Letërsi Kombëtare: TI, ADEM JASHARI !

Ti, Adem Jashari

Luftove për t’ vërtetën
Drejtësinë dhe lirinë
E ata, që gjuhën tënde s’ e flisnin
Të kapën, gojën ta mbyllën
E sytë t’i lidhën
Dhe para pushkëve të nxorën
Por, prapë ti, atdhe i shtrenjtë
Ua rrëmbeve fitoren….
Bijtë tu, atdhe i dashur
Si lisa n’shtrëngatë qëndruan
Ndër shekuj me armiqtë
Trima u treguan
Kur u dha kushtrimi
Në luftë për liri
Rendën n’istikame
Për fat dhe ranë për ty
Sepse Ty të patën
Mbi çdo dashuri

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 8 Shkurt, 2017 — 10:56

The Author

Prof. Zymer Mehani

3 Comments

Add a Comment
  1. NATA E ZJARREVE
    (Adem Jashari)

    Drenicë Prekaz Adem
    Të qofsha falë
    Armikut zjarr i dhatë
    Mu në zemër
    Në kalamekdan
    Mitin serb e zhduke
    Njëher e përgjithmonë
    Lapidari ytë lulekuqi
    Gjak e simbol
    Krenaria jonë .

    Nga Halil Preniqi

  2. EPOPEJA

    zJARR I MBULUAR
    Në Prekazin legjendar
    Një dallgë tërbuese
    Erë baroti
    Zjarri i mbuluar
    Kjo flakë e madhe
    Dogji xhelatin .

    Nga Halil Preniqi

  3. Baladë për Adem Jasharin

    Më vjen turp
    Që nuk isha pranë teje
    Në kohën e duhur
    Vendosa të vij
    E të çmallem
    Së paku te varri
    E ta kujtoj Ademin
    Luftëtarin tri
    Për ne të gjallët.
    E ne sot
    Harruam shpejt
    Rezilë u bëmë
    E besën fare
    S’e mbajtëm
    Lakmia na verboi
    E fare nga turpi
    Nuk skuqemi.
    Erdha sot
    Në seli të shenjtë
    Në Prekazin legjendar
    Të nderoj
    Të frymëzohem
    Ta kujtoj luftën
    Dhe sakrificën tënde
    E ta shoh në sy
    Epopenë dhe betejën
    Kur filloi dhe u ndez
    Flakadani.
    Ku mori përmasa
    Epokale
    Të lavdishme
    Dhe krenare.
    Ndal, ju lutem pak
    Një zë po e dëgjoj
    ‘’Eu, eu, eu’’
    A e dëgjuat edhe ju?!
    Zëri i Bacë
    Ademit qenka
    Po thërret –po!
    Jo s’paska vdekur
    Ai është gjallë
    Me zë të lartë
    Po thërret.
    Me mençuri
    Guxim e drejtësi
    Atdheu bëhet.
    Atdheu i të gjithëve
    E jo kështu o të marrë
    Dukagjin,
    Llap e Drenicë
    Për karrige
    Horë u bëtë.

    NGA GJIRI I KOMBIT

    Nuk ësht
    Rastësi
    Nga gjiri
    I kombit
    Të lashtë
    Nga gjuha
    E pellazgëve
    E perëndive
    Të lindin
    Mendje
    Të ndritura:
    Skënderbeu,
    Nënë Tereza,
    Kadare
    Rugova,
    E Adema .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.