Letërsi kombëtare: BIJTË E DRITËS

DRITË JETE

Në pëllëmbën time, jetime
përplot me vragë, hulli
lart të ngritur yjet e ndritur
të Arbnit, n’shkëlqim unë i mbaj,
përditë, të ndezur në dritë
dhe fjalët e tyre të arta e t’zjarrta,
si flakë qiriri, i thirri t’më vijnë,
t’shkruara e t’gatuara mirë…
me shije sikurse i ka hije
Gjuhës sonë Arbnore Hyjnore
kjo mrekulli, me këtë dritë jete
terrin e ndriçoj, askënd s’e lëndoj
dhe plagët që më kullojnë gjak,

i thaj, krejt i përthaj,
orteqet para dere vetë i çaj
dhe dijen për vete e mbaj
kjo dritë, po kjo dije
kurrë nuk të lë në hije
nuk mbetesh si fluska e zbrazët
por i fortë bëhesh, për vete mbahesh
përpjetës hyp e nuk shket as nuk rrëshqet
unë kështu shërohem dhe lirohem
nga makthe e sëmundje të kohës
mbrohem edhe fortë mbahem
mos pengohem, mos rrëzohem
veç përparimit tonë i gëzohem
unë nga pyka e huaj nuk ndahem
por, mes vete bashkohem dhe …
labirintheve të jetës kur hyj a ngeci
forcë marr për vete, për tjerët rreth meje
këtë impuls jete sërish tek yjet un‘ e gjej
dhe shtigjeve e brigjeve të atdheut
rrugëve të gjata të drejta por t‘mbara
t’lagështa apo t’thata, unë lëvizi njësoj
horizontalisht edhe vertikalisht
unë fort i ndjej, madje eci përpara
nga shtytja që ma jep gjaku im i Arbrit
që m’rrjedh pandalshëm edhe me gufim
shekujve të kuq vrullshëm nëpër dej
Motit t im të Madh,dimrave n’lulzim
ne bijtë e Dritës, ne zogjtë e Shqipes
që nga Koha e Artë, sot e këtej!

© Kasam ShAQIRVELA

 

Shperndaje ne
Updated: 24 Dhjetor, 2016 — 01:56

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.