
    MIZA ZEKËËR,BIZA FEKËRR;A,KUR TË I KISHE,HISHE,LOPËS,KOPËS,ROPËS,NË BISHT OU,
    ME GISHT,TRISHT,OUUU,NGA ZEKKËRRVALA,HEKËRSHKALA,TA KISHE NGRITUR LOPËN AHII
    NË MAJE LISI,DRAMJE PISI;QE SA KISHE,BISHE,PËRPLASUR,FERRKLASUR,A,INFETKTIMI
    DEFEKT-KRIMI,DO TA INFEKTONTE TERË RRETHINËN,NGREHINËN,QE T’I ÇFARROSJA,OUUU,
    FATOSE LUBONJA-UDBO-NJA,SE PAK U DUKËN,QE NA ZHDUKËN,80% POR,KËRKONI,TENTONI,
    TË NA LIKUIDONI 100% TROJE O POPULL KOMBIN SHQIPTARË;NË PLOJE ROPULL KOBIN OU
    SHKRIPFARE;POSI,SHI;JETË MOT,EDHE SOT;OU I MADHI ZOT;DO GJEGJI I TERË ATDHEU
    BASHKA,DASHKA,KRY UÇK.HYREGEJNDARIN OUUU,ME ADEM KRLEGJENDARIN!!.TË FALA NJË
    REFUGJAT LUFTËA NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËR NGA DHJETA MILIONË O,GADI E TERË
    SHQIPTARIA-SHKRIPKA VRRIA;PREJ KËTYRE BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËR-
    ZUNË PA KTHIM,PËR AMSHIM,MOLKOTË,GOLGOTË MBARË SHQIPTARE,PA KTHIM,PËR AMSHIM,
    PËR TROJE VARRE,OOUUU,TERË PLOJE ZJARRE,PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINETË O
    MËMO-ANTIKE,OOOJ,MIKE:USA.NATO.DEMKRACIA BOTËRORE,MË NJERËZORE;RIKTHEËMI,OOH,
    RISHPREHËMI,RINGREHËMI,RIPREHËMI;PËR TROJE TONA,TERË PLOJE ZONA;PËR RIBASHKIM
    RITRASHËGIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM;OOH,RINGRITJE,RILINDJE;OU,MBARË KOMBËTARE,OUU
    MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.