Letërsi Kombëtare: DRITË E METEORËVE

12118779_1706388406263168_6441054535772141483_n

DRITË E METEORËVE

(Dëshmorëve, Shefki A. Kuleta e Shaban B.Avdiu)

Nëpër vargjet e thurura të poetëve
E n’pikturat e bukura të piktorëve
Vezullojnë fytyrat e dëshmorëve
Ndrit kudo dritë e meteorëve
E ne sot u vëjmë lule në lapiarë
Me besa besë për Ribashkim Kombëtar

Tufa lulesh të freskëta gjatë viteve
Vendosim përherë mbi krahët e Shqipeve
Që gjatë stuhish rrebeshesh dhe furtunash
Kaluar kanë mbi rafale plumbash

E sot emrat e dëshmorëve tanë
Ty, Atdhe i dashur hije po të kanë
Të skalitur në faqet kombëtare të historisë
Si gjerdan lirie në ballë të Shqipërisë

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 5 Dhjetor, 2016 — 12:35

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.