Me Fatbardha Demin për pellazgjishten

Gjuha pellazgo-shqipe, është Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë evropiane, që padrejtësisht nuk emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesjen e UNESCO-s, për fajin tonë në radhë të parë, dhe të historiografisë zyrtare ndërkombëtare që kërkon flijimit të saj, për interesa politike – kështu e fillon bisedën virtuale Zonja Fatbardha Demi ,për gjuhën tonë të stërlashtë.

Të parët jemi , apo jo ?

“Tashmë, teza se pellazgjishtje është një gjuhë fillestare është pranuar përgjithësisht. I pari që e ka shprehur ishte Sër William Jones (1746-1794), orientalist i famshëm që njihte 28 gjuhë. Sipas albanologut Arif Mati, por edhe shumë studiuesve të huaj dhe shqiptarë “Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Evropë, Egje dhe Azi të Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit” (f 477 A. M. )

Kemi edhe mohues në “ debatet shkencore “ ?

“Në këto « debat shkencor » u dëshmua, se në studimet arkeologjike nuk pasqyroheshin faktet gjuhësore, dhe arritjet e arkeologjisë nuk zinin vendin e duhur, në nxjerrjen e konkluzioneve gjuhësore mbi lashtësinë. Për fat të keq, edhe në ditët e sotme, studiuesit e këtyre fushave, nuk përfshijnë në formimin e tyre profesional, njohuritë e të dyja këtyre disiplinave (arkeologjisë dhe gjuhësisë). Këto kufij (për lashtësinë), vihen edhe ndaj shkencave të tjera. Pajisja me njohuri nga shumë fusha shkencore, edhe në historiografinë botërore zotërohet nga një numër i pakët studiuesish, gjë që i ka çuar shpesh në udhëkryq (sidomos për lashtësinë) apo në gjykime të pjesshme. Pr. Colin Renfrew i Universitetit të Kembrixhit, në botimin e tij “Arkeologjia dhe Gjuhësia” (1989) shkruan: “Arsyeja kryesore e botimit të këtij studimi, është që të vë në dukje, se arkeologët e këtyre viteve të fundit, për të rindërtuar të kaluarën, nuk kanë marrë parasysh në masën e duhur dëshminë e gjuhësisë “

Na jeni shkurtimisht ndonjë shembull

“Studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano, më 1984 pohon : « se prania e Ilirishtes në Egjipt mund të vendoset deri në kohëra shumë të hershme: rreth 12. 000 vjet më parë, duke përkuar me zhdukjen e Atlantidës së përshkruar nga Platoni në dialogjet “Timeu” dhe “Kricia” (f38 Xh. K) ».

Dhe „Në Muzeun Arkeologjik të Athinës hasim me një shtyllë shumë të lashtë, me një mbishkrim bustofedik të shkruar me alfabetin pellazgjik dhe me përmbajtje vajtimi, zbuluar në ishullin Lemnos…deri më sot, nuk është lexuar…( me duket se është lexuar nga zoti Mati, ka shkruar një artikull për të-shënim i imi B. S). Forma e shprehjes është primitive, megjithatë, është për t’u habitur se si mund të zgjidhet e të kuptohet ky mbishkrim, mbas më se 3000 vjetëve me anën e shqipes së sotme“ (f31, N. V. F. )

Po studjuesi françez Eduard Shnaider ?

“Dua të sjell vetëm një fakt të dhënë nga studiuesi francez Eduard Shnaider në fund të shek. 19. Duke studiuar fjalët një-rrokeshe të shqipes, që dëshmojnë lashtësinë e një gjuhe, e që ruhen edhe sot, në fondin e saj bazë leksikor (785 të tilla, ndërkohë që në gjuhët e tjera evropiane gjenden jo më tepër se katër-pesë rrënje, në greqishte 9 rrënje, e në latinisht vetëm një) pohon se “i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon vetitë, zakonet, traditat, tiparet dhe gjuhën e Pellazgëve, është populli shqiptar” (f. 11 E. S. ) Duhej, gjithashtu të kishte dijeni edhe për studimet e bashkëkombësve të tij si : Dhimitër Kamarda, i cili në librin e tij « Një esse e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe” (1864) vërtetoi se gjuha e popullit shqiptar ishte ndër më të vjetrat e të gjithë popujve të Evropës “ (f37 E. J. )

_Po ku “fshihet” gjuha e ilirëve?

“Ajo gjendet kudo në Evropë, Afrikën Veriore, Azinë e Vogël dhe të Largët, ku ka shkelur këmba e popullit të parë evropian: Pellazgëve.”

