BREZI I RI SHQIPTAR KËRKON TË ARSIMOHET

12193668_1713599478875394_9170777269217562862_n
Nga MELVILLE CHATER
Shkurt 1931.

prof_Zymer Mehani

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Këto ishin disa nga problemet më urgjente të këtij shteti të ri, pavarësia e të cilit u shpall më 12 nëntor të 1912, humbi përkohësisht gjatë luftës së Parë Botërore për tu njohur sërish në 1920. Në 1928 republika u shpall mbretëri.
Një gjë është e sigurt: qeveria mbështet dëshirën e rinisë për tu arsimuar. Funksionojnë 600 shkolla fillore e shkolla nate, pa përmendur shkollat teknike, të cilat janë themeluar përbëhen nga personel mësuesish amerikanë. Nevoja për arsimim duket qartë. Kur një nëpunës I shtetit të jep mbrapsht një dokument të cilin megjithëse të shtypur në gjuhën e tij, nuk di ta lexojë, nuk ke të drejtë të ankohesh tek askush e nuk ka si të mos bëjë përshtypje. Gjatë udhëtimit tonë të fundit nga Tirana për në Shkodër, përshtypje të veçantë na la Kruja, me kështjellën e saj, pazarin e mbuluar e kodrat nga ku zbrisnin vazhdimisht fshatarë me thasët në sup, të cilët pasi udhëtojnë gjithë natën, mbërrijnë në mëngjes në kohë për të sjellë në pazar prodhimet e tyre. Janë gegë kristianë, gratë nuk i kanë mbuluar fytyrat e tyre e nuk u bëri përshtypje prania e të huajve. Përkundrazi fotografi ynë do të donte të kishte mbi krye një perçe, që të mund t’u fshihej vështrimeve të tyre kurioze. Disa gjuhëtarë duan të na bindin se emërtimi “gegë” rrjedh nga greqishtja “gjigas”- gjigand.
Na u duk logjik ky shpjegim kur pamë ata trima shtatgjatë e me dyfeqet e varur mbi supe. Mbanin veshur pantallona të gjatë e të gjera, këmisha të bardha, sandale prej lëkure të papunuar e qeleshe të bardha. Diku-diku shihje edhe “xhokën e zezë të Skënderbeut”, të cilën e veshin për nder të trimit legjendar e udhëheqësit të shqiptarëve në luftën shumëshekullore kundër turqve.
SKËNDERBEU “DRAGOI I SHQIPËRISË”
Rrënojat e kalasë së Krujës janë përmendorja më e gjallë e Gjergj Kastriotit, princ i shqiptarëve, i njohur nga turqit me emrin Skënderbej.
Në fillime të shek.XV, ai dhe tre vëllezërit e tij ishin pengjet sulltanit në Stamboll. Gjergji, i cili asokohe nuk ishte veçse një fëmijë u rrit në sarajet e sulltanit e u quajt Iskander bej, u vu në krye të një reparti kalorësie e u bë një nga ushtarakët më të zotë të ushtrisë turke. Por, siç do ta vërtetonte më vono historia në zemër vazhdoi të mbetej gjithnjë shqiptar.
Rreth tridhjetë vjet më vonë, kur turqit u mundën prej hungarezëve, Skënderbeu hyri papritur në Krujë, përzuri garnizonin turk e u vu në krye të qytetit. Brenda 24 vjetësh organizoi më se 13 fushata, duke dale fitimtar ndaj ushtrive turke që jo pak herë përbëheshin prej më se 200.000 ushtarësh, të armatosur deri edhe me topa katapulta që mbanin një ngarkesë eksplozivi mbi 600 kg. Kur vdiq, në moshën 64-vjeçare la pas një famë e cila edhe sot askush nuk është zbehur sadopak. Kujtimi i tij është përjetësuar jo vetëm në libra por edhe në balada, këngë e anekdota popullore, të cilat sjellin pjesë nga jeta e heroit, mençurinë mendjes krahas forcës së krahut të tij.
Jeta e vepra e tij u përshkruan në librin e Longfellout “Jeta e bëmat e Skënderbeut”, ndërkohë që pamja e një tjetër luftëtari shqiptar Ali Pashait, rrezaton në faqet e “Çajld Haroldit” të Bajronit, ku poeti i vuri vetes qëllim të ndriçojë të vërtetën: Ali Pashai nuk iu dorëzua kurrë sulltanit në një çast dëshpërimi! E megjithëse koka e tij u var para mureve të pallatit të sulltanit, bëmat e tij mbetën të paharruara në histori.

