Djemt e DEBATIK-ut nëse në film ju i keni parë
unë ata i njohë që të gjithë të gjallë.
Djemt e bashkuar të gjithë janë anëtarë
të ideologjisë për bashkim kombëtarë!
Njëri Kushtrimi e tjetri Shpëtimi,
njëri është Çeliku e tjetri Abeja,
nëse i kërkoni ju ata nga hera
atje do t’i gjeni nëpër ato treva.
Djemt e DEBATIK-ut akoma janë gjallë
edhe pse disa prej tyre për Liri janë vrarë!
Ata i kanë krahët bash sikur shqiponja
i bëjnë roje atdheut kudo në trojet tona!
Djemt e DEBATIK-ut janë përplot trimëri
ata kurrë nuk dinë se ç’ka është frika,
punojnë pa pushuar me shumë dashuri
për bashkim të kombit me një Shqipëri!
Le të këndohet sa të dojë kënga sllave
tradhëtarët edhe ndonjë ditë le të hedhin valle,
se djemt e DEBATIK-ut nuk e lënë për t’gjallë
pa e bërë bashkimin e kombit shqiptarë!
Do t’fluturojnë shqipet tona lart me krenari
kudo ku flitet shqip e i thonë Shqipëri!
Molla e kuqe do të bëhet nuse
peshqesh nusërie me veshje Çamërie!