Jusuf Ferizi: POLICIA (BARBARE) SERBIANE

POLICIA (BARBARE) SERBIANE

Se mendimi i njohur i Volterit, aktual gjithnjë në botën e qytetëruar: “Edhepse nuk pajtohem me ju do të respektoj të drejtën tuaj që ta thoni mendimin tuaj“, nuk vlen vetëm për shqiptarët e Kosovës në prak të shekullit XXI, për këtë më së miri dëshmon ajo që ndodhi më 23 janar 1990 në orën 17, në qendër të Prishtinës.
Disa dhjetra mijëra të rinj shqiptar, pa shkaktuar asnjë insident, burrërisht qëndruan para godinës së KK të LK të Kosovës, duke pritur dialogun demokratik rreth kërkesave të parashtruara politike. Atyre ju drejtua Rrahman Morina duke premtuar se nuk ka asgjë kundër demokracisë. Mirëpo, të rinjtë nuk pranuan të shpërndahen pasi nuk morën karrfarë garancionesh rreth kërkesave të parashtruara. Afro 40 mijë qytetar edhe më tutje vazhduan të qëndrojnë pranë godinës së KK të LK të kosovës, pa shkaktuar asnjë incident dhe pa prishur rendin as qetësinë publike.
Pikërisht në orën 17:05, pa u pas paralajmëruar fare, intervenon policia duke përdorur gasin lotsjellës dhe topat me ujë kundër demostrantëve. Edhepse me aktet ndërkombëtare është rregulluar edhe përdorimi i gasit lotsjellës, për këtë policia barbare serbiane nuk çan fort kokën. Pavarësisht nga kjo mund të thuhet se përdorimi i gasit lotsjellës ishte në rregull. Them në „rregull“, sepse Kosova u mësua tani me gas lotsjellës, dhe jo vetëm me këtë, posaqerisht duke filluar nga viti i shkuar. Mirëpo, atë që pashë pas përdorimit të gasit lotsjellës dhe të topave me ujë nuk kam pasur rast ta shohë kurrë as në territoret e okupuara nga ana e Izraelit.
Policia serbiane shtazarakisht shfryu epshet barbare mbi demostrantët e alivanosur nga gasi lotsjellës. Tërë atë barbarizëm të paparë mund t’ia shpiegosh vetes vetëm nëse të kujtohet deklarata e Spasoje Gjakoviqit në kongresin, tani, të ish- LKJ-së, kur tha : „Kombësia shqiptare në Jugosllavi është më e rrezikshme për vendin tonë se sa një Shqipëri që do të kishte 40 deri në 50 milion banorë“!
_________-
(Vjesnik, 26 korrik 1990) – Jusuf Ferizi – Kosva nuk është serbi

PS: Ç’farë ndryshimi ka sot ky gaz lotësjellës me atëhere? Ndryshimi është se: atëhere e përdornin serbët kundra shqiptarëve e tash shqiptarët – kundër shqipatrëve

Shperndaje ne
Updated: 8 Shkurt, 2017 — 11:16

The Author

Jusuf Ferizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.