Shperndaje ne
Updated: 21 Nëntor, 2016 — 21:00

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. BREZI I RI SHQIPTAR KËRKON TË ARSIMOHET;MEZI I PRI SHKRIPFAR
    ZË FARSINOHET;QE NGA NJË RILINDAS KRIJIMTAR,FILIJIMTAR,OR,NË
    VEPREN E TIJ SHKRUAN:SI OKUPATORË MË MIZORË,PËR HARAÇ GJAKU,
    BABAIT PRINC GJONIT,IA MARRIN KATËR DJEMËT;A,GJERGJIN E VOGËL
    SI FËMIJË,SA TROHA;E,BABAI SI AMANET TË FUNDIT,U THOT DJEMËVE:
    MOS NA HARRONI,KTHEHUNI PRAP O,VRAP NA ÇLIRONI!”EDHE,SULLTANI
    I STAMBOLLIT,KUR VREJTI SE,NUK MUNDEJ,AS NUK TUNDEJ,O,ASNJERI,
    PREJ VËLLAZËRVE,QE TË ASMILIOHEN NË TURKO-ARABO-MUSLIMAN;DHE,
    I LIKUIDOI TË TRE VËLLËZRIT GJEGJIT TË VOGËL;A,TANI KUR ERDHI
    RADHA TA LIKUIDOJË EDHE GJERGJIN E VOGËL;NJËRA PREJ GRAVE TË
    SULLTANIT KISHTE QENË SHQIPTARE E SHQIPËRISË,ME SULLTANIN AJO
    KISHTE NJË DJALË MOCANIK ME GJERGJIN E VOGËL;QE,AJO E KISHTE
    MARRË GJERGJIN NË SHTËPI,PËR TË LUAJTUR ME DJALIN,SE ISHIN MO-
    CANIKË;DHE,KUR PA SE GJERGJI ISHTE OH,DJALË I JASHTËZAKONSHËM,
    DHE,NËSE RRITEJ O NGRITEJ;SHQIPËRISË DO TË IA KTHEJË LIRINË E
    PAVARËSINË DHE FAMËN O,NAMËN BOTËRORE,MBARË NJERËZORE;ATËHERË,
    KUR GJAKSORËT ERDHËN ME MARRË PËR LIKUIDIM GJERGJIN E VOGËL;O,
    AJO UA OFROI DJALIN E VETË,TË SULLTANIT;DHE,GJERGJIN E AFROI
    SI DJALË TË VETIN;EH,TANI GJERGJI U BE KRENARI PËR MBRETIN;SI
    NJË KRYLEGJËNDË,QE FITONTE GJITHË LUFTËRAT,DUKE KORRUR FITORE
    TË REJA;PORSE,HERË-HERË GJERGJI VINTE NË KUNDËRSHTIM O,EDHE ME
    SULLTANIN;ATËHERË,SULLTANI E KUPTOI SE GJERGJI ËSHTË KRYETRIM
    SHQIPTAR;DHE,VENDOSI TA DERGOJË PËR LUFTË,O,MU KUNDËR POPULLIT
    TË VETË;A,AJO SHQIPTARJA BASHKË ME SHQIPTARËT,SHKRIMTARËT,MOR,
    DIJETARËT;IA PËRGADITËN NJË DEKRETË ME NËNSHKRIM TË SULLTANIT,
    QE POSA ARRITI NË NISH,AI BASHKË ME TOGUN E KALORËSVE TURR ME
    VRAP,DREJTË PËR KRUJË;SI DHE,POSA IA TREGOI DEKRETIN SULLTANIT
    TURKO-MUASLIMAN NË SHQIPËRI;AI IA LËSHOI FRONTIN;EDHE,GJERGJI-
    KASTRIOT-SKNDËRBEU,PLOTËSOI AMANETIN E BABËS,TESTAMNEDIN TERË
    SHKABËS;DUKE I KTHYER,SHPËBLYER,TERË ATDHEUT LIRINË,PAVAËRSINË
    SI DHE,PËR ÇEREK SHKELLI,GJËR N’VDEKJE;VAZHDIMISHT DUKE KORRUR
    FITORE,DHE,DUKE MBROJTUR TERË SHQIPTARINË;SI DHE,MBARË EUROPËN
    KJO KRYLEGJENDË E NIVELIT MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;EDHE
    MBARË NDËRKOMBËTARE!!TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË
    USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA;QE NËN
    DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;PA KTHIM,PËR AMSHIM;POR SE ARRITËM,JA
    MBËRRITËM,NË MOMENTËT DEMOKRATIKE,TERË KONTINENTËT MËMO-ANTIKE
    NGA KRYLEGJËNDA-HY-EGJËNDA,TANDEM GJEGJI KRAH MOTI;OH,ORE SHI,
    ADEM-GJERGJI-KASTRIOTI!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.