_Në Shqipëri ka dokumente epigrafie të shumta, nga ato më të lashtat pellazgjike, deri ato të periudhës ilire dhe të kohëve më të vonshme…Por nuk shpjegohet se përse duke pasur në dispozicion një pasuri aq të madhe dokumentesh epigrafie brenda kufijve të Shqipërisë, nuk i është vënë edhe studimeve të
tyre. ? “

“Një “biblioteke” e pasur për albanologjinë janë edhe shkrimet e fiseve etruske (Itali, etruskët gjithashtu janë fise ilire) por edhe te fiseve te tjera pellazge në Portugali, Greqi, Kroaci, Serbi, Rumani, Turqi e në shumë vende të tjera. Francezi Zacharia Mayani, në vitin 1970 botoi tre vëllime me këto dëshmi “Etruskët filluan të flasin”, “Etruskët Flasin” dhe “Fundi i misterit Etrusk”.

Vërtet Etruskët folën shqip, por a i dëgjuan albanologët tanë zyrtarë, zërin e tyre?”

“Folën shqip, jo vetëm gurët e Etruskëve të lashtë, të zbuluar prej arkeologëve. Emërtimet e disa maleve, lumenjve, fshatrave dhe qyteteve, gjireve, ishujve, deteve në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë, gjithashtu flasin me gjuhën tonë. Edhe emrat e Perëndive të Olimpit, që e gjithë Historiografia botërore zyrtare i ka pagëzuar me ujin e shenjtë “grek”, nuk kanë asnjë kuptim me greqishten, por shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës së Albanëve, prandaj edhe studiuesit e emërtuan si ”gjuhën e perëndive”.

Aristidh Kola shkruan i entuziazmuar : « Në se Pellazgët krijuan këtë fe dhe u dhanë emra perëndive, ashtu siç thonë shkrimtarët e vjetër, atëherë kam në dispozicionin tim një fjalor interesant pellazgjik »

_ “Legjendat dhe mitet historike greke janë të mbushura me këto lloj treguesish të rremë” (f42 A. Mati). Zhdukja e arritjeve të brezave të mëparshëm, për të ligjëruar ata që erdhën më vonë, vijoi gjatë të gjithë historisë njerëzore. “Në se do të lexonim Platonin, do të mësonim se ata (priftërinjtë ortodoks) gjatë të gjithë kohës përkthenin veprat pellazge në gjuhën artificiale dhe zhduknin origjinalet. Në këtë mënyrë mbas shumë shekujsh arritën të krijojnë kulturën që nuk ishte aspak e tyre, por ajo e pellazgëve hyjnorë”(Ali Eltari « Republika » 7. 01. 2010) As“Iliada”(Zëmrimi i Akilit), dhe as emrat e heronjve të saj, nuk mund të kuptohen nëpërmjet gjuhës greke. Filozofi dhe gjuhëtari Sami Frashri më 1886, vëren se “Po t’i lexohet grekut vetëm një gjysmë-varg i Homerit, që është shkruar para tetë shekujsh, ai ose do te mohoje se Homeri ka qenë grek, ose do të refuzojë se vetë është grek (f. 71 S. Fr. )

-Po Mesjeta çfare ishte për ne dhe ghuhën tonë ?

“Gjatë mesjetës, u shkatërruan arkivat unike të objekteve fetare. “Ekzistonin dokumente të çmuara në manastirin e Shën Naumit … Murgu Serafim, autor i këtij vandalizmi, i thoshte më 1856 peshkopit Popov…Patriarku më ka urdhëruar tre herë radhazi… Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh, dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët. Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to, para manastirit dhe tu vija flakën. Por sa keq më vinte ! » (f334 Zh. F. )

-Po sllavët ?

“Studiuesi S. Kulishiç në vitin 1954 pohon se: “Sllavët ishin nevojtar për të gjitha: sëpatën, draprin, thikën, briskun, grepat e peshkimit, gjilpërën për të arnuar, rrjetat, ngojcat e kuajve, zilet e këmborëve të bagëtive të cilat s’kanë ndryshuar që nga koha e bronzit deri më sot, dhe i kemi ashtu siç na i dhanë ilirët”” (f. 125 V. S. ) “

-Pra ?

E vërteta shkencore, dëshmon se Arbrit-Shqiptarë, si një popull autokton, ka të drejtën e ligjshme të krenohet, si pasardhës i drejtpërdrejt i njeriut të parë evropian, Pellazgëve hyjnorë, dhe jemi populli i vetëm, që flasim gjuhën e trashëguar prej tyre. Gjuha dhe Kombi, kanë qenë përherë për Arbrit jo vetëm burim krenarie, por edhe një DETYRIM për t’u përcjell brez pas brezi (dhe jo racizëm apo “nacionalizëm shqiptaro-madh”, ndaj popujve të tjerë, siç përflitet) dhe vazhdimisht është derdhur gjak për mbrojtjen e tyre. Në shek 21, për Kombin Shqiptar është i papranueshëm inkuizicioni 237 vjeçar ndaj origjinës dhe rolit të gjuhës shqipe. Përse duhet te flijohet një e vërtetë historike, vetëm e vetëm se cenohen pretendimet pa baza shkencore, të disa shteteve të tjera ?

Fahri Xharra, 14.02.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 14 Shkurt, 2017 — 07:35

